Alsat 2019-07-17T09:50:08+02:00 Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Ndërsa nëë pesë aksidente ishin shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni 33 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët e ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 20 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, një fillestar, si dhe tri automjete të dëmtuara teknikisht, 12 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkesë. Janë…
Author: almakos
Alsat 2019-07-17T09:45:23+02:00 Moti sot do të jetë i qëndrueshëm dhe për shkak edhe rritje të temperaturave me të paktën 7 deri 8 gradë Celsius. Meteorologët po ashtu paralajmërojnë se moti i qëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Temperaturat sot do të regjistrojnë deri më 31 gradë Celsius, nesër do të varjojnë nga 26 deri 33 gradë Celsius, ndërsa të premten prej 25 deri në 33 gradë, të shtunën nga 26 deri 35 gradë dhe të dielën prej 28 deri 36 gradë Celsius. Loading…
Alsat-M 2019-07-16T22:51:30+02:00 Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë Veriore me qendra në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, sonte në orën 21.17 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në Strumicë, Vallandovë dhe rrethinë./Alsat Loading…
Alsat 2019-07-16T20:47:08+02:00 Prej nesër pritet një mot më i qëndrueshëm dhe për shkak edhe rritje të temperaturave me të paktën 7 deri 8 gradë Celsius. Meteorologët po ashtu paralajmërojnë se moti i qëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Nesër temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius, të enjten temperaturat do të varjojnë nga 26 deri 33 gradë Celsius, ndërsa të premten prej 25 deri në 33 gradë, të shtunën nga 26 deri 35 gradë dhe të dielën prej 28 deri 36 gradë Celsius. Loading…
Alsat 2019-07-16T19:00:11+02:00 Prokuroria Speciale nuk është Katica Janeva. Kjo është porosia të cilën deshën ta përcjellin prokurorët specialë, pasi që Katica Janeva u ndërlidh me rastin “Reket”, ku i dyshuar është personi kontrovers Bojan Jovanovski i njohur në opinion si Boki 13. Në emër të prokurorëve foli Lençe Ristovska. Ndonëse gazetarët këmbëngulën, ajo nuk dha përgjigje të saktë nëse distancohen nga shefja e tyre dhe afera me të cilën ajo ndërlidhet me shantazhuesit tashmë të dyshuar, të cilët kanë zhvatur para nga biznesmeni Orce Kamçev. [embedded content] Lençe Ristovska, prokurore Speciale G: Do të thotë distancoheni nga ajo? “Siç thash…
Alsat 2019-07-16T18:21:51+02:00 Janë parashikuar kritere me të cilat pritet të parandalohet nepotizmi në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Dy komisionet që janë formuar në përputhje me ligjin për ASK-në, ai për hartimin e akteve normative dhe ai për përzgjedhjen e të punësuarve kanë rregulluar që të punësuarit në ASK të mos jenë në bashkësi martesore ose jashtëmartesore me punonjës në DSK, me të afërm familjar deri në brezin e dytë, me të afërm familjar krushqi deri në brezin e parë dhe të mos ketë interes financiar me punonjës të DSK. Këtë për Alsat e konfirmuan nga Qeveria në pyetjen se si…
Alsat 2019-07-16T17:36:01+02:00 Deputeti i BDI-së Artan Grubi në lidhje me skandalin e shpërthyer këto dy ditët e fundit në PSP, tha se sistemi është i kompromentuar që nga fillimi i 2015-ës kur filluan të shpërthenin edhe “bomabat” “Sidoqoftë, mendoj se sistemi është i komprometuar që nga fillimi, kur u publikuan bisedat e përgjuara në vitin 2015, dhe deri më sot, dhe unë mendoj se ky kompromitim i këtij sistemi nuk arriti të gjejë përgjigje nga institucionet, veçanërisht prokuroria që duhej të vepronte më rigorozisht, në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më efikase për të kthyer të gjithë sistemin në normalitet- tha…
Alsat 2019-07-16T17:26:41+02:00 Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se Prokuroria Publike duhet të konfirmojë se vallë prokurorja speciale Katica Janeva është e përfshirë apo e keqpërdorur në rastin “Reket”. Në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev thotë se e respektojmë prezumimin e pafajësisë, por në të njëjtën kohë të gjitha indikacionet dhe dëshmitë patjetër duhet të procesuohen deri në fund që të dëshmohet faji apo pafajësia e çdo personi të përfshirë në hetime. Zaev tha se me hapjen e këtij rasti demonstrohet luftë e qartë dhe e padyshimtë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kthehet besimi tek shteti juridik,…
Alsat 2019-07-16T16:07:27+02:00 Pas dorëheqjes së një dite më parë të kryeprokurores Speciale Katica Janeva, Komisioni Evropian kërkon që hetimet mbi materialet e përgjuara ilegale të vazhdojnë. Sipas KE-së, është e rëndësishme që të gjithë partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Prokurorinë Speciale Publike. “BE-ja kujton se është e rëndësishme të vazhdohet me rregullimin e llogaridhënies për krimet të cilat janë të lidhura me materialet e përgjuara ilegale.” – thuhet në komunikatën e KE-së. Loading…
Alsat 2019-07-16T16:04:08+02:00 Prokuroria Speciale Publike është e komprometuar dhe ka marrë fund. Katica Janevës duhet t’i shqiptohet paraburgim. Ky është reagimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas hetimit të hapur dje “Reket”. Ai kërkoi edhe zgjedhje të shpejta të parakohshme. Por, njëherësh, lideri i partisë më të madhe opozitare shprehu dyshim ndaj hetimit të Prokurorisë së rregullt, duke e quajtur teatër. Arsyet, sqaroi, janë se Prokuroria nuk ka ngritur procedurë kur ai ka publikuar se është shantazhuar nga Janeva dhe për shkak se, sipas informacioneve të tij, fshihen porositësit e vërtetë të “Reket”-it. Prokuroria objektive në bazë të informacionit…
Alsat 2019-07-16T15:54:11+02:00 Prokuroria Speciale i ofroi ndihmë prokurorëve të cilët po e hetojnë rastin me arrestimin e pronarit joformal të televizionit 1TV, Boki 13, për shkak të indikacioneve se ka qenë pjesë e grupit të ka shantazhuar biznesmenët dhe pastrim parash. Prokurorja Speciale Lençe Ristevska në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi tha se zërat për përfshirjen e Katica Janevës në rastin “Reket” nuk e prishin imazhin e PSP-së si institucion. Loading…
Alsat 2019-07-16T15:44:09+02:00 Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski nuk shef arsye për të marr pjesë në takimin e liderëve, të thirrur nga kryeministri Zaev për ditën e premte. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, Ligjin për Prokurorinë Publike, Regjistrimin e Popullsisë dhe Kodin Zgjedhor diskutohet me muaj mes grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës, por pa progres. Nuk e shoh nevojën e prezencës time në takim në të cilin do të diskutohet për gjithçka, me qëllim krijimin e alibisë dhe nuk do të diskutohet për atë që i nevojitet më së shumti Maqedonisë, data për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si të…

