Alsat-M 2019-07-15T13:31:18+02:00
Këshilli Gjyqësor ka vërtetuar vendimin e gjykatëses të Gjykatës Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për të shtyrë vendimin për vuajtjen e dënimit me burg. Ky vendim është sjell më 12 korrik, pasi gjykatësja këtë vendim e vërtetuar më 5 korrik.
Sead Koçan do të duhet të lajmërohet më 17 korrik për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj pasi gjykata e Apelit në mars të këtij viti I ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë nga 6 vjet, I cili fillimisht ishte dënuar nën akuzën për keqpërdorim të furnizimit publik në korrik të vitit 2018.
Gjykata ende nuk ka vendosur pas kërkesës së dytë e cila në ndërkohë është dorëzuar nga Sead Koçan përshkak të gjendjes shëndetësore të tij. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohet dokumentacioni që ai ka dorëzuar./Alsat
Loading…



