Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth deklaratave të Glauk Konjufcës i cili tha se kryeministër patjetër duhet të jetë Kurti, edhe nëse bëhet koalicioni LDK-VV. E me politikat e Kurtit, nuk pajtohet Kelmendi.Kelmendi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk pajtohet me qëndrimet joparimore të Albin Kurtit për ekonominë e tregut. “Unë nuk kam asgjë kundër Albinit, unë jam kundër qëndrimeve jo parimore të Albini Kurtit për ekonominë e tregut”, ka thënë Kelmendi. Ai gjithashtu ka edhe një sugjerim për Konjufcën rreth deklaratës së…
Author: almakos
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.Kelmendi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se LDK’ja mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, një parti me të cilën ai vetë ka pasur vazhdimisht përplasje. Sipas Kelmendit, LDK’ja do të mund të lidhte koalicion me patinë e Albin Kurtit “për shkak të interesit”. Por, ai ka paralajmëruar partinë e tij se një koalicion me VV’në do të mund t’i bënte dëm LDK’së dhe një qeverie që…
Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një bisedë me Sabri Hamitin në lidhje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëri ish-kryetar i LDK’së e tjetri kryetar aktual i saj.Kryeziu tregon se si Sabri Hamiti i kishte thënë se “Ti e solle Fatmirin në krye të LDK’së!”, derisa Kryeziu e pranonte këtë edhe nëse ishte akuzë, por gjithashtu ia kujtoi aso kohe Hamitit – “ishe ti ai që e solle Isa djalin në krye të LDK’së”. Kryeziu kishte shtuar se tash mbetët të shihet vetëm se cili është dështak më…
Ministri i Brendshëm i Qeverisë Italiane, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka treguar se sot ka nënshkruar një dekret për dëbimin e një kosovari nga shteti i Italisë.Fjala është për 43-vjeçare me inicialet M.M., i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit. “Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit”, ka shkruar ministri në Facebook. Ai gjithashtu bëri një thirrje të largohen të gjithë ata që dëshirojnë luftë…
Kandidati demokrat për garën presidenciale në SHBA, Bernie Sander, ka premtuar se nuk do të fshehë ndonjë informacion nëse mëson se ka të dhëna ndaj UFO’ve, duke treguar se do të kërkojë menjëherë sa ta marrë postin e presidentit.Duke folur në radio lokale gjatë së martës, i pyetur nga gazetari nëse do të publikojë të dhëna rreth alienëve nëse zgjidhet president, Sanders u përgjigj pozitivisht. “Më lejoni t’ua them këtë: gruaja ime do të kërkonte që ju ta dini” tha ai me humor. Por gazetari përsëri insiston që ta bëjë këtë premtim, dhe Sanders i përgjigjet “Në rregull, do të…
Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë Lega të Italisë, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se mosmarrëveshjet me partnerët e koalicionit nuk mund të përmirësohen.Një përpjekje e dështuar nga Lëvizja e Pesë Yjeve për të shmangur planet për një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë tregoi se koalicioni nuk mund të qeveriste më, tha ai. Udhëheqësi i partisë Lëvizja e Pesë Yjeve, Luigi Di Maio, tha se partia e tij nuk ka frikë nga zgjedhje të reja. Partia e Salvinit është shumë përpara në sondazhet e opinioneve, kryesisht për shkak të qëndrimit të tij kundër emigracionit të paligjshëm.…
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar 22 gushtin si datë për shpërbërjen e legjislaturës aktuale.I pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pse data e shpërbërjes së Kuvendit nuk është caktuar më herët, ai është përgjigjur: “Është shtyrë për shkak që Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtua me Partinë Demokratike të Kosovës”. Sipas tij, LDK u pajtua me PDK’në për 22 gushtin “për shkak se LDK s’ka kandidat për kryeministër”. Konjufca ka thënë se nëse Kuvendi do të shpërbëhej më herët, “LDK’ja do…
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar lidhur me, siç ka thënë, propagandën e përhapur nga Beogradi për Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes.Nëpërmjet një komunikate, kjo ministri rithekson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për qytetarët e Serbisë. Ministria thotë se sipas nenit 3 të Marrëveshjes së Brukselit për Lirinë e Lëvizjes ‘Secila palë mund të aplikojë një sistem përmes të cilit kartat e identitetit do të shoqërohen me dokumente të shkruara ‘hyrje / dalje’ për personat nga pala…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një intervistë në emisionin Pressing në televizionin T7, ka numëruar pesë arsye se pse duhet LVV’ja të jetë në qeveri.Konjufca ka thënë se arsyeja e parë është fakti që Kosovës i duhet një qeverisje social-demokratike e të koncentrohet në kushtet e punëtorëve, prodhimtarinë vendore e në pacientë e nxënës. “programatiko –konceptuale, koha momenti i fundit që Kosovës i duhet një qeverisje social-demokratike, duke u koncentruar në punëtorë që kanë kushte të rënda, në papunësi, në forcimin e prodhimtarisë vendore, të koncentrohemi te pacienti e nxënësi” tha deputeti i LVV’së. Ndërsa, ai tha se…
Deputeti dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7, ka thënë se LDK’ja ndikohet shumë nga partneri i koalicionit dhe sikur VV të bën koalicion me LDK’në, do t’i fuqizojë shumë zërat brenda LDK’së që janë anti-PDK. Ai gjithashtu thas se opozita aktuale mund të bëhet qeveri e ardhshme.“LDK’ja është heterogjene nga brenda, andaj LDK’ja ndikohet shumë nga partneri i koalicionit. Meqenëse LDK’ja ka qeverisë gjatë me PDK’në atëherë aty kanë ardhur në shprehje figura që janë ndje shumë mirë dhe kanë pasë komoditet në qeverisje me PDK’në. Andaj unë mendoj që…
Gjendet trupi i pajetë i një studente në Universitetin e Kembrixh, e cila u hodh nga një avion gjatë vizitës së saj në Madagaskar.Shefi i policisë i cili ka drejtuar kërkimin e Alana Cutland prej gati dy javësh, tha se fshatarët vendas e gjetën trupin e 19 vjeçares, dhe se ajo është identifikuar paraprakisht nga ngjyra e saj e flokëve, këpucët dhe veshjet. Rreth 400 vendas dhe 15 policë kanë qenë në kërkim të studentes të Universitetit të Kembrixhit që nga 25 korriku, kur ajo raportohet se hapi derën e avionit me të cilin po fluturonte dhe shkoi drejt vdekjes…
Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësoreRrugëtimin e tyre e ndërprenë për disa minuta. U detyrua të ndalet për të kërkuar ndihmë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente. E ky nuk ishte rasti i vetëm. Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësore, raporton T7. Duke parë këtë situatë, një ekip nga Qendra e Mjekësisë Urgjente do të qëndrojë gjatë gjithë javës në sheshin kryesor të Prishtinës, që t’u dalë në ndihmë qytetarëve. E, për disa qytetarë, këto temperatura janë të përballueshme. Të tjerët kanë gjetur disa mënyra…

