Alsat 2019-07-09T13:29:42+02:00
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, sot takoi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Siç informojnë nga kabineti i presidentit, në takim është shprehur kënaqësia nga partneriteti i fuqishëm mes të dy shteteve dhe nga trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si në plan politik ashtu edhe në plan ekonomik. Këmbimi tregtar mes të dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka arritur 505 milionë dollarë, por potencuan të dy presidentët , bashkëpunimi ekonomik mund të rritet edhe më shumë, në interes të qytetarëve në të dy shtetet.
Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informacione për situatën në të dy shtetet dhe në rajon. Në kontekst të aspiratave të Maqedonisë Veriore për anëtarësimin në NATO, presidenti Pendarovski shprehi pritjen se Asambleja e madhe kombëtare e Republikës së Turqisë së shpejti do ta ratifikojë protokollin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë, pasi u miratua nga Komisioni parlamentar i punëve të jashtme në Kuvendin turk.
Presidenti Erdogan tha se vendi ynë e ka mbështetjen e plotë nga Turqia për anëtarësimin në BE dhe NATO, me atë që Protokoll inkuadrues për anëtarësim në NATO së shpejti do të ratifikohet në Asamblenë e madhe kombëtare të Republikës së Turqisë.
Në takim, presidenti Pendarovski e ftoi për vizitë zyrtare presidentin turk në vendin tonë e cila u pranua nga ana e presidenti të Turqisë, Erdogan.
Loading…


