Alsat-M 2019-07-19T10:03:49+02:00
Këshilli Qëndror i LSDM-së njëzëri kanë miratuar deklaratën që ka të bëjë me aferën e fundit që e tronditi qeverinë, ndërsa u lakua edhe emir i Prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva. Sipas, spekulimeve, në aferë janë të përfshirë dhe funksionarë të LSDM-së, për këtë shkak KQ i LSDM-së mbrëmë ka miratuar deklaratën që i jep përkrahje udhëheqësisë më të lartë, mirëpo edhe institucioneve që të hetojnë rastin.
Në pyetje të gazetarëve nëse kishin qenë të pranishëm KIKI dhe FRIKI, pseudonime që i kanë fituar dy deputetë të LSDM-së, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferë, Nikollovski refuzoi të përgjigjet.
Të pranishëm kanë qenë një numë i madh anëtarësh të KQ. Tashmë u përgjija në pyetjen, KQ e kësaj partie politike, për dallim nga të tjerë që bllokojnë institucionet dhe mbrojnë kriminalitetin, ne përkrahim luftën kundërt korupsionit dhe kriminalitetit- ka thënë Nikollovski.
Në pyetjen domethënë paskan qenë të pranishëm, ai shtoi:
U përgjigja kësaj pyetje e cila është thelbësore dhe pjesë e deklaratës të cilin vendim e miratoi Këshilli Qëndror – përfundoi ai./Alsat
Loading…


