Author: almakos

Alsat-M 2019-07-16T09:25:12+02:00 Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva mbrëmë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që asaj i ishte besuar si e para e Speciales. Disa orë më vonë i konfiskuan edhe telefonin për të vërtetuar përfshirjen e saj me Bojan Jovanovskin i njohur si BOKI 13. Fletë anketa e saj të cilën e kishte dorëzuar deri te Komisioni për Antikorupsion atëherë kur u emërua në krye të PSP-së. Çfarë posedon Katica Janeva? Sipas fletë anketës së saj, ajo në emër të fëmijëve ka paraqitur, dy banesa në Shkup nga 72 gjegjësisht 68 metra katrorë, të fituara në marrëveshje për…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T22:40:45+02:00 Lajmi për dorëheqjen e parevokueshme të të parës së PSP-së, Katica Janeva dhe arrestimin e pronarit të televizionit 1TV, Bojan Jovanovski ka trazuar opinionin publik. PTHP-ja nuk ka komentuar përfshirjen në rast të Katica Janevës. Dy persona të dyshuar për shantazh të biznesmenit të njohur janë arrestuar pas bisedës informative në gjykatë, do të mësohet se a do të caktohet masë paraburgimi, nga skandali që sot ka kapluar RMV, i njëjti po arrinë përmasa që do të dridhë të gjithë shtetin. Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski deri tani janë dy të dyshuarit që…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T22:25:21+02:00 Hetimi për rastin e sotit që e ka ngritur Prokuroria pë ndjekje të krimit të organizuar ka të bëjë me rastin e PSP-së, ‘IMPERIA’, këtë rast PSP e kishte hapur më 9 nëntor të vitit 2018, shkruan A1On. Rasti ‘IMPERIA’ ishte hapur pikërisht gjatë periudhës kur i aluzuari i parë Bojan Jovanovski, duke keqpërdorur pozitën e tij kundër njërit nga prokurorët e PSP-së ka tentuar që të ndikojë në lehtësimin e akuzave. Mediet në mars të këtij viti koshin publikuar se kishte ndodhur një vërsuim në hapësirat e PSP-së, edhe atë ishin shkatërruar fakte pikërisht të rastit ‘IMPERIA’.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T22:16:11+02:00 Burime nga MPB-ja thanë për Alsatin se para pak kohësh është bastisur shtëpia e Prokurores Speciale, Katica Janeva. Sipas in formatave të Alsatit, pjestarët e MPB-së kanë qenë në shtëpinë ku jeton Katica JAneva, në lagjen Kozle në Shkup, por nuk janë dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë. Bastisja ka zgjatur rreth 30 minuta. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T22:13:00+02:00 Konfiskohet telefoni celular i Katica Janevës kanë konfirmuar për Fokus nga PTHP-ja. Paraprakisht janë dorëzuar para gjykatësit të procedurës paraprake, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët dyshohen në rastin e sotit që ka ndërmarë PTHP-ja për ndërhyrje kundërligjore, larje parash dhe përvetësim të të mirave materiale. Prokuroia ka kërkuar paraburgim për të dyshiarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-15T22:05:36+02:00 Ky është biznesmeni që është shantazhuar nga Boki 13 në emër të Katica Janevës, biznesmeni i njohur nga Shkupi Jordan (Orce) Kamçev ka qenë shënjestër e shantazhit nga ana e Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec – shkruan Lider duke u thirrur nga burimet e hetuesisë. Kamçev është pronar i kompanisë Orka holding, Acibadem Sistina, Pelagonija dhe disa biznese tjera. Në të kaluarën emri i tij lakohej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Siç shkruan Lider jozyrtarisht, Kamçev e ka lajmëruar rastin pasi të dyshuarit kanë takuar gruan e tij…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T19:12:07+02:00 Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar hetimin kundër tij. Prokuroria për krim të organizuar zbardhi se më qëllim që ti marrin paratë, të dytë kanë premtuar se kanë ndikim te një prokuror i cili do e lehtësojë situatën. Boki 13 dhe Zoki Kiçeec akuzohen për veprën penale “Marrje favori për ndikim kundërligjor”, ndërsa në mënyrë shtesë pronari joformal i televizionit 1TV është i dyshuar edhe për pastrim parash. [embedded content] Takimet janë zhvilluar në më shumë vende, në shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T17:55:01+02:00 Eksportuesit kërkojnë nga shteti mbështetje financiare dhe logjistikë. Ata mendojnë se gjatë promovimit të kompanive të tyre në panaire jashtë vendit, përfitime mund të ketë dhe ekonomia maqedonase. Ata dërguan një iniciativë në qeveri me disa kërkesa, ndër të cilat kërkojnë që në vend të ketë një institucion kompetent për kompanitë eksportuese dhe jo disa sikurse deri më tani. Gjithashtu kërkojnë që buxheti i kompanive eksportuese të jetë afatgjatë dhe jo njëvjeçar si dhe të financohet një stend kombëtare ku do të promovohen firmat vendase në tregjet e huaja.  Stendat nuk duhet të jetë më e lira, por…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T17:26:47+02:00 Të ndaluarit Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski dyshohen se kanë marrë 1.5 milion euro për të paguar një prokuror publik i cili kishte ndikim për të lehtësuar gjendjen e një personi nën hetim. Të dy dyshohen për marrjen e një shume të paligjshëme kundrejt favoreve, gjithashtu Boki 13 dyshohet për veprën penale pastrimi i parave. Siç tha Prokurori i Krimit të Organizuar, Vilma Russkoska, i dyshuari i parë e përdori ndikimin e tij me një prokuror publik dhe mori 1.5 milion euro nga një person nën hetim për të lehtësuar situatën. I dyshuari i dytë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T17:05:30+02:00 Dorëheqja e Katica Janevës është një akt personal dhe unë nuk do të komentoj. Këtë e deklaroi prokurori publik i Republikës Ljubomir Joveski, në pyetjen e gazetarëve duke komentuar dorëheqjen e prokurorit të posaçëm publik Katica Janeva. Janeva dha dorëheqjen sot, të cilën ajo thotë se do të bëhet aktive kur partitë politike të zbatojnë ligjin e ri dhe do të zgjedhin pasardhësin e saj. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T16:13:23+02:00 Më 16 shtator të vitit 2015 Kaica Janeva bëri betimin solemn para Këshillit të prokurorëve publik. Ky ishte akti final i zgjedhjes së prokurorit të parë special të Maqedonisë, detyrë kryesore e të cilit ishte hetimi dhe nxjerrja para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme në vend, por edhe t’i ndjekë të gjithë ata për të cilët ka dyshime që kanë bërë vepra kriminale, indikacione që dolën nga përgjimet. Në mbështetje të Janevës ishin katër partitë më të mëdha në vend, VMRO- BDI në pushtet dhe LSDM dhe PDSH në opozitë. Kësaj i paraprinë bisedime…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-15T16:08:13+02:00 Pushteti dhe opozita shkëmbejnë akuza të ndërsjella përse Enti Shtetëror për Revizion prej 2 vjetësh është pa drejtor. I pyetur nga Alsat, kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk do të përzihet në zgjedhjen e funksionarëve të institucioneve të pavarura. Ai akuzoi kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, deputetin e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, se ai e bllokon qëllimisht punën. Zaev i rekomandoi Dimovskit sa më shpjet të caktoj seancën e Komisionit. Por deputeti Dimovski, thotë se procesi është bllokuar për shkak se LSDM ka propozuar kandidat që nuk i plotëson kushtet për të udhëhequr me…

Lexo më Shumë