Alsat 2019-07-14T15:58:49+02:00
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski është decid, nuk ka kushte për marrëveshje për ligjin për Prokurorinë me të cilin zgjidhet edhe çështja e Prokurorisë Speciale. Në intervistën për Alsat, Mickovski thotë se partia e tij është e përndjekur politikisht në kushte të tilla bisedimet nuk mund të shkojnë mirë. Në mënyrë shtesë Mickovski akuzon se LSDM dhe BDI kanë përgatitur ligj sipas qejfit të tyre, bisedimet e përgjuara në të ardhmen të mos munden të jenë dëshmi para gjykatës, hap me të cilin mbrohen zyrtarët aktual të BDI-së.
Në ato bomba kemi raste që janë në fazën e para-hetimeve për një nga partnerët e Qeverisë. Dhe kështu ata u pajtuan dhe bënë një version për ligjin për Prokurorinë dhe tani të shohim si ta bëjmë VMRO-ja ta pranojë kështu siç është dhe më pas t’i vihemi VMRO-DPMNE-së, ta gjuajmë- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Të kundërtën e Mickovskit e thotë kryeministri Zaev. Ai thotë se ka përparim në bisedimet e grupeve të punës të të dyja partive.
Puna ka ngecur në nenin 105. Lideri i opozitës në të gjitha takimet thotë se problem është Katica. Për një pjesë të çështjeve vërtetë ka përparim por në nenin 105 për disa hollësi vërtetë kemi ngecur- tha Zoran Zaev.
LSDM sot përsëriti se ligji për Prokurorinë patjetër të mbështetet dhe të votohet në Kuvend. Megjithatë nga kjo parti nuk u përgjigjën nëse si “Plan B” do t’i aktivizojnë tetë deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE-ja që votuan për Marrëveshjen e Prespës për të siguruar 80 deputetë.
Bojan Stojanovski
Loading…



