Alsat 2019-07-12T16:01:03+02:00 Propozim ligji për arisimin fillor është një nga ligjet më të bukura e të këndshme të përpiluara deri më më tani mirëpo zbatimi kurrë nuk do të bëhet realitet. Kështu vlerëson profesori Tahir Zajazi duke kujtuar se ligiit i mungon bazamenti, që sipas Zajazit, janë institucionet pedagogjike të cilat nuk janë të përgatitura në nivel të këtij ligji. Ndërkohë, për vlerësimin në shkallë të mësimdhënësve, si: Arsimtar fillestar, Arsimtar ,Arsimtar mentor dhe Arsimtar këshilltar, Zajazi shprehet se kjo duhet të meret seriozisht dhe me përgjegjësi të plotë për shkak se me këtë formë varet punësimi dhe avancimi i…
Author: almakos
Alsat 2019-07-12T15:57:15+02:00 Sead Koçani është sëmurë vetëm pesë ditë para se të shkojë në burg. Por, ai deri tani nuk i ka përgatitur valixhet për të vuajtur dënimin me burg prej katër viteve e tetë muajve meqë është i hospitalizuar në njërin prej spitaleve private të Shkupit. Deri tani nuk dihet se cila është arsyeje dhe me çfarë sëmundje përballet ky biznesmen. Koçani zyrtarisht e ka informuar gjykatën se është në spital, por nuk ka dorëzuar dokumentacion dhe diagnozë nga mjeku se prej çfarë vuan. Nga Penalja njoftuan se kanë marrë vendim që sipas kërkesës së tij të fundit, të…
Alsat 2019-07-12T15:45:56+02:00 Aktualizohet përsëri çështja e ndryshimeve të mundshme në Kodin Zgjedhor ose eventualisht në sistemin zgjedhor. Nga Partia për Ripërtëritje Demorkatike kërkojnë rishikim të legjislaturës zgjedhore. Nga LSDM-ja thonë se mbeten në qëndrimin se ndryshime ligjore ose sistemore për zgjedhjet janë të nevojshme por nuk kanë marrë hapa konkret për debat me opozitën dhe partitë tjera. Sigurisht, i dini angazhimet tona si LSDM. Ne mbetemi në atë që është bindja jonë. Gjithsesi për këtë duhet të ketë pajtim nga të gjithë aktorët politik në kuadër të Kuvendit- tha Kostadin Kostadinov. Për VMRO-në, rikthimi i kësaj teme javë më parë…
Alsat 2019-07-12T15:36:13+02:00 Nga shoqata e prodhuesve të mollëve në rajonin e Prespës për Alsat, thonë se stuhia e e fuqishme shkatërroi rreth 30% të prodhimit të përgjithshëm. Dëmi është shumë më i madh se sa duket në momentin e parë dhe vlerësohet në disa milionë euro. Sipas tyre, në të gjithë pjesën nga fshati Slivnica deri në Markova Noga janë shkatërruar rreth 400 hektarë të kulturave të mollës. [embedded content] Përveç shkatërrimit të prodhimit të këtij viti, janë shkatërruar dhe ato për vitin e ardhshëm. Për këtë vit 2019 dhe 2020, nuk ka shanse që në këtë rajon që ishte…
Alsat 2019-07-12T15:30:50+02:00 Kryeministri Zoran Zaev është optimist se deri në fund të muajit, të paktën do gjendet zgjidhje politike për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, që në esencë do duhet ta zgjidhë edhe fatin e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva. Këtë qëndrim kryeministri e bëri të ditur në Televizionin Klan Maqedoni, duke paralajmëruar se së shpejti do ketë takim të grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës. Zaev gjithashtu tha se nuk do presë deri në pafundësi pëlqimin e opozitës, duke shtuar se problemi kryesor në bisedimet është fati i prokurores speciale Katica Janeva. Nuk do presim kohën 12 pa…
Alsat 2019-07-12T15:23:23+02:00 Lëndimet e shpeshta të qytetarëve në vendet e tyre të punës dëshmojnë mos respektimin e rregullave për mbrojtje gjatë punës. Hulumtimet e ekspertëve nga sfera e të drejtës së punës ka treguar se ligjet në letër janë të mira, por ato nuk zbatohen në praktikë. Fajtorë për pasojat e padëshiruara janë si punëdhënësit ashtu edhe punëtorët. Vërejtje rreth kësaj problematike përveç ekspertëve vendor kanë edhe institucionet e huaja. Përmirësimi i gjendjes është i mundur vetëm përmes kontratave kolektive. Kontrata kolektive edhe pse mban emrin kontratë, ajo me fuqinë e saj juridike kur të ndodhë ka fuqinë e ligjit.…
