Alsat-M 2019-07-11T08:13:11+02:00
Në fushat barike do të ketë luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Kjo situata labile e motit do të sjell kushte të favorshme për reshje dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius.
Dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta, përderisa, dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Vikendi do të jetë më i ngrohtë me temperatura tipike, të cilat do t’i përgjigjen mesatareve të muajit qershor. Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim, nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
Loading…


