Alsat-M 2019-07-09T16:03:56+02:00
Apeli për ndihmë për ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski arriti te Kryeministri Zoran Zaev. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të azilantit Nikolla Gruevski, është në grevë urie në burgun e Shutkës prej nëntë ditësh.
Gazetar: Së paku nga aspekti human do të gjeni ndonjë mënyrë për të ndihmuar z. Janakieski të paktën me arrest shtëpiak, sepse është vërtet çnjerëzore ajo që po i bëhet?- u shpreh Zoran Zaev
Paraburgimi nuk duhet të jetë dënim, z. Mile Janakieski ka tre fëmijë, ashtu si unë që kam dy fëmijë dhe nuk është njësoj për mua, por kjo nuk më jep të drejtën për të ndryshuar sistemin gjyqësor, për të ndikuar në sistemin gjyqësor dhe për të bërë presion. Ju mund të ndihmoni me inventivitetin e pyetjes suaj disi ose unë nëpërmjet përgjigjes time, por deri këtu është vija e kuqe”
Janakievski refuzon ushqimin e burgut që nga dita kur u arrestua për shitjen e parcelave shtetërore, në të cilat kurrë nuk është ndërtuar hoteli i paralajmëruar. Ai në Shutkë u çua nga arresti shtëpiak, i cili i ishte përcaktuar pasi u akuzua se ishte pjesë e grupit që organizoi ngjarjet e përgjakshme në Parlament më 27 prill. Nga burgu i Shutkës konfirmojnë se Janakieski nuk merr ushqimin e burgut, por pranon paketa. Për Alsat, ata shpjegojnë se nuk mund të ketë kontroll të plotë nëse Janakieski ha diçka apo merr ushqim nëpërmjet shokut me të cilin ai ndan qelinë. Janakieski akuzohet gjithashtu dhe në disa raste të tjera të Prokurorisë Speciale.
Bojan Stojanovski
Loading…



