Author: almakos

Alsat-M 2019-07-15T13:31:18+02:00 Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar vendimin e gjykatëses të Gjykatës Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për të shtyrë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg. Ky vendim është sjell më 12 korrik, pasi gjykatësja këtë vendim e vërtetuar më 5 korrik. Sead Koçan do të duhet të lajmërohet më 17 korrik për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj pasi gjykata e Apelit në mars të këtij viti I ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë nga 6 vjet, I cili fillimisht ishte dënuar nën akuzën për keqpërdorim të furnizimit publik në…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T12:28:27+02:00 Kampioni i Maqedonisë në futboll , KF Shkëndija të martën do të.zhvillojë ndeshjen kthyese në.kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës estoneze, Nome Kalju. Trajneri Osmani nuk do të.ndryshojë formacionin dhe do të shtrojë ekipin e njëjtë,si edhe në Talin. Shkëndijën e pret ndeshja kthyese. Mendojë se skuadra është përgatitur dhe ka analizuar mirë gabimet e ndeshjes së parë.  Presim rezultat pozitiv dhe kalim në raundin tjetër.- theksoi Qatip Osmani Na pret ndeshja kthyese. Kemi edhe 90 minuta lojë. Kemi rezultat pozitiv por kjo nuk do të thotë se është kryer puna. Do…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T12:05:16+02:00 Çmimet e dreivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata do të shtrenjtohen, me çka çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 denarë për litër, në marëdhënie me vendimin e fundit prej 08.07.2019 dhe me këtë çmimi i ri i EUROSUPER-95 do të bëhet 70,50 denarë për litër ndërsa EUROSUPER-98 do të kushtojë 72,50 denarë për litër. Derisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rriten për 1.00 denarë për litër, me çka çmimi me pakicë do të kishtojë 62,00 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lirë për amvisëri…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T09:52:59+02:00 Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga sot deri të mërkurën do të udhëheqë delagacionin e RMV-së në Revizionin e Dytë të politikës tregtare në selinë e Organizatën tregtare Botërore në Gjenevë ku vendi është anëtare nga viti 2003. Gjatë vizitës janë parashikuar takime të dyfishta të ministrit Bekteshi me drejtorin gjeneral Roberto Azevendo, Izabel Durant, zv/sekretar gjeneral i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregëti dhe zhvillim dhe me ambasadorin Dagfin Sorli, përfaqësues i përhershëm i Norvegjisë në STO dhe EFTA./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T09:46:56+02:00 Nëntë suedez kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit nga ku duheshin që të kërcenin me parashut, në qytetin e Umeas në veri tëSuedisë. Aeroplani ishte i llojit të vogël për transport të parashutistëve mirëpo ai është rrëzuar në afërsi të ishullit Storstandskar, jo larg pasi ishte nisur nga aeroporti i Umeas, ka njoftuar zëdhënësi i policisë suedeze, Peder Jonson. Nga MPB-ja suedeze kanë njoftuar se të gjitha viktimat kanë qenë suedez dhe vetëm njëri prej tyre kishte shtetësi të dyfisht. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T09:39:34+02:00 Një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë përfunduar të lënduar rëndë në katër nga gjithsej 24 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës në Shkup. Sipas të dhënave të MPB-së, policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 19 shoferë të cilët ishin në timon në gjendje të alkoolizuar, 55 prej tyre shoferë që nuk i kanë mbushur dy vitet e para për të drejtuar makinën vetë. Ndërsa komunikacioni janë larguar 242 shoferë përshkak të shpejtësisë mbi atë të lejuar dhe 39 prej tyre pa regjistrim. Për parkim të parregullt janë dënuar 151 persona, ndërsa nga karrotreci janë larguar…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T09:33:01+02:00 Ministri turk i punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftuan nga MPJ-ja e Turqisë. Çavushogllu në Shkup do të mirëpritet nga homologu i tij, Nikolla Dimitrov, si dhe zyrtarë tjerë shtetërorë. NË takimin e përbashkët do të flitet për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim më të thellë, si dhe çështjet rajonale. Vizita e Çavushogllusë vjen pas ratifikimi të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, javën e kaluar, me çka Turqia u bë vendi i 20-të e cila dha dritë jeshile për RMV-në që të bëhet…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T09:26:19+02:00 Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital. Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të del raporti i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë. Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjellura. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak. Autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T08:38:37+02:00 Fundjava ka qenë më e ngarkuar në pikat kufitare se ditëve të tjera. Mërgimtarët edhe këtë vit kanë zgjedhur trafikun urban për të kaluar pushimet në vendlindje. Që nga orët e vona e ditës së djeshme, fluks i madh makinash u panë në pikat kufitare Hungari – Serbi, Kroaci –Serbi e më pak në Maqedoninë e Veriut –Kosovë, Serbi – Maqedoni. Një numër i madh veturash shihen edhe përmes kësaj videoje live të cilat presin në radhë për të kaluar kufijtë në orët e para të mëngjesit. live Publiée par in7.tv sur Dimanche 14 juillet 2019 Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-14T16:09:22+02:00 Mysafirë të cilët mbrëmë kanë qenë në një dasmë në një restorant në rajonin e Strugës kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Arsyeja, jozyrtarisht, ka qenë torta e cila është blerë e më pas është sjellë në dasmë. Nga spitali në Strugë shprehen se kanë pranuar 10 pacientë, ndonëse sipas burimeve të Alsat-it kjo shifër ka qenë më e madhe. Sipas drejtorit të spitalit Muhamet Asani, pacientët janë pranuar me simptome të diarresë dhe vjelljes. Pas kontrollit mjekësor, pacientët janë lëshuar për shërim shtëpiak. [embedded content] Nuk ka pacientë të hospitalizuar në repartet tona. Asnjëri prej pacientëve të pranuar nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-14T16:03:07+02:00 Qeveria nuk sqaron paqartësitë rreth thirrjes publike të Komisionit për selektimin e të punësuarve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe kalimin e tyre në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Alsat dërgoi pyetje në ekzekutiv, institucion nën mbikqyrjen e të cilit është Agjencia e cila zëvendëson DSK-në. Nuk ka akoma përgjigje se pse qëveria lejon bartjen e të punësuarve nga DSK-ja në ASK pa miratimin e aktit të sistematizimit të kuadrove. Po ashtu, nuk morëm përgjigje se cila Agjenci do ta bëjë tekstin e integritetit për kandidatët që duhet të barten duke qenë se nuk ka pasur tender për…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-14T15:58:49+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski është decid, nuk ka kushte për marrëveshje për ligjin për Prokurorinë me të cilin zgjidhet edhe çështja e Prokurorisë Speciale. Në intervistën për Alsat, Mickovski thotë se partia e tij është e përndjekur politikisht në kushte të tilla bisedimet nuk mund të shkojnë mirë. Në mënyrë shtesë Mickovski akuzon se LSDM dhe BDI kanë përgatitur ligj sipas qejfit të tyre, bisedimet e përgjuara në të ardhmen të mos munden të jenë dëshmi para gjykatës, hap me të cilin mbrohen zyrtarët aktual të BDI-së. Në ato bomba kemi raste që janë në fazën e…

Lexo më Shumë