Alsat 2019-07-14T15:50:47+02:00 Komisioni rregullator i energjetikës nga Qeveria do të kërkojë t’ua marrë kompetencat komunave për caktimin e çmimit të ujit. Ky institucion edhe tani është pjesë e procesit, por vetëm në caktimin e çmimit minimal dhe maksimal, ndërsa më pas fjalën kryesore e kanë këshillat e komunave. KRRE thotë se në këtë mënyrë do shkurtohen procedurat administrative, pasi këshillat më së shpeshti vendosin ta miratojnë çmimin më të ulët që është propozuar. Me këtë hap të KRRE-së do të rritej minimalisht pagesa mujore e qytetarëve për ujë. [embedded content] Nuk duhet të pritet rritje e çmimit për qytetarët. Rritjet…
Author: almakos
Alsat 2019-07-14T15:49:17+02:00 Për skandalet dhe aferat që përfshinë qeverinë kohëve të fundit duhet të ketë përgjegjësi individuale thekson kreu i Alternativës Afrim Gashi. Në një intervistë për Alsat, Gashi pranon se qeveria përveç kontesteve me fqinjët nuk ka arritur t’i zgjidh problemet reale të qytetarëve. Pavarësisht këmbënguljes së opozitës ai thotë se zgjedhje të parakohshme nuk duhet të ketë pa u përmbyllur më parë proceset euro-atlantike të vendit, respektivisht pasi vendi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në në vjeshtë dhe anëtarësimit të plotë në NATO. Pas rrumbullakimit të këtyre proceseve Gashi nuk përjashton mundësinë e braktisjes së…
Alsat 2019-07-14T15:40:58+02:00 Enti shtetëror për Revizion prej tre vitesh është pa drejtor. Edhe pse Kuvendi, shpalli konkurs 10 muaj më parë dhe kishte 11 kandidatë, pushteti ende nuk ka vendosur emrin e drejtorit. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se e kanë përfunduar obligimin e tyre me shpalljen e konkursit dhe përgjegjësia u takon partive politike. Ndërsa kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, thotë se konkursi u shpall para 10 muajve, por problemi qëndron tek LSDM-ja. Propozimin që e dhanë nuk i plotësonte kushtet në momenti kur u zgjodh. Prej atëherë deri më tani kam…
Alsat 2019-07-14T15:33:31+02:00 VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të pranojë takim liderësh vetëm në rast se në të diskutohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qëndrimi i fundit i partisë më të madhe opozitare dallon prej atij të një dite më parë kur partia e Mickoskit thoshte se nuk ka ftesë konkrete nga Zaev për takim dhe se ideja e takimit është për shpërqëndrim të opinionit. [embedded content] Është e nevojshme mençuri nga ana e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë të ulet dhe të bisedohet për organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse burimi i të gjithë problemeve në…
Alsat 2019-07-14T15:24:07+02:00 Vazhdojnë të përdhosen tabelat në gjuhën shqipe në Shkup. Këtë herë vandalizmi i tabelave në gjuhën shqipe ndodh brenda parkut të qyteti të Shkupit. Siç shihet edhe nga fotoja e dërguar pranë redaksisë tonë tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur për tokë, ndërsa ajo në gjuhën maqedonase qëndron “krenare” sipër saj në vendin e duhur. Na informojnë se kjo tabelë është përdhosur të paktën prej një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë e…
Alsat 2019-07-14T14:31:53+02:00 Ministri i Diasporës, Edmond Ademi thotë se ndërtimet jolegale në Ohër në zonën e mbrojtur nga UNESKO siç janë shtëpitë, objektet hotelierike dhe hotele mund të numërohen në gishta. Sipas tij pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve pa leje janë garazhe, rrethoja ose shkallë shtesë. Në një intervistë për Evropën e Lirë, Ademi komenton edhe kritikat e sektorit civil, sipas të cilave në Baku në prezantimin e listës së ndërtimeve pa leje është dhënë numër shumë më i vogël, pra janë prezantuar 1076 ndërtime pa leje, ndërsa OJQ-të pohojnë se bëhet fjalë për mbi 11 mijë ndërtime…