Alsat 2019-07-12T15:12:09+02:00 Maqedonia e Veriut, më afër anëtarësimit të plotë në NATO. Së fundmi protokollin për anëtarësim e ka miratuar Kuvendi i Turqisë dhe ai Çekisë. Shefi i delegacionit turk në Kuvendin e NATO-s, Osman Ashkin, në profilin e tij në Twitter shkroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut. Kuvendi i Madh kombëtar i Turqisë e ka përfunduar procesin e ratifikimit të Protokollit për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sikurse deri më tani, Turqia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit euro-atlantik- deklaroi Osman Ashkin, shef i delegacionit turk…
Alsat 2019-07-12T15:07:24+02:00 Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërns që në ditën e parë të mandatit, porositi se do të angazhohet në luftën kundër korrupsionit në vend. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale tek presidenti Stevo Pendarovski, ambasadorja Bërns tha se do të ndihmojë në përforcimin e institucioneve të vendit. [embedded content] Do të angazhohem në avancimin e stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme dhe mbështetjen e përpjekjeve të Qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimit të sundimit të ligjit, promovimin e prosperitetit nëpërmjet ndihmës dhe partneritetit në sektorin privat dhe përforcimin e sigurisë përmes…
Alsat-M 2019-07-12T13:10:06+02:00 Në magjistralen Kërçovë – Ohër pasditen e djeshme rreth orës 15.00 ka ndodhur një aksident tragjik ku jetën e ka humbur një person. Midis fshatrave Botun dhe Klimeshtani ka ndodhur tragjedia midis një makine me targa të Shkupit e drejtuar nga 55 vjeçari me iniciale P.S nga Shkupi dhe një makinë tjetër po ashtu me targa të Shkupit e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale D.P nga Ohri. Nga lëndimet e marra nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve personi me iniciale P.S (55). Policia ka hetuar rastin, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion me urdhër të…
Alsat-M 2019-07-12T13:03:53+02:00 Turqia dhe Çekia janë dy vendet të cilët së fundmi e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO Çekia është vendi i 21-të e cila e ratifikoi Protokollin dhe me këtë mbeten edhe 8 shtete të tjera, të cilët në Kuvendin e tyre duhet të lejojnë hyrjen e Maqedonisë në NATO. “Jemi të bindur se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të forcojë stabilitetin e përgjithshëm dhe sigurinë e Ballkanit, ndërsa njëkohësisht edhe vetë Aleancën e NATO-s.” ka deklaruar zv/kryeministri çek Jan Hamaçek gjatë ratifikimit të Protokollit./Alsat Vendet që ende nuk e kanë ratifikur…
Alsat-M 2019-07-12T12:44:55+02:00 Ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kejt Burns sot ka dorëzuar letrat e akredituara të Presidentit Stevo Pendarovski me çka edhe zyrtarisht ka filluar funksionin e saj. Më vjen mirë të filloj detyrën time në këtë periudhë vendimtare midis vendeve tona. Me padurim pres, deri në fund të vitit, të mirëpresim Maqedoninë e Veriut si vendi i 30-të në Aleancën Veriatlantike. Si bashkëpunëtorë, marrëdhëniet e tona do të forcohen, me betimin tonë për paqe, siguri dhe përparim në rajon dhe më gjëra, ka thënë ambasadorja e re Burns. Loading…
Alsat-M 2019-07-12T11:54:55+02:00 Prokurori përgjegjës deri te PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar ka dorëzuar padi kundër një personi për veprën penale – “Trafikim me fëmijë”. I akuzuari, shtetas i RMV-së, në prill të këtij viti me qëllim që të martohet, e ka blerë një vajzë 15 vjeçare për 1600 euro nga kushëriri i saj i mitur, edhe pse ishte i njoftuar se vajza nuk ka plotësuar ende 16 vjet dhe është e mitur. I mituri kushëri i vajzës po ashtu të mitur me dhunë e ka detyruar të martohet pasi paraprakisht kishte bërë marrëveshje me blerësin. I dyshuari e…

