Alsat 2019-07-12T15:36:13+02:00
Nga shoqata e prodhuesve të mollëve në rajonin e Prespës për Alsat, thonë se stuhia e e fuqishme shkatërroi rreth 30% të prodhimit të përgjithshëm. Dëmi është shumë më i madh se sa duket në momentin e parë dhe vlerësohet në disa milionë euro. Sipas tyre, në të gjithë pjesën nga fshati Slivnica deri në Markova Noga janë shkatërruar rreth 400 hektarë të kulturave të mollës.
Përveç shkatërrimit të prodhimit të këtij viti, janë shkatërruar dhe ato për vitin e ardhshëm. Për këtë vit 2019 dhe 2020, nuk ka shanse që në këtë rajon që ishte kapur nga breshëri të këtë prodhim me sasinë dhe cilësinë e duhur. Për këtë vit është shkatërruar plotësisht prodhimi- deklaroi Sinkron- Ljube Pampuleski – shoqata e prodhuesve të mollëve.
Banorët e Prespës shpresojnë të marrin kompensimin e premtuar dje gjatë vizitës në rajon të Ministrit të Bujqësisë. Kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Goshareski, deklaroi për Alsat se komisionet e përbashkëta komunale tashmë janë në terren dhe do të sigurojnë të dhënat e para për dëmet e pësuara brenda pak ditësh.
Së shpejti do të shpallet një thirrje publike dhe të gjithë ata qytetarë që kanë dëmtime do të jenë në gjendje t’i raportojnë ato- siguroi Zhivko Goshareski, Kryetar I Komunës së Resnjës.
Përndryshe stuhia që goditi rajonin të mërkurën pasdite shkaktoi dëme të mëdha materiale. U dëmtuan makinat për kamp në Krani, ndërkohë që dëme kishte dhe nëpër shtëpi. Për fat të mirë, nuk pati të lënduar. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Resnjës dje ishte marr vendimi që nga buxheti të sigurohen para, që përkohësisht të sigurohen nevojat bazë të popullatës dhe ekipeve profesionale me ujë, prodhime higjienike dhe karburant.
Miki Trajkoski
Loading…