Alsat 2019-08-09T15:25:01+02:00 Orce Kamçev: Dakord.Boki 13: Çfarë bën .Orce Kamçev: Asgjë, ja në shtëpi.Boki 13: Dakord. Të përshëndet zonja.Orce Kamçev: Faleminderit. Përshëndete edhe ti.Boki 13: Edhe unë jam në fund, nuk mund të afrohem.Orce Kamçev: Për sa kohë sepse kam diçka te unë…Katica Janeva: Mos u shqetëso, çdo gjë do të jetë mirë.Orce Kamçev: Dakord, dakord. Nuk ka problem, nuk ka problem. Pas paralajmërimit për detaje të reja tronditëse për rastin “Reket”, sot gazeta italiane “La Verita” publikoi audio incizim ku dëgjohet edhe zëri i prokurores speciale, Katica Janeva. Janeva në reagim me shkrim përmes faqes së Prokurorisë Speciale pohoi…
Author: almakos
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bukosh-Prilluzhë, investim i MIT-së.Asfaltimin e kësaj rruge Kadriu e cilësoi si një arterie shumë të rëndësishme, e cila ua mundëson qarkullimin tri komunave: Obiliq, Vushtrri dhe Mitrovicë, si dhe lidh 17 fshatra mes vete. Me gjatësi mbi dymbëdhjetë kilometra, asfaltimi i rrugës Bukosh-Prilluzhë ka kosto afër dy milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 150 ditë pune të parapara sipas planit dinamik. MIT tanimë është në fazën e asfaltimit të rrugëve të cilat u mundësojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës infrastrukturë moderne, dhe gjatë…
Alsat 2019-08-09T15:13:05+02:00 Përplasje mes pushtetit dhe opozitës edhe pas vidoes së dytë të publikuar në rastin “Reket’. Për këtë rast VMRO DPMNE-ja vijon gishtin t’ia drejtojë pushtetit dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev. Partia e Mickoskit gjithashtu thotë se prokurorja Ruskoska ka humbur kredibilitetin prandaj rasti “Reket” duhet të kalojë te ndonjë prokuror tjetër. Ruskovska me mosveprimin e saj i mundëson Janevës periudhë për fshehje dhe shkatërrim të dëshmive. Ruskovska patjetër të përgjigjet për lëshimet në hetim. Villma Ruskovska nuk ka kredibilitet ta udhëheq këtë rast. Duhet rasti “REKET” të ndërmerret nga prokuror tjetër publik i cili është kredibil dhe…
Ka disa muaj që në opinion është tentuar të prezantohet si absurd fakti që Rilind Berisha, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale. Kjo, sidomos për arsyen se Rilind Berisha ishte vetëm 8 vjeç në kohën e luftës. Por, burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Berisha që punon në Zyrën për Mbrojten e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale, nuk dyshohet për ndonjë “krim” në luftë, por është marrë në pyetje për shkak të dyshimeve se ka nxjerrë informacione sensitive nga zyra.GazetaExpress Në vazhdën e thirrjeve nga Gjykata Speciale, vendi u ‘trondit’ kur…
Alsat 2019-08-09T15:00:13+02:00 Gjysma e fshatrave të Shkupit konsumojnë ujë të pa sigurt, njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik. Si pasojë këto rajone rrezikohen nga përhapja e epidemive. Edhe pse këtë vit nuk është gjetur ndonjë baktarie, nga QPSH thonë se viteve të shkuara vazhdimisht analizat kanë treguar për prezencë të baktereve të ndryshme. Besoni se epidemitë e ujit janë shumë të rrezikshme mund të prekin gjithë popullatën. Derisa kemi mungesë të ujit gjegjësisht ndërprerje, atëherë duhet të përdorim ujë nga marketet se sa të eksperimentojmë duke shkuar në fshatra tjerë për të mbushur ujë. 6:25 Në analiza është gjetur bakteria…
Alsat 2019-08-09T14:58:11+02:00 Instituti i Shëndetit Publik akoma nuk i ka publikuar rezultatet nga analizat e ujit të pijshëm në Tearcë, ku pësuan 350 banorë me virusin rota. Nga ky Institucion apelojnë që uji të mos përdoret assesi për pije. Paniku tek masa është i arsyeshëm. Bisedohet për shfaqje të enterokoliteve që manifestohet me të vjella. Alarmi u pranua dhe ekipet dolën në terren bënë regjistrimin e gjithë situatës. Besojmë se ka ardhur shkaku i pastrimit mekanik të një hidrocentrali dhe uji sërish është lëshuar në lumin Bistrica e cila përdoret për pije,e cila besohet se nuk është kloruar sa duhet…
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore.Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre, duke shtuar se Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në vend. Ai, gjithashtu tha se Qeveria e re me PDK-në, do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është…
Alsat 2019-08-09T14:42:46+02:00 Prokuroria Publike njofton opinionin se incizimet e publikuara në një media italiane lidhur me lëndën “Reket” nuk janë marrë nga Prokuroria. Bëhet fjalë për audio dhe video material të cilat janë pjesë e procedurës hetimore në lëndën përkatëse dhe të cilat deri tek Prokuroria Publike janë dorëzuar nga një dëshmitarë i lëndës. Prokuroria Publike rreth lëndës vepron në mënyrë profesionale dhe jo-selektive. Procedura hetimore është në rrjedh, dhe prokurori publik ka ndërmarrë veprime hetuese që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet gjendja faktike sipas planit të përgatitur i cili siguron hetim të plot mbi rastin. Në rast se…
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI dhe votimin e marrëveshjes së IPA’s që i sjell shtetit 90 milionë euro.Përmes një postimi në Facebook, Sherifi është shprehur i bindur se në legjislaturën e ardhshme NISMA do të përfaqësohet me më shumë se 10 deputetë. “Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si…
Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumba të shtënë nga bashkëshorti i saj.Ajo u vra të martën rreth orës 23:00 në rrugën Hysni Morina në Prizren nga burri i saj. Ndërsa, sot, shumë familjarë, miqë e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren. Ky krimi tronditi mbarë opinionin, duke bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave, ku pati reagime edhe nga politikanët. Burri i të ndjerës pasi kishte vrarë bashkëshortën, e kishte lajmëruar policinë dhe vëllain për krimin makabër. Më…
Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rrezikon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë.Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë te tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore. Kështu që një omeletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në Empire Beach Resort në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350…
Alsat 2019-08-09T14:03:18+02:00 Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetove, në afërsi të daljes për në Matkë. Gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar disa persona. Raportohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në qendrën klinike. Sipas burimeve paraprake makina është me targa të Italisë, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia në vendngjarje po heton rastin. Loading…

