Author: almakos

Alsat-M 2019-07-11T08:16:23+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Total” “Toplik” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike”: Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues ikompanive për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup. Pavloviq-Latas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhefletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-11T08:13:11+02:00 Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe për gjatë kësaj jave, si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive, të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë. Në fushat barike do të ketë luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Kjo situata labile e motit do të sjell kushte të favorshme për reshje dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius. Dita e hënë parashihet të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T18:25:50+02:00 Në të ardhmen një klasë do të formohet nga 20 deri 30 nxënës, ndërsa paralelja e kombinuar do të numërojë maksimum 10 nxënës. Nxënësit do të mbështeten sa i përket orientimit profesional ndërsa do të përmirësohet edhe cilësia e ushqimit në shkolla. Kjo është një pjesë e pikave të propozim ligjit për arsimin fillor dhe mësimdhënëset  që ka kaluar në Qeveri e për një kohë të shkurtër pritet të gjendet para deputetëve. Sipas ministrit të Arsimit, Arbër Ademi një nga çështjet më të rëndësishme në këtë propozim ligj është avancimi i procesit të përfshirjes së nxënësve me pengesa…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T18:17:52+02:00 Kuvendi nuk ka konfrmuar sot mandatin e deputetes sw Aleancws pwr Shqiptarwt, Arta Toçi. Nga kabineti I kryetarit të Kuvendit, njoftuan se e kanë marrë njoftimin nga Komisioni shtetëror I zgjedhjeve se Toçi ka pranuar të marrë pjesën e mbetur të mandatit si deputete. Por mandate I Toçit do të konfirmohet në seancën e radhës së Kuvendit. Në seancën e radhës, kuvendi do të konfirmojë edhe mandatin e Aleksandra Cvetkovska, e cila mandatin e deputetit e merr në vend të Goran Milvskit i cili u emërua ministër i Pushtetit lokal. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T18:13:50+02:00 Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do t’i shënojnë së bashku festat historike të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe Mbretit Samoil. Në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka miratuar informatën e Komisionit të përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore. Qeveria pret që deri në fund të vitit, komisionet për çështje të historisë dhe arsimit të gjejnë zgjidhje edhe për çështjet e tjera të hapura historike mes dy vendeve fqinje. [embedded content] Të dy palët pajtohen që në afat sa më të shkurtër t’i harmonizojnë datat dhe shënimet e përbashkëta. Gjatë ç’do festimi zyrtar të këtyre…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T16:31:31+02:00 Intensifikohen reagimet politike në lidhje me ngecjen e procesit në Kuvend për anëtarët e ri të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele dhe këshillit programor të RTVK-së. Pushteti kërkon nga kreu i Kuvendit Ilija Dimovski që të caktojë seancën e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe të fillojë debati. [embedded content] Kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërime nga VMRO-DPMNE-ja Ilija Dimovski nuk cakton seancë të komisionit. Në këtë mënyrë VMRO-DPMNE-ja i thyen afatet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit programor të RTVK-së dhe anëtarëve të Agjencisë së mediave. Me këtë sjellje, me shumë gjasë, Dimovski dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T16:24:41+02:00 Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas bisedave telefonike të kryeministrit me komikët rus. VMRO-DPMNE-ja shprehet e shqetësuar duke ngritur pyetjen se me kë tjetër ka biseduar kryeministri brenda kësaj periudhe dhe çfarë informacionesh ka shpërndarë. Pamundësia për ta zbuluar në kohë mashtrimin, për opozitën maqedonase tregon paaftësi të Zaevit dhe ekipit të tij. [embedded content] Ky është turp i madh për vendin në rrafsh ndërkombëtar. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, është Zoran Zaev. Ky person duhet të largohet bashkë me ekipin e paaftë rreth tij. Republika e Maqedonisë nuk mund të përdoren ëpr tallje. E ftojmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T16:19:18+02:00 Kryeministri Zoran Zaev bisedat për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me parodistët rus duke menduar se flet me presidentin e Ukrainës i ka bërë në bazë të informacioneve që kanë plasuar mediat. I pyetur se nga kishte siguruar informacionet për ndërrimin e territoreve, Zaev thotë se mbi informacionet që kanë qenë publike, roli i tij ka qenë që si shtet mik të ndihmojë palët për të gjetur një zgjidhe. [embedded content] Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli jonë si miq ka qenë t’i motivojmë për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T16:12:50+02:00 Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit e paralajmëroi kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe kolegët e tij gjykatës për të cilët ka procedurë për shkarkim. Ata nuk do të duhej të jenë të pranishëm në seancën e Këshillit gjyqësor në të cilën duhet të vendoset se cilin ligj për gjykata do ta zbatojë Këshilli gjyqësor në procedurat për shkarkim. Dy avokatë kërkojnë që ky të jetë ligji më i butë. Megjithatë, antikorrupsionerët bëjnë të ditur se dy gjykatësit për të cilët ka procedurë, nuk guxojnë të jenë pjesë e seancës meqë do të bien ndesh me ligjin për parandalimin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T15:59:09+02:00 Shëndeti i Mile Janakievskit është i brishtë – paralajmëron avokati i tij Elenko Millanov. Vendimi i ish-ministrit që të mos hajë ushqimin e burgut tashmë ka ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Sipas mbrojtjes, konfirmim se Janakievski nuk është mirë është kontrolli i mbrëmshëm në spitalin “8 Shtatori”, ku ai është ankuar për dhimbje në veshkë. Arsyeja pse bën grevë Mile është për faktin se ndonëse ai është i siguruar, ndonëse ishte në arrest shtëpiak dhe vazhdimisht i kapshëm dhe i pranishëm në gjykatë, dikush këmbëngulte dhe dëshironte që ai të jetë në pjesën e paraburgimit- deklaroi avokati…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T15:47:24+02:00 Deri kur doli përgjimi, kryeministri Zoran Zaev nuk e ka ditur se nuk ka biseduar me presidentin e vërtetë të Ukrainës Petro Poroshenko por me parodistët rus. Këtë e konfirmoi vetë Zeav i cili në disa raste ka qenë ai i cili i ka telefonuar parodistët, duke shtuar se i ka dërguar edhe fotografi nga takimet me liderë botëror. Në atë komunikim që kemi pasur, po. Ashtu siç më kanë kërkuar ata i kam kërkuar edhe unë duke besuar se është presidenti Poroshenko- tha Zoran Zaev. Zaev shtoi se protokolli nuk mund ta kufizojë atë për të komunikuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-10T15:43:13+02:00 Jemi në oborrin e shkollës Andrea Saveski Kikish, ku siç e shihni, tabela ende qëndron, Republika Socialiste e Maqedonisë. [embedded content] Drejtoresha e Shkollës Fillore Kikish të Tetovës Dijana Cenoska, nuk zbaton urdhrat e sektorit për Arsim të Komunës së Tetovës. Edhe pse, siç pranon vetë ajo jashtë kamerave, disa herë i është urdhëruar që ta ndërroj tabelën e shkollës, e njëjta ende vazhdon të mbajë mbishkrimin Republika Socialiste e Maqedonisë. Në tabelë gjithashtu qëndron edhe stema e vjetër e shtetit. Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të merr prononcim edhe nga vet drejtoresha e Shkollës, por e…

Lexo më Shumë