Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar në lidhje me fuqinë e partive politike në vende të caktuara.Deputetja ka thënë se puna e bastioneve është bërë mesele. Ajo, nëpërmjet rrjetit social Facebook, është shprehur se disa parti hidhërohen në momentin kur një parti tjetër bëhet më e fortë. “Kjo puna e bastioneve është bërë mesele. Disa parti kujtojnë se ja u ka lanë baba këto farë bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur një parti tjetër behet e forte në të ashtuquajturat bastionet e tyre. Po ky vend është i lire…
Author: almakos
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime edhe në rastet kur ka tejkalim të mbrojtjes së nevojshmeNë orët e hershme mëngjesin e së mërkurës, hajnat ia mësynë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime. Njëri nga ta, Fehmi Gashi, u rrah për vdekje nga pronari i shtëpisë, dhe i vëllai i tij, ndërsa të tjerët me 24 mijë franga zvicerane, u arratisën. E Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji për të dy vëllezërit e familjes Ndrecaj, pasi e cilësuan rastin si vrasje. Kështu njëri nga vëllezërit u ndal në paraburgim e tjetrit iu vu masa e sigurisë, arrest shtëpiak, nga Gjykata…
Kuvendi i Komunës së Tuzit, me votat e këshilltarëve të pranishëm, miratoi vendimin për ngritjen e monumentit përkujtimor, kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në oborrin e shkollës fillore në Triesh, donacion i bashkëvendësve nga “Fondacioni Trieshi” në SHBA.Kryetari i Tuzit, Nikë Gjeloshaj, ka thënë se kanë kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe se vendimi i sotëm ka qenë hapi përfundimtar drejt realizimit të asaj që përbën respekt për të kaluarën. Ky bust do të vendoset në platonë e shkollës fillore me po të njëjtin emër, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Triesh. “I kemi kaluar të gjitha procedurat ligjore, e kemi miratuar propozim-vendimin…
Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Hoxhë Halil Kastrati, ka ftuar në dasmën e djalit të tij kreun e PDK’së, Kadri Veselin dhe një ndër figurat më të rëndësishme të kësaj partie, Sami Lushtakun, ku të gjithë së bashku kanë shkrepur një fotografi edhe pse këta të fundit dukeshin se kishin përçarje mes vete nga momenti kur Veseli vendosi t’i largojë nga partia e tij të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë.Si rezultat i këtij vendimi të Veselit filluan dorëheqjet. Zëvendësministri Agim Çeku, ministri Besim Beqaj, kryetari i degës së PDK’së në Klinë Sokol Bashota, Zenun Pajaziti i…
Forcat e Qeverisë së Sirisë kanë vendosur nën kontroll territorin e kryengritësve në veri-perëndim të vendit, thanë mediat shtetërore dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Londër.Marrja e al-Sahr në provincën veriore Hama erdhi pas rivendosjes së kontrollit në dy fshatra tjera dje, pasi ushtria deklaroi fundin e armëpushimit të shkurtër më herët këtë javë. Opozita siriane për momentin e kontrollon vetëm rajonin e Iblidit, i cili shpesh herë është sulmuar nga forcat e Assadit. Në anën tjetër, Erdogan nga Turqia ka thënë se së shpejti vendi i tij do ta fillojë një ofensivë të re…
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Tabanovc dhe Bllacë automjetet ndalen nga 30 deri 60 minuta, në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugë, siç potencojnë, po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugë nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka, ka ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo posaçërisht…
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka biseduar me avokatin e ish-ushtarit te UÇK-së, Tomor Morinën që po mbahet në paraburgim ne Maqedoni sipas një fletëarresti nga Serbia.Veseli tha se Tomori se shpejti kthehet në Kosovë. “Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit…
Të shohim mbeturina vend e pa vend është bërë dukuri e zakonshme në vendin tonë.E njëjte po ndodh edhe në njërin nga qytetet më të bukura në Kosovë, Prizrenin. Në një qytet kaq të bukur me vlera të mëdha historike mirëpo me njerëz të pandërgjegjshëm ku prishin imazhin duke hedhur mbeturina mbi lumin e këtij qytetit. Ndryshe, ka disa ditë që në këtë qytet ka filluar festivali Dokufest.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot, në takime të ndara, Michel Soula, shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, të shoqëruar nga drejtori i Ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s(NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer dhe këshilltar nga ekipi i NALT-it.Së pari, Ministri Berisha e falënderoi shefin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s për angazhimin e NATO-s për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe Ekipin e NALT-it, si dhe për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj, njofton…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, ndërsa si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë një 4-vjeçare.Dy këmbësorët janë goditur në momentin kur kanë dashur të kalojnë rrugën në zebra. Nënë e bijë u goditen me veturë rreth orës 11:30, ndërsa kalimtarë të rastit i kanë dërguar në Emergjencën e Podujevës. Sipas dëshmitarëve, Policia është vonuar për rreth 1 orë. Nga ky aksident ka pësuar edhe nëna vajzës, ndërsa 4-vjecarja është goditur më rëndë me ç’rast edhe ka ndërruar jetë. Vetura ishte në lëvizje me…
Një familje nga Kosova është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia kthejë djalin nga Siria.Ai kishte shkuar atje së bashku me gruan, pasi ishte radikalizuar gjatë kohës sa ishte duke punuar në Sarajevë. Një organizatë joqeveritare nga Kaçaniku ka bërë disa kontakte me shumë kosovarë në Siri dhe planifikon t’i kthejë pesë familje, nëse një gjë të tillë nuk e bëjnë autoritetet.
LDK ia kishte mundësuar tre vite më parë Hashim Thaçit që të ulej në pozitën e presidentit të Kosovës, pas një marrëveshje për koalicion që kishin bërë kur Isa Mustafa vendosi që të ikte nga VLAN-i. Tash kur zgjedhjet janë afër, lideri i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa po i shpreh haptas ambiciet për t’u ulur në karrigen e Presidentit. Ai ka thënë se marrëveshja për koalicion do ta implikojë edhe pazarin për kreun e shtetit, shkruan Gazeta ExpressGazetaExpress Në vitin 2014-të në skenën politike ishte krijuar një bosht që synonte të krijonte një koalicion pas zgjedhor me qëllim…

