Alsat-M 2019-07-19T11:20:34+02:00 Prokurorja Vilma Ruskoska për DW ka thnën mëngjesin e sotëm se deri tani nuk ka ndonjë lajm të ri lidhur me rastin “Reket” dhe se akoma nuk është kryer ekspertiza e celularit të konfiskuar të Prokurores Speciale Katica Janeva. Prokurorja Vilma Ruskoska për DW ka deklaruar se Prokuroria Publike, është e njoftuar edhe për raste tjera të shantazhit të cilët janë kryer nga personat e dyshuar në rastin “Reket”, mirëpo për tani nuk ka zbuluar më shumë detale. Siç ka theksuar ajo tani më disa biznesmenë kanë dhënë deklaratat e tyre në Prokurori. “Kam njohuri për raste të…
Author: almakos
Alsat 2019-07-19T10:25:58+02:00 Kryeministri finlandez, Antti Rinne deklaroi dje në Parlamentin Europian se presidenca finlandeze e radhës e Bashkimit Europian shpresonte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapnin në tetor negociatat e anëtarësimit, sipas euractiv.com. ”Për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shpresojmë të hapim negociatat e anëtarësimit në muajin tetor”, deklaroi Rinne. Kryeministri finlandez, Antti Rinne i tha gjithashtu Parlamentit Europian se vendi i tij do të vazhdonte negociatat edhe për një sërë çështjesh të tjera të unionit. Rinne paraqiti katër prioritetet e presidencës finlandeze që janë forcimi i BE-së si lider global në çështjen e klimës,…
Alsat-M 2019-07-19T10:03:49+02:00 Këshilli Qëndror i LSDM-së njëzëri kanë miratuar deklaratën që ka të bëjë me aferën e fundit që e tronditi qeverinë, ndërsa u lakua edhe emir i Prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva. Sipas, spekulimeve, në aferë janë të përfshirë dhe funksionarë të LSDM-së, për këtë shkak KQ i LSDM-së mbrëmë ka miratuar deklaratën që i jep përkrahje udhëheqësisë më të lartë, mirëpo edhe institucioneve që të hetojnë rastin. Në pyetje të gazetarëve nëse kishin qenë të pranishëm KIKI dhe FRIKI, pseudonime që i kanë fituar dy deputetë të LSDM-së, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferë,…
Alsat 2019-07-18T22:59:42+02:00 Alsat mëson se kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar bashkëpartiakët për anulimin e takimit lidervëve. Arsye për ketë vendim është mospjesëmarrja e VMRO-së. LSDM-ja nesër do të kumtojë qëndrimet e saj lidhur me 3 pikat për të cilat pritej te diskutohej ne takim liderësh si: Kodi Zgjedhor, ligji për prokurorinë publike dhe regjistrimi popullsisë. Loading…
Alsat 2019-07-18T22:13:06+02:00 Këshilli Qendror i LSDM-së nuk ka arritur t’i zgjedh nënkryetarët e partisë. Socialdemokratët thonë se Këshilli Qendror ka vendosur që nënkryetarët të zgjidhen mbledhjen e ardhshme. Ndërkohë në mbledhjen e sotme janë zgjedhur dhjetëra kryetar komisionesh dhe kryetarja e forumit të gruas, ndërsa anëtarët kanë bërë edhe deklaratën për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. I pyetur nëse në mbledhje është diskutuar edhe për dy funksionar të LSDM-së për të cilët pretendohet se janë të përfshirë në rastin “Reket”, sekretari i përgjithshëm Ljupço Nikollovski ka deklaruar se deklarata e nënshkruar ka për qëllim t’i motivojë organet e…
Alsat 2019-07-18T18:44:15+02:00 LSDM-ja është duke mbajtur mbledhje të Këshillit Qendror të partisë, ndërsa edhe pse u fol gjatë ditës se në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të partisë, lideri i LSDM-së tha se emërimi nënkryetarëve të rinj nuk është në rend dite. Sipas Zaevit në mbledhje diskutohet për zhvillimet aktuale politike por pa dhënë më shumë detaje. Zaev para mbledhjes tha se sot nuk do të diskutohet fare për nënkryetarët e partisë sepse akoma nuk kanë marrë vendim se kush do të jenë. Sot temë kryesore do të jetë zgjedhja e kryetarëve të Komisioneve partiake, të cilat u konfirmuan…
