Alsat 2019-08-09T10:55:45+02:00 Në profilin e tij në Facebook, duke shpjeguar arsyet e postimit të videove, gazetari italian me prejardhje sllovene, Laris Gajser publikoi pjesën e dytë të matrialeve të tij mbi rastin “Reket” dhe mbi korrupsionin në Maqedoni. Ai në statusin e tij të rradhës në Facebook dëshiron të tregon se qëllimet e tij janë të sinqerta, dhe se dëshira e tij e vetme është të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur. Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Unë nuk…
Author: almakos
Alsat 2019-08-09T10:49:05+02:00 Dy barnatore në Veles janë mbyllur për shkak të punës së paligjshme rreth furnizimit dhe dhënies së barërave pa receta për persona – konsumues të drogës. Siç kumtoi SPB Veles dje në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike dhe Agjencisë për barëra dhe mjete mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë kreu bastisje në dy barnatore dhe një shtëpi, pronë e V.J.. Me atë rast në barnatore është zbuluar punë e paligjshme rreth furnizimit të barërave dhe dhënies së barërave pa receta për konsumues të drogave narkotike në sasi të mëdha. Nga ana e Agjencisë janë përgatitur procesverbale për mbylljen…
Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2019.Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1, 312. “Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht…
Alsat 2019-08-09T10:30:28+02:00 Në rajonin e Shkupit dje kanë ndodhur tetë aksidente rrugore, prej të cilave në katër janë lënduar më lehtë pesë persona. Në katër të tjerat është konfirmuar vetëm dëm material. Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme ka gjobitur 65 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Katërmbëdhjetë shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve një për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, ndërsa 13 kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit për të. Janë hasur edhe 18 automjete të paregjistruara të cilat gjithashtu…
Alsat 2019-08-09T10:25:55+02:00 Nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë ka sjell rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve dhe rritje edhe të eksportit, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. “Si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë, këmbimi tregtar në vitin 2008 është rritur për 15.8 për qind, ndërsa eksporti është rritur në 5.8 për qind. Në periudhën janar- maj 2019 këmbimi i ndërsjellë tregtar ka vazhduar me trend pozitiv prej 4.7 për qind”, ka shkruar kryeministri Zaev. Loading…
Avokati Tomë Gashi ka zbuluar arsyen se pse zyrtarët policorë të Stacionit të Gjakovës, komandanti Kristë Gjokaj, eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi dhe oficerët Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limani janë pezulluar me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një plaçkitësi të armatosur i cili është kapur në flagrancë dhe pas shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe policëve. Vendimin për suspendim, Gashi e ka quajtur të ngutshëm pasi nuk ka pasur hetime në suaza normale dhe nuk është konfirmuar asnjë argument. Komandant Kristë Gjokaj, epërorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, oficerët…
Alsat 2019-08-09T10:19:18+02:00 Moti i ngrohtë me temperatura shumë të larta nga faza portokalli, të cilat dje e përfshinë gjithë territorin e vendit do të mbajë deri më 14 gusht. Temperatura do të arrijë deri 42 gradë, ndërsa do të ketë edhe UV rrezatim të lartë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Rekomandohet që qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta. Nga Shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke, tension, marramendje dhe lodhje. Ministria e Shëndetësisë, në…
Nën dyshimet se kanë vrarë njërin nga 4 grabitësit që hynë në shtëpinë e tyre, Gjykata në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të shtëpisë N. Nrecaj, ndërsa ka lënë në arrest shtëpiak vëllanë e tij, pasi refuzoi t’ia shqiptojë masën e njëjtë.Babai i vëllezërve Ndrecaj vendimin e Gjykatës e ka quajtur të padrejtë, ndërsa tregon për ngjarjen si kishte dëgjuar britmat e djemve të tij kur kishin hyrë në shtëpi grabitësit. “Para orës 3, djali i madh e ka thirrë djalin e dytë edhe ai ka qenë me mu në gjum, Avni hajde se hajnat kanë hy.…
Sot, e premte në orën 17:00 varroset 32 vjeçari nga komuna e Deçanit, që dyshohet se humbi jetën nga kontakti me rrymën. Kryetari i komunës së Deçanit është shprehur i tronditur ndaj kësaj ngjarjeje tragjike përderisa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. “Zoti u dhashtë forcë e ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Ramosaj Ngushëllime, për humbjen e Shpejtim Shabanajt ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Një drejtues automjeti është arrestuar nga policia me akuzën e mitdhënies. Në pranga ka rënë shtetasi V.B., 22 vjeç, banues në Pejë të Kosovës, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.“Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative” bëri me dije policia. Materialet iu referuan Prokurorisë…
Qytetarët e Shtimes sot do të protestojnë sërish para Gjykatës në Ferizaj kundër vendimit për paraburgim ndaj pronarëve të shtëpisë e cila ishte cak i grabitjes.“Sot me datë 09.08.2019 në ora 11:00 para Gjykatës në Ferizaj vazhdojmë protestën kundër vendimit të Gjykatës që burgosi pronarët e shtëpisë, ku natë më parë u grabitën dhe u plagosën nga grabitësit. Hajni si pasojë e përleshjes morri plagë dhe ndërroj jetë, ne si familjar ndjejmë keqardhje por Nuhi Ndrecaj ka reaguar në vetëmbrojtje” Disa qytetarë të organizuar kanë bërë thirrje edhe mërgimtarëve që tu bashkohen në protestë. “Ne kërkojmë nga Gjykata që ti…
Qindra mijëra myslimanë kanë nisur të arrijnë në Arabinë Saudite për të nisur Haxhin, pavarësisht temperaturave të larta dhe tensioneve politike në rritje në këtë rajon.Në Haxhin e këtij viti pritet të marrin pjesë një numër i madh i pelegrinëve nga Irani, qeveria e të cilit ka bojkotuar këtë ngjarje, pasi besohet se 2,300 pelegrinë, shumica prej tyre iranianë, janë shtyrë për vdekje gjatë një rituali afër Mekës më 2015. Haxhi këtë vit nis më 19 gusht dhe përfundon më 24 të po këtij muaji derisa ritualet e tij pritet t’i përfundojnë 2 milionë persona nga 2 miliardë myslimanë sa…

