Alsat 2019-07-16T17:26:41+02:00
Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se Prokuroria Publike duhet të konfirmojë se vallë prokurorja speciale Katica Janeva është e përfshirë apo e keqpërdorur në rastin “Reket”. Në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev thotë se e respektojmë prezumimin e pafajësisë, por në të njëjtën kohë të gjitha indikacionet dhe dëshmitë patjetër duhet të procesuohen deri në fund që të dëshmohet faji apo pafajësia e çdo personi të përfshirë në hetime. Zaev tha se me hapjen e këtij rasti demonstrohet luftë e qartë dhe e padyshimtë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kthehet besimi tek shteti juridik, ndërsa ligjo do të vlejë për të gjithë. Zaev u bëri thirrje edhe biznesmenëve tjerë nëse kanë qenë target i reketit të paraqiten në Prokurorinë Publike.
Loading…



