Alsat-M 2019-07-17T15:48:51+02:00 Kryeministri Zoran Zaev kërkoi numrin e telefonit të El Chekës me qëllim që ta pyet përse publikon “bomba” vetëm për partnerin e tij të koalicionit. Nëse keni ndonjë telefon, më jepni të z. Cheka. Si quhej? Ti paraqitem dhe ta pyes, pse bre mik ti vetëm për z. Ahmeti publikon dhe nuk publikon për mua? Kështu iu përgjigj kryeministri Zoran Zaev, pyetjes së gazetarëve, se si e komenton deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që El Cheka nuk publikon materiale për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Zaev tha se përgjimet që i publikon El Cheka janë anti-ligjore dhe ai…
Author: almakos
Alsat 2019-07-17T13:58:21+02:00 Qeveria sot shkarkon drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski dhe zëvendësin e tij, Arif Asani. Shkarkimi i tyre vjen pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare në të cilën do të shkrihet DSK-ja dhe do të funksionojë si organ i pavarur. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se duke filluar nga Nikollovski dhe Asani, të punësuarit në DSK do t’i nënshtrohen vettingut dhe më pas do të sistematizohen në ASK. Loading…
Alsat 2019-07-17T13:12:17+02:00 Këshilli i Qytetit të Shkupit anuloi përzgjedhjen e kompanisë gjermane “Scholz” si një partner privat për deponinn Drisla. Kompania nuk ka regjistruar një person juridik brenda 30 ditëve nga zgjedhja e tij, siç parashikon ligji, gjë që është kusht për nënkontraktimin e një kontrate me Qytetin e Shkupit. Vendimi vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor që përfundoi me përfundimin e një marrëveshjeje me partnerin e përzgjedhur më parë – konsorciumi italian FCL Ambiente. Kjo ndodhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative. Duke pasur parasysh se tani të gjithë partnerët e mundshëm janë jashtë lojës, Qyteti i…
Alsat 2019-07-17T12:39:52+02:00 Para pak çastesh ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në fshatin Çellopek të komunës së Brvenicës. Për fat të mirë, edhe pse shtëpia ka qenë e banuar në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit janë duke intervenuar për momentin me tre makina kundër zjarrit dhe disa zjarrfikës. Sipas informatave të para, zjarri është arritur të lokalizohet që të mos përhapet në shtëpitë për rreth, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Pas pak pritet të bëhet edhe hetimi i cili do të përcaktojë shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë objekt…
Alsat 2019-07-17T12:27:53+02:00 Drejtorët e MEPSO-s dhe ELEM-it dhe “Rrugët e MAqedonisë”, janë pjesë e zyrtarëve të lartë që do të propozohen për shkarkim në seancën e sotme qeveritare, njoftoi kryeministri Zaev duke njoftuar se, duke filluar sot fillon një procedurë për shkarkimin e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe të menaxhimit në institucionet shtetërore. Loading…
Konferencë për media e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/498566290685286/?t=1
Alsat 2019-07-17T12:19:03+02:00 Kryeministri Zoran Zaev tha se ai nuk ka biseduar në telefon me Katica Janevën, pas disa shkrimeve se ka pasur urdhër për arrestimin e Katica Janevës, por se ajo ka shpëtuar për shkak se ka telefonuar një ish diplomat dhe një zyrtar të lart të qeverisë. Zaev tha se sot mund të lexojmë gjithçka, por se janë qytetarët që vlerësojnë se cila është e vërtet.“Mund të lexojmë gjithçka, mund të them se nuk jam dëgjuar me Katica Janevën. Nuk është i saktë, Sot mund të lexoni gjithçka, qytetarët mund të vlerësojnë. Nëse dikush ka kontaktuar me dikë, ju…
Alsat 2019-07-17T10:56:30+02:00 Derisa nuk ka vendim nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve rreth kërkesës së Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve për lëndën “Trust” të PSP-së, konform Ligjit për kryerje të sanksioneve shtyhet shkuarja e i tij në burg. Biznesmeni Koçan sipas aktit udhëzues sot është dashur të paraqitet në vuajtjen e dënimit me burg, pasi që Këshilli gjyqësor të hënën e konfirmoi vendimin e gjykatësit nga Gjykata Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg. Ndërkohë, Koçan ka parashtruar kërkesë tjetër për anulim të…
Alsat 2019-07-17T10:43:40+02:00 Është shtyrë për të tretën herë gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë është përcaktuar për më 22 korrik. Gjatë seancës së sotme, prokurorët kërkuan kohë të gjenin fashikujt e përkthyer në shqip të dëshmive të anëtarëve të bandës Habilaj: Moisi Habilaj, Nezar Seitaj dhe Meridian Sulaj. Pas 10 minutash pushim, prokurorët u kthyen në sallë dhe njoftuan se dëshmitë ishin vetëm në italisht, ndaj u duhet kohë për përkthimin e tyre. Kjo situatë ka sjellë reagimin e ashpër të ish-ministrit Tahiri, i cili e…
Alsat 2019-07-17T10:34:03+02:00 Sekretari amerikan i Shtetit tha se të gjithë njerëzit nga çdo vend i botës duhet të lejohen të praktikojnë hapur besimin e tyre dhe të besojnë atë që duan të besojnë. Ai i bëri komentet në Uashington, në hapje të një takimi në nivel ministrash për avancimin e lirisë fetare. Në takimin disaditor janë ftuar më shumë se 100 delegacione të huaja dhe shumë vende përfaqësohen nga ministrat e jashtëm. Shqipëria përfaqësohet nga ambasadorja Floreta Luli Faber, ndërsa Kosova nga ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli. Zoti Pompeo tha se angazhimi i Amerikës ndaj lirisë fetare nuk do të…
Alsat 2019-07-17T10:07:37+02:00 Presidentja e re e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veruit dhe Shqipërinë . “Dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta. Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e…
Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur ndjeshëm. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Nga 01.07.2019…

