Alsat-M 2019-07-09T15:12:21+02:00
Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët do të emërohet deputet i ri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vend të Vesel Memedit nga RDK-ja, dorëheqja e tij u konstatua sot në seancën plenare. KSHZ-ja sot në seancë do të konfirmojë mandatin e Arta Toçit si deputet i ri.
Toçi ishte pjesë e listës së përbashkët të koalicinit të atëhershëm midis ASH-së së Ziadin Selës, Unitetit të Gzim Ostrenit dhe RDK-së së Vesel Memedit.
Toçi ishte edhe ish-zv/ministre e për Punë të Jashtme gjatë periudhës së formimit të Qeverisë Zaev deri në fundit e vitit 2017.
ASH-ja pas verifikimit të mandatit me deputeten e re, në Kuvendin e RMV-së do të ketë tre deputet, Ziadin Selën, Surija Rashidin dhe Arta Toçin.
Loading…



