Alsat-M 2019-07-17T16:21:05+02:00
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është duke pritur që Fakulteti i Ndërtimtarisë të përfundojë revizionin për aksin rrugor Shkup -Bllacë dhe vetëm atëherë do të shpall tenderin për ndërtimin e dy kilometrave të para nga autostrada e shumëpritur deri në Kosovë. Megjithatë, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski siguron se punimet e ndërtimit do të fillojnë këtë vit.
Ne kemi premtuar dhe absolutisht pres që të fillojnë dy kilometrat e para këtë vit. Për dhjetë e gjysmë të tjerat, kam thënë se po punohet në atë projekt dhe pres deri vitin e ardhshëm të përfundojë projektimi në mënyrë që pas përfundimit të këtyre dy, të fillohet në ato dhjetë e gjysmë kilometra “.- theksoi Goran Sugarevski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Loading…



