Alsat 2019-07-16T15:38:04+02:00 Gjatë kryesimit gjashtë mujor me BE-në, në fokus të Finlandës do të jetë zgjerimi. Ky ishte lajmi që ambasadori i Finlandës në Maqedoninë e Veriut, Kimo Lahdervita e dha në debatin e zhvilluar nga Instituti për Demokraci, pasi finlandezët morën kryesimin me BE-në. Para disa kohëve, ministri jonë i punëve të jashtme, në njërën nga mediat e shkruara, e cila është nga më të mëdhatë në Finlandë, publikoi shkrim me titull ‘Zgjerimi i BE-së është interesi më i madh i Finlandës’, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimor gjeografikisht nuk janë afër, por janë në zemrën e Evropës-…
Author: almakos
Alsat 2019-07-16T15:30:53+02:00 “Perandoria” është emri i koduar i hetimit të fundit të hapur nga Prokuroria Speciale. Publikuar më 9 nëntor të vitit 2018. Rastësisht ose jo, pikërisht në nëntor të vitit 2018 fillon dhe përshkrimi i veprimeve të “tregtisë me ndikim” në lëndën që e bëri publike Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar kundër Bojan Jovanovskit- Boki 13 dhe Zoran Milevskit- Zoki Kiçeec. Të dy janë nën hetim për shkak se nga ai muaj dhe vit kanë filluar të kërkojnë para nga personi i dyshuar, me qëllim prokurori, të cilit deri tani Prokuroria Publike nuk e tregon me emër,…
Alsat 2019-07-16T15:24:12+02:00 47 vjeçari Goran Spirov nga Shtipi tashmë një vit po jeton me zemër artificiale, e cila iu vendos gjatë një ndërhyrje në Klinikën “Acibadem Sistina” në Shkup. Ai thotë se po kryen rregullisht të gjitha kontrollet e nevojshme ndërkohë që shpreson në një transplantim të shpejtë të zemrës. [embedded content] Tash për tash është mirë, mirëpo do të ishte edhe më mirë sikur të kisha zemër të re. Në mëngjes zgjohem, kjo është më e rëndësishme, jo vetëm për mua, për të gjithë- tha Zemra artificiale është e njëjta madhësi si ajo natyrale. Mbushet me bateri e cila…
Alsat 2019-07-16T15:19:04+02:00 Turqia gjithmonë do të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, andaj edhe ratifikuam protokollin e anëtarësimit në NATO. Kështu porositi ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushogllu, pas takimit me ministrin e jashtëm NikollaDimitrov, duke mos harruar të kërkojë nga organet e shtetit që duhet të merren masa ndaj organizatës terroriste FETO. Nuk dua të flas në mënyrë hipotetike, por pritjet tona janë të qarta, punojmë bashkërisht në atë drejtim dhe presim hapa konkret. Pritjet tona, shteti jonë mik i di shumë mirë dhe është mirë që edhe në të ardhmen ta vazhdojmë bashkërisht këtë punë dhe…
Lideri i VMRO DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski i është përgjigjur ftesësë së Zaevit në takim liderësh për të premten vetëm nëse ata do të bisedojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe Qeveri teknike. Mickovski foli edhe për aksionin opozitar se po të shqyrtojnë të gjitha format për të ushtruar presion për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. The post Mickoski i përgjigjet Zaevit: Vij në takim vetëm nëse flasim për zgjedhje të parakohshme appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-07-16T14:59:30+02:00 Prokurorja speciale Lençe Ristovska, pjesë ende e PSP-së, në një konferencë për shtyp para gazetarëve, e pyetur se ka ardhur sot në punë Prokurorja Speciale, Katica Janeva, ajo u përgjigj se nuk është takuar ene me të dhe se nuk e di se ku është ajo.“Sot nuk jam takuar në lidhje me dorëheqjen. Sot nuk kam pasur kontakt. Nuk kemi qenë të informuar as për qëllimet e saj. Dorëheqja sa e di është deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha Lençe Ristovska.E pyetur për mungesën e saj, kohën e fundit, Ristoska tha se “Kjo ishte pjesë e strategjisë, por…
Konferencë për shtyp e PSP-së Publiée par Alsat sur Mardi 16 juillet 2019 The post Konferencë për shtyp e PSP-së (live) appeared first on ALSAT-M.
