Alsat-M 2019-07-07T15:26:12+02:00
Thuajse çdo ditë e korrikut pritet të na shoqëroj me temperatura mbi 30 gradë celsiuz. Për tu përballë me këtë të nxehtë qytetarët kanë gjetur forma të ndryshme. Dikush duke u rrezitur, dikush duke pushuar nën hije ndërsa më të vegjlit duke u freskuar në shatërvanët e parqeve. Qytetarët e anketuar thonë se mundohen të respektojnë rekomandimet e mjekëve për mos ekspozim në diell nga ora 11 deri në atë 17.
Shumë mirë po e përballojë, merrem me sport, jam në lëvizje, nuk kam asnjë problem. Nuk ekspozohem nga ora 12 deri në 5 pasdite. Përveç parkut të qytetit dhe disa vende të këtilla, nuk kemi ku tjetër”
Unë nuk kam se ku të shkoj, prandaj vij këtu. Çdo ditë pas orës 10 jam këtu, do të pushoj edhe pak dhe do të kthehem në shtëpi. Sot është dita më e bukur, ditëve të kaluara ishte për askund, vështirë të dilet”
Si të ballafaqohemi, kujdesemi të jemi nën hije, pimë ujë më shpesh. Mundohemi të mos dalim mirëpo nuk rrihet vetëm në shtëpi, patjetër të dalim, kërkojmë ku ka hije”.- u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar për Alsat
Në rrugë njerëzit kishin marrë me vete pajisje mbrojtëse kundër diellit ndërsa në shtëpi thonë se freskoheshin me kondicioner, që sipas tyre, është forma më e mirë dhe më e shpejtë për tu freskuar.
Më shumë qëndrojmë në ambiente të mbyllura, të freskëta. I respektojmë rekomandimet e mjekëve mos të ekspozohemi në diell”
Shpëtim kemi kondicionerët, kryesisht vetëm kondicionerët”- theksuan disa qytetarë të tjerë
Temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme pritet të lëvizin prej 12 deri në 21 ndërsa ato maksimale prej 29 deri 38 gradë celsiuz. Mjekët rekomandojnë të konsumohet më shumë ujë, pemë dhe perime ndërsa të anashkalohet ushqimi i fërguar.
Melihate Rustemi
Loading…