Alsat 2019-07-18T17:56:59+02:00 Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kyçen në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por këtë nuk mund ta bëjnë, përderisa të dyja palët nuk vendosin t’i rikthehen dialogut, ka thënë ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe. “Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të gatshme të përfshihen (në dialog), kam folur për këtë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Ne duam të shohim një ndryshim. Por, ne nuk mund ta bëjmë këtë për ju. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku rreth gatishmërisë së tyre për t’u kthyer…
Alsat 2019-07-18T16:22:44+02:00 Edhe pse ishte planifikuar nisja e debatit për propozim Ligjin për Arsim Fillor në komisionin parlamentar të Arsimit dhe Shkencës, i njëjti u bllokua nga opozita për shkak se kjo e fundit vlerëson se janë shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji për Gjuhët. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, thotë se Ministria e Arsimit Ligjin e ka dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në atë shqipe. [embedded content] Unë dua ligjin ta mbroj në gjuhën burimore, shqip, ashtu si ma garanton edhe ligji edhe kushtetuta, dhe në kërkim në shërbimet e Kuvendi më thanë se…
Alsat 2019-07-18T15:55:29+02:00 VMRO-DPMNE sot përsëriti se kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takime me të akuzuarit në rastin “Reket”. Opozita thekson se Boki 13 nuk ka mundur vetë të realizojë reketimin pa mbështetje nga funksionarë të lartë të Qeverisë. Opozita dyshon se Katica Janeva është larguar nga vendi. [embedded content] Kaluan tre ditë, ndërsa s’ka asnjë gjurmë nga Katica Janeva. Tre ditë nuk vjen në punë. Tre ditë fshihet dhe ikë nga përgjigjet dhe ikë nga përgjegjësia. Rroga që peshon mijëra euro i shkon në llogari, ndërsa ajo nuk është askund. Qarkullojnë zëra se ajo është larguar nga Maqedonia. Kjo gjithsesi…
Alsat 2019-07-18T15:25:37+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka shkarkuar nga pozitat gjashtë pjestarë të ARM-së të cilët në muajin shkurt ishin ngritur në detyrë nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov. Vendimi i Pendarovskit ka ardhur pas konstatimit të Komisionit kundër korrupsionit se vendimet janë joligjore. Sipas antikorrupsionit, vendimet që janë marrë në 25 shkurt, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Nga gjashtë emrat e shkarkuar, dy janë vendosur në po të njëjtat pozita në të cilat i kishte emëruar Ivanov, për dy të tjerë do të vendosë Ministria e Mbrojtjes, për njërin vendos Armata kurse personi i…
Alsat 2019-07-18T15:12:04+02:00 Tash 10 ditë Agjencia për menaxhim me prona të konfiskuara vepron sipas vendimit gjyqësor për konfisikimin e pronës së kompanisë “Transmet” të Sead Koçan. Vendimi është i ndërlikuar, thotë drejtori i Agjencisë, Faton Asani, pasi shteti duhet të konfiskojë pronë në vlerë prej 19 milionë euro, siç thuhet në vendimin e gjyqit. Fillimisht janë përgatitur vendime për bartjen e pronave të patundshme nga kompania “Transmet” në emër të Agjencisë. Nga gjithsej 26 patundshmëri, vetëm 3 janë lënë peng në bankë, ndërsa për 23 tjerat e mbetura, Asani shpreson se Kadastra së shpejti do bëjë ndryshimin e pronësisë, nga…
Alsat 2019-07-18T15:02:51+02:00 Pacientët në Maqedoninë e Veriut janë të diskriminuar në baza të ndryshme dhe këtë e pranon edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë prezantoi propozim ligjin për të drejtat e pacientëve. Megjithatë VMRO-ja konsideron se para se të bëhet shumë zhurmë për ligjin është më mirë që ministri të përqendrohet tek avancimi i të drejtave të punonjësve të shëndetësisë, pasi sipas opozitës pacientët për të cilët flitet sot, nesër mund të mos ketë kush t’i kurojë, sepse çdo ditë mjekët po largohen nga vendi. Nuk mund të ekzistojë ligj për avancimin e…