Alsat-M 2019-07-16T14:10:47+02:00 Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka ndërprerë grevën e urisë me rekomandim të mjekut. Janakievski kishte filluar grevën e urisë dy javë pasi u kthye në paraburgim si i dyshuar në hetimin që e ka hapur Prokuroria Publike për shitje të tokës shtetërore dhe tokës për ndërtim, me çka ishte përfshirë edhe një pjesë e tokës ku ishin planifikuar të ndërtoheshin “shkallët spanjolle”. Sipas informatave jozyrtare mjekët e kanë këshilluar Janakievskin që të ndërpresë grevën e urisë, për ti u përmbajtur terapisë të cilës i është nënshtruar, me çka ish-ministri e ka njoftuar udhëheqësinë e burgut…
Alsat-M 2019-07-16T13:59:29+02:00 Ekipi i PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me MPB-në gjatë ditës së djeshme deri në orët e hershme të mëngjesit kanë punuar në mbledhje të dëshmive materiale lidhur me të dyshuarit në rastin “Reket”. Siç mësohet bastisje është kryer në shtëpinë e prindërve të të akuzuarit Bojan Jovanovski, si dhe në hapësirat e një personi juridik, gjithashtu bastisje është kryer edhe në shtëpinë e të akuzuarit të dytë si dhe në makinat e tyre. Gjatë bastisjes janë mbledhur shumë dëshmi materiale e që do të dorëzohet për ekspertizë. Midis gjërave që janë…
Alsat-M 2019-07-16T13:50:40+02:00 Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 i cili së bashku me biznesmenin Zoran MIlevski janë arrestuar mbrëmë në rastin “Reket” ka kaluar të gjitha kontrollet dhe procedurat sot në burgun hetues të Shutkës. Drejtori i burgut Esad Rahiq thotë se janë ndërmarrë të gjitha procedurat të njëjta sikur te të gjithë të burgosurit e tjerë. Boki 13 momentalisht është vendosur në dhomat e “Hagës” të cilat shquhen për luksin që e posedojnë Brenda burgut hetues të Shutkës. Pasi janë mbledhur dëshmitë verbale dhe material, Prokuroria mbrëmë ka hapur procedure ku të dyshuarit rëndon akuza për “pranim të…
Alsat-M 2019-07-16T13:30:02+02:00 Zv/Kryeministri, Bujar Osmani ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme lidhur me arrestimet në rastin “Reket” ku prapa grilave ka ngelur Bojan Jovanovski – Boki 13 duke thënë se BDI ndihet e indinjuar që në rast ka qenë përfshirë edhe prokuroia speciale publike dhe pikërisht vetingu që ata po e krëkojnë është zgjidhja e vetme e kthimit të besimit në institucione. “BDI është armiku më i madh i drejtësisë selektive. Në secilin fjalim kryetari Ali Ahmeti e ka potencuar drejtësinë selektive si kancer të shoqërisë. Për këtë ne si parti politike e kemi propozuar ligjin për veting për të gjithë…
Alsat-M 2019-07-16T13:19:27+02:00 Porositësi kryesor i cili ka dhënë urdhra në rastin “Reket”, i cili u zbardh mbrëmë, sipas deputetit Antonio Milloshoski nga opozitarja VMRO-DPMNE, është pjesë e partisë në pushtet. Milloshoski në deklaratën e tij të sotme për mediet në Kuvend lidhur me rastin për të cilin mbrëmë u arrestuan dy persona dhe i u konfiskua celulari prokurores speciale Kartica Janeva, ka thënë se PSP në vend që të ishte hetuesi ka dalë jashtë përgjegjësive të saja dhe ka krijuar “partneritet me grupet kriminele dhe korrupsion”. Sipas tij ky rast do të ishte vendimtarë dhe do të ndihmonte për të…