Alsat 2019-07-14T14:27:51+02:00 Periudhën e ardhshme Maqedonia e Veriut hy në fazën kritike të paraqitjes së mundshme të zjarreve. Javën që vjen nis fushata për vetëdijesimin e qytetarëve kundër zjarreve, që gjatë stinës së verës marrin përmasa shqetësuese. Deri në 15 gusht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përmes fushatës senzibilizuese do të parandalojë zjarret. Ky institucion për zjarret eventuale ka në dispozicionin 3 aeroplanë, të gatshëm për të ndërhyrë në rast nevoje. Zjarret janë dukuri e shpeshtë gjatë stinës së verës, ndërsa në të shumtën e rasteve shkaktar është faktori njeri. [embedded content] Qëllimi i kësaj fushate është jo vetëm të…
Alsat 2019-07-14T11:17:37+02:00 Sot dhe nesër gjatë periudhës nga ora 19:00 deri në orën 06:00, për shkak të inçizimit të spotit reklamues nga “Studio Pigmneto” nga Shkupi, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup. Nga MPB informojnë se regjistrimi do të bëhet pjesën e sheshit “Goce Dellçev” nga kryqëzimin me rrugën “Lazar Liçenoski” në kryqëzimin me sheshin “Filip i Maqedonisë” (00:30-04:00), në një pjesë të rrugës “Dimitri Çupovski” nga kryqëzimi me sheshin “Dame Gruev” në udhëkryq me rrugën “11 tetori” (23:30 – 01:00 orë), pjesë e sheshit “Shën Kirili dhe Metodi” nga kryqëzimi me sheshin “Koço Racin” për…
Alsat 2019-07-14T11:13:25+02:00 Sektori për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dje në periudhë prej orës 06:00 deri në orën 24:00 i gjobiti 80 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet motorike me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar me ligj në vendbanime në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në aksionin e zbatuar për kontroll policia i ka konstatuar edhe 52 kundërvajtje të tjera. Në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 24:00, kumtoi sot MPB, është zbatuar edhe kontroll aksioni për kundërvajtjet që i bëjnë drejtuesit e automjeteve dhe motoçiklistët,…
Alsat 2019-07-14T09:26:36+02:00 Sot në vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët dhe i freskët, herë pas here me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite parashikohet të bjerë shi i shoqëruar me bubullima. Era do të fryjë në drejtim të veriut. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 10 dhe 17 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 20 deri në 29 gradë. Loading…
Alsat 2019-07-13T22:03:21+02:00 Një dyshe prankerash rusë imitojnë ish Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe telefonojnë e fusin në kurth politikanë dhe personalitete të njohura botërore. Këtë radhë, dyshja e humoristëve që akuzohen se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, pati në shënjestër Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe i hapi atij jo pak telashe. Të njohur si Leksus dhe Vovan, Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave të tyre dhe në kurth ka rënë, siç raportohet edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata ia kanë dalë madje të telefonojnë edhe Senatorin tashmë të…
Alsat 2019-07-13T16:14:23+02:00 Në një nga plazhet e liqenit të Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Tabelat janë vendosur në lagjen Grashnicë në drejtim të pushimores Mlladost dhe Partizan. Tabelat janë vendosur nga Inspektorati Shtetëror Sanitar. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër për Alsat deklaruan se sipas analizave të fundit të ujit të liqenit është konstatuar ndotje mikrobiologjike dhe baktere patogjene, megjithatë zyrtarisht nuk bëhen të ditur shkaktarët e kësaj ndotjeje. Në një pjesë të bregut të liqenit në afërsi të stadiumit të futbollit më shumë se dy muaj në liqe derdhen ujërat fekale. Loading…

