Author: almakos

Alsat-M 2019-07-18T09:14:51+02:00 Dramë e vërtetë është zhvilluar në qendër të Shkupit mbrëmë kur një vjedhës me armë zjarri ka vjedhur fitimet e ditës në një kiosk për ushqim të shpejt në Shkup. MPB-ja infromon se mbrëmë rreth orës 1 e 10 minuta në SPB-në e Shkupit është lajmëruar se në një kiosk për ushqim të shpejtë në qendër të qytetit një person ka kryer vjedhje të rëndë dhe ka përvetësuar të gjitha fitimet ditore, menjëherë pas kësaj ka reaguar policia dhe është arrestuar një person me iniciale A.A.S (36)./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska kanë kryer në Banja Lluka një aksion të quajtur “Unikat”. Si rezultat, shkruajnë mediat e Bosnjë dhe Hercegovinës, kanë gjetur dy laboratorë modernë për prodhimin e drogës. Siç raporton Avaz, janë arrestuar Sanel Seraniç, Nenad Dragishiç, Dean Djajiç dhe Danijel Trniniq , përcjell Telegrafi. Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen laboratorët dhe momenti kur tregtarët e drogës “puthën” betonin, skena të cilat sipas mediumit në fjalë ngjajnë me të lojës së famshme “Counter Strike”. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T19:10:07+02:00 Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me njërën nga thikat e kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë. Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në QT “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm. Sot…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T18:49:09+02:00 Pas prezantimit të propozim-ligjit të këshillit ministror, i njëjti sillet në procedure kuvendore ku do të duhet të votohet nga Senati dhe Kuvendi kombëtar. Qeveria franceze në këshillin e sotëm ministror e ka shqyrtuar Propozim ligjin për miratim të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Maqeonisë së Veriut në NATO, ai u prezantua nga miistri për Evropë dhe punë të Jashtme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T17:48:10+02:00 Këshilli gjyqësor sot vendosi ta pezullojë ish kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevskin. Kundër tij ka proces për kryerjen e detyrës gjyqësore në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, proces që ende nuk ka përfunduar. Kundër Pançevskit Prokuroria paralelisht ngriti aktakuzë për kurdisjen e lëndëve tek gjykatësit e tij të besueshëm. Lëndët gjyqësore i ka ndarë në dorë duke anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike të lëndëve, AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski në dorë ka ndarë edhe lëndë që i kishte proceduar Prokuroria Speciale. /Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T16:21:05+02:00 Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është duke pritur që Fakulteti i Ndërtimtarisë të përfundojë revizionin për aksin rrugor Shkup -Bllacë dhe vetëm atëherë do të shpall tenderin për ndërtimin e dy kilometrave të para nga autostrada e shumëpritur deri në Kosovë. Megjithatë, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski siguron se punimet e ndërtimit do të fillojnë këtë vit. [embedded content] Ne kemi premtuar dhe absolutisht pres që të fillojnë dy kilometrat e para këtë vit. Për dhjetë e gjysmë të tjerat, kam thënë se po punohet në atë projekt dhe pres deri vitin e ardhshëm të përfundojë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T16:15:16+02:00 Të gjithë e duan verën, por askush nuk i do mushkonjat. Ndërkohë që këto të fundit janë vënë në aksion për të realizuar sa më shumë pickime edhe Qyteti i Shkupit nuk rrinë duarkryq. Për periudhën maj-shtator, planifikojnë realizimin e 5 spërkatjeve kundër mushkonjave të rritura, dhe 3 të tjera kundër larvave të mushkonjave. Deri tani janë realizuar vetëm 3 të tilla. Pajisje të vetat Qyteti nuk ka, por ka lidhur marrëveshje me tre kompani në vlerë prej 29 milion denarë.  Zëdhënësi  i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu,  thotë se substancat që përdoren për spërkatje nuk janë të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T16:04:40+02:00 Këshilli i Qytetit të Shkupit e anuloi zgjedhjen e kompanisë gjermane “Sholc” për partner privat në deponinë Drislla. Sipas autoriteteve të Qytetit, shkak për këtë është se pas zgjedhjes, gjermanët kanë pasur kohë 30 ditë të themelojnë kompani edhe në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja. Kjo nuk është bërë në afatin e paraparë. [embedded content] Të gjithë të përfshirët në këtë procedurë, Qyteti më 13 qershor në pajtim me vendimin që mori Këshilli, i informoi të gjithë. Rregullat e tenderit janë të ashpra. 30 ditë që skaduan me datë 14 të këtij muaji ishin…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T16:01:36+02:00 Një pjesë e biznesmenëve të cilët i ka shantazhuar Boki 13 me qëllim që t’u zhvatë para i janë ankuar edhe kryeministrit Zoran Zaev. Është njoftuar se janë në shënjestër të shantazhimit, ndërsa rastin e kanë lajmëruar në Prokurori.[embedded content] Po, për këtë punë më janë drejtuar biznesmenë të cilët nuk janë nga Shkupi, se kanë qenë të shantazhuar dhe gjithsesi dihet se siç vepron secili qytetar, ashtu vepron edhe kryeministri, e ka lajmëruar këtë”. – tha Zoran Zaev, kryeministër Katica Janeva nuk ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev në rastin “Reket”. Njeriu i parë i Qeverisë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T15:56:34+02:00 Opozita edhe sot theksoi se Katica Janeva duhet të jetë në paraburgim për rastin “Reket”. VMRO-DPMNE beson se dy të dyshuarit që gjenden në paraburgim janë kamuflazh për të shpëtuar funksionarët e udhëheqjes së LSDM-së të cilët ishin pjesë e skemës së reketit dhe nuk kanë mundur të vepronin pa dijeninë e kryeministrit Zoran Zaev. [embedded content] Duhet të ketë një përgjigje se pse Katica Janevës i është marrë vetëm telefoni dhe është lënë të vazhdojë të drejtojë PSP-në? Pse, nëse ajo është e përfshirë në këtë rast, nuk ndërmerren masa parandaluese nga prokuroria, kur ajo mund të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-17T15:52:44+02:00 Qeveria do t’i shkarkojë udhëheqësit e 31 drejtorive, kryesuesit dhe anëtarët e 40 bordeve, agjencive dhe inspektorateve. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se shkarkimi i 75 zyrtarëve vjen si pasojë e mos realizimit të investimeve kapitale, bllokimit të proceseve dhe vlerësimeve negative nga institucionet ndërkombëtare. Pothuajse gjysma e udhëheqësve që janë propozuar për shkarkim janë shqiptarë, ndërsa në mesin e propozimeve ka edhe poste të cilat i takojnë edhe partive rome në koalicionin qeverisës. [embedded content] Mos realizimi i investimeve kapitale, bllokimi i proceseve, vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare për procese të caktuara, mungesa e transparencës, mos respektimi i vendimeve…

Lexo më Shumë