Author: almakos

Alsat-M 2019-07-12T11:23:26+02:00 Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski është parë në shoqëri të një brune atraktive pasi që i njëjti kishte qenë mysafir në një aheng biznesi në Budapest, gjykuar nga fotografitë shihet se ai ka qenë në shoqëri të një gruaje shumë tërheqëse. Mediet hungareze kanë zbuluar se gruaja që shoqëroi Gruevskin gjatë ahengut të biznesit në Budapest është modele. Pas publikimit të fotografive nga mediet e atjeshme, rrjetet sociale kanë filluar të tallen me Mile Janakievskin pasi që i njëjti po vuan burgun duke mos harruar se ai ditë më parë është futur në grevë urie. Ja disa nga reagimet…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T10:51:59+02:00 Gjatë ditë së djeshme në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarë policor nga Sektori për Punë të Brendshme kanë arrestuar personin me iniciale B.E (42) nga Tetova, i cili kishte fletë arrest aktiv  nga shtëpia ndëshkuese – korrektuese e Idrizovës. Ai menjëherë është dorëzuar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T10:36:09+02:00 Dje rreth orës 9.30 në fshatin Çellopek të Tetovës, personi me iniciale S.I (56) nga fshati Çellopek, duke drejtuar makinë të tipit “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, është përplasur me një makinë tjetër e cila ka qenë e parkuar. Pas aksidentin personi me inicale S.I (56) është dërguar menjëherë në Klinikën e Tetovës me çka është konstatuar vdekja. ME urdhër të PRokurorit PUblik trupi I të ndjerit është dorëzuar tek familja e tij. Hetime në vendngjarje kanë kryer ekipe të MPB-së së Tetovës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T10:11:57+02:00 Rreth 2 mijë kompani dhe një numër përafërsisht i njëjtë të personave fizik deri në fund të qershorit kanë arritur një borxh ndaj shtetit rreth 141 milionë euro, duke evituar pagesën e tatimeve dhe doganave. Lista më e re e borxhëlinjëve që e ka publikuar DAP, tregon se detyrimet ndaj shtetit kanë filluar të shlyhen. Për këtë muaj lista posedon gjithsej 1924 subjekte juridike, që është më pak në krahasim me qershorin dhe 1882 persona fizik, që është për 642 më pak se muajin e kaluar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T09:55:14+02:00 Procesi i vrojtimit të funksionarëve asesi të fillojë. Ekspertët paralajmërojnë se qasja duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos improvizohet. Procesi i vrojtimit të funksionarëve asesi të merr dritë jeshile. Iniciativa për pastrim është ende në fazën fillestare. Politikanët po merren vesh midis vete, mirëpo asesi të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ditë më parë BDI paraqiti plan për veting, pas përfundimit të të ashtuquajtur “fshesë” nga Kryeministri. Mirëpo ekspertë gjithashtu theksojnë se i gjithë procesi është duke ecur me shpejtësi të një kërmilli. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar mos të bëhet procesi i vetingut me model të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T09:18:41+02:00 Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) ka njoftuar se aplikacioni “MOJ DDV” është bërë i qasshëm për përdoruesit e iOS. Kjo vie 11 ditë pas startimit të këtij projekti me çka qytetarët do të mund të skanojnë llogaritë e tyre fiskale që do ti mundësojë të kthejnë para në buxhetin e tyre nga TVSH-ja e paguar. Sqarimi  për vonesën ishte shkaku i rregullave të rrepta të kompanisë Apple për të lëshuar aplikacion në platformën e tyre. Sipas DAP-it, nga 5 korriku aplikacioni “MOJ DDV” e kanë shkarkuar 58 mijë qytetarë, ndërsa pritet që ky numër të arrijë gjysmë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-12T08:24:35+02:00 Kuvendi popullor i Republikës së Turqisë dhe Parlamenti i Republikës çeke dje e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Ratifikimin e Protokollit në Turqi e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak. “Kuvendi i madh popullor i Turqisë e kompletoi procesin ratifikues të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si edhe deri më tani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin euroatlantik-integrues”, shkroi Ashkin Bak në Tuiter. Protokolli për anëtarësim në NATO dje mori dritë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-11T23:21:27+02:00 Para pak çastesh ne Tetovë, përpara tregut te gjelbër të qytetit, është aksidentuar një makine tip “Peugeot” me targa të Tetovës. Si shkak i aksidentit një person ka përfunduar me lëndime te renda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik te Tetovës. Makina dyshohet te jetë rrokullisur për shkak të shpejtësisë së lartë që udhëtonte mjeti. Për momentin në vendngjarje ka mbërritur policia, zjarrfikësit dhe grupi hetimor ku po kryejnë edhe ekspertizën e nevojshme për të zbardhur më hollësisht ngjarjen. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-11T23:07:49+02:00 Kuvendi turk ka ratifikuar mbrëmje e sotme protokollin për anëtarësimin e vendit tonë  në NATO kurse lajmin e ka bërë të ditur ministrja jonë e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska e cila edhe ka falënderuar këtë hap të rëndësishëm nga pala turke. Ndërkohë që krahas Turqisë tashmë kanë nisur procedurat për ratifikim edhe në disa vende të tjera kurse deri në fund të vitit pritet që të gjitha vendet të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit ku edhe Maqedonia e Veriut bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-11T18:44:46+02:00 24 orë pasi Gjykata Supreme dhe kryetari i saj Jovo Vangellovski ishin paralajmëruar nga Komisioni antikorrupsion që gjykatësit për të cilët ka proces për shkarkimin e tyre të mos jenë pjesë e debatit, gjykata më e lartë doli me reagim. Në një njoftim të shkurtër thekson se ata e dinë punën e tyre dhe se në mënyrë të pavarur marrin vendime. [embedded content]  Gjykata supreme “Në praktikën e deritanishme gjykatësit që veprojnë në lëndë konkrete, gjithmonë janë përjashtuar nga proceset në të cilat ka pasur arsye për përjashtim, përfshirë edhe në procese për lëndë për të cilat është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-11T18:39:30+02:00 “Më pak tatime dhe më shumë investime”, ka premtuar Kyriakos Mitsotakis gjatë fushatës parazgjedhore. Politikani konservator ka premtuar se më së largu në gusht do të nxjerrë në parlament një propozim për tatime. Mbështetësit e tij u gëzohen shkurtimeve të tatimeve. Por a do të kthehet gjendja e para krizës së borxheve? “Me siguri jo”, thotë eurodeputeti Jorgos Kyrtsos. Në Greqi nuk priten befasi të pakëndshme nga Mitsotakisi. Kryeministri do të zvogëlojë së pari të dhënat e shtetit e më pas priten hapa që mundësojnë përmirësimin e gjendjes në vend, thotë Kyrtsos për DW. Greqia në gusht të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-11T16:38:42+02:00 Kamping zona tërësisht të shkatërruar dhe të shtypur, pemë të shkulura, qytetarë të tmerruar. Kjo është pamja e stome e auto kampit në Krani në bregun e Liqenit të Prespës, një ditë pas stuhisë së madhe që e goditi Prespën. Stuhia zgjati më pak se 20 minuta, por me intensitet shumë ekstrem. Njerëzit që takuam sot në kamp duke pastruar nga kaosi, tregojnë se për fat të mirë s’ka pasur të lënduar. [embedded content] “Ishte e tmerrshme, Deri tani kemi parë tornado në televizor, dhe ne atë mbrëmë e përjetuam. Nuk mund të dilnim. Nga era s’mund të…

Lexo më Shumë