Alsat-M 2019-07-17T16:04:40+02:00
Këshilli i Qytetit të Shkupit e anuloi zgjedhjen e kompanisë gjermane “Sholc” për partner privat në deponinë Drislla. Sipas autoriteteve të Qytetit, shkak për këtë është se pas zgjedhjes, gjermanët kanë pasur kohë 30 ditë të themelojnë kompani edhe në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të nënshkruhet marrëveshja. Kjo nuk është bërë në afatin e paraparë.
Të gjithë të përfshirët në këtë procedurë, Qyteti më 13 qershor në pajtim me vendimin që mori Këshilli, i informoi të gjithë. Rregullat e tenderit janë të ashpra. 30 ditë që skaduan me datë 14 të këtij muaji ishin të nevojshme që ata të themelojnë kompani. Deri më datë 15 Qyteti as nuk mori njoftim e as siguri nga ana e konzorciumit se është themeluar”. – theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të SHkupit
Për këtë vendim votuan këshilltarët edhe të pushtetit edhe të opozitës.
Gjithë atë që e pohonim, ja sot është vendosur në këtë propozim-vendim dhe ne si grup i këshilltarëve do e mbështesim këtë vendim sepse në fakt, edhe kërkesat tona të mëparshme ishin që kjo të bëhet”.- u shpreh Irena Misheva, këshilltare e VMRO-DPMNE-së
Vendimi që të zgjidhet e më pas të anulohet zgjedhja e kompanisë Shulc, vjen pas kontestit të gjatë gjyqësor të iniciuar nga kompania gjermane, që përfundoi me prishjen e kontratës me partnerin të cilin para tetë viteve e zgjodhi administrata e Koce Trajanovskit- kompaninë italiane FCL Ambiente. Për shkak të kontestit gjyqësor, italianët nuk i investuan asnjëherë 73 milionë eurot e premtuara, kështu që tani, Shkupi praktikisht e kthen deponinë e njëjtë të cilën ia dha partnerit privat. Për këtë rast zhvillohet edhe një proces i ri gjyqësor, tani i iniciuar nga kompania italiane, por kryetari i Shkupit Shilegov thotë se padia tashmë është pavlerë pasi është anuluar e tërë procedura e para tetë vjetëve. Duke pas parasysh atë se tani të gjithë partnerët e mundshëm janë jashtë loje, Qyteti tani do e shfrytëzojë mundësinë Drislla të kthehet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Në mënyrë plotësuese do të analizohet, nëse sërish do kërkohet partner privat i ri./ Alsat
Loading…



