Alsat 2019-07-16T15:38:04+02:00
Gjatë kryesimit gjashtë mujor me BE-në, në fokus të Finlandës do të jetë zgjerimi. Ky ishte lajmi që ambasadori i Finlandës në Maqedoninë e Veriut, Kimo Lahdervita e dha në debatin e zhvilluar nga Instituti për Demokraci, pasi finlandezët morën kryesimin me BE-në.
Para disa kohëve, ministri jonë i punëve të jashtme, në njërën nga mediat e shkruara, e cila është nga më të mëdhatë në Finlandë, publikoi shkrim me titull ‘Zgjerimi i BE-së është interesi më i madh i Finlandës’, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimor gjeografikisht nuk janë afër, por janë në zemrën e Evropës- deklaroi Kimo Lahdevirta, Ambasador i Finlandës në MV.
Me qëndrime të qarta edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Ai porositi se reformat për sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit patjetër duhet të vazhdojnë.
Nuk flitet për të shkuar në Bashkimin Evropian, por bëhet fjalë për hyrjen e BE-së në shtëpi. Koha e ndryshimit të kryesimit me Këshillin e Evropës është kohë për të shikuar përpara. Ne shpresojmë për marrjen e datës në tetor, por nga ana jonë kërkohet të vazhdoni me reformat. Më së shumti në sferën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe lirisë së mediave- pohoi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së në RMV.
Finlanda do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian deri më 1 janar të vitit 2020. Para se të marrë kryesimin, Finlanda tha se programi i saj është i fokusuar në sferën e ekologjisë, stabilitetin ekonomik dhe çështjet sociale.
Mefail Ismaili
Loading…



