Author: almakos

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj vendimit për shpallje të konkursit për plotësimin e pesë pozitave në konkurs të jashtëm nga ana e Ministrisë së Integrimeve Europiane.O’Connell reagoi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Kosova e ka për obligim që të bëjë rekrutimin e të rinjve të cilët janë aftësuar në kuadër të skemës Young Cell Scheme. Skema në fjalë është një ndër projektet më të mëdha të BE’së në Kosovë. Projekti u mundëson studentëve të nivelit Mastër në Kosovë që të fitojnë bursa në universitete europiane. Psa përfundimit të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot gjatë ditës ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit Bajram Velijaj, 61-vjeçar, nga Prizreni, me dyshimet se më 6 gusht e vrau gruan e tij Armenda Aliun. Gazeta Express ka biseduar me palën mbrojtëse të Velijajt. Sipas avokatit, Orhan Rekathati, klienti i tij, Bajram Velijaj e ka pranuar se e ka gjuajtur bashkëshorten me armë zjarri dhe se është shprehur i penduar për rastin.GENTIANA HASANI Doli nga shtëpia pas një fjalosjeje që kishte pasur me bashkëshortin e saj. Por, rrugës për të hipur në…

Lexo më Shumë

Burgjeve në Britani të Madhe po u shtohet numri i shqiptarëve. Kryesisht shqiptarët në Britani arrestohen për trafikim me narkotikë, por nuk mungojnë dënimet për vepra tjera kriminale.Numrat e lëshuara nga Ministria e Drejtësisë në Britani, tregojnë se shqiptarët tani janë më të shumtë në burgje britanike se sa polakët. Gjithsej janë 876 të burgosur shqiptarë nga 9089 të huaj të burgosur në këto burgje. Numri është dyfishuar prej vitit 2015 kur ishte raportuar për vetëm 475 shqiptarë të dënuar. Daily Mail i ka kushtuar një shkrim grupeve kriminale shqiptare për jetën e tyre të jashtëligjshme. “Grupe të organizuara shqiptare…

Lexo më Shumë

Deri në katër orë e 20 minuta qytetarët po presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), thuhet se pritje të tilla po ka edhe në pikat tjera kufitare. “Kufiri Merdare : pritja është 4 orë e 20 minuta deri 4 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Një 4-vjeçare është goditur sot për vdekje nga një veturë në qytetin e Podujevës. Si pasojë e goditjes nga vetura, ajo ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare.Viktima ishte duke lëvizur në qendër të qytetit të Podujevës, së bashku me nënën e saj, në momentin kur është goditur nga vetura, kanë thënë familjarët e viktimës për Blic. E lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë ka mbetur edhe nëna e 4-vjeçares e cila është duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK. Rastin e ka konfirmuar edhe policia, të cilët kanë thënë se vdekja e viktimës është konstatuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-08T16:10:40+02:00 VMRO DPMNE-ja opozitare vlerëson se video materiali i publikuar në Itali lidhur me rastin “Reket” është dëshmia më e mirë se kryeprokurorja e PSP-së Janeva ka qenë ekzekutuese e reketit milionësh. VMRO-ja kërkon përgjegjësi për autorët e rastit por edhe nga prokurorja publike Villma Ruskoska. [embedded content] Pas videos së sotme, është e qartë pse hetimi ka mbetur në vend, ndërsa Ruskosa bashkë me Katicën janë në pushim. Është e pamundur që i gjithë opinioni të flasë dhe të dijë për reketin, vetëm Villma Ruskoska të mos e dijë se çfarë ka ndodhur. Është e pamundur që i…

Lexo më Shumë

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve. Edhe për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun ishte e tillë derisa u shpall fitues. Por ëndrrat kthehen në makth nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 36-vjeçari.Pas një hetimi intensiv disa mujor Prokuroria mbylli hetimet dhe e dërgoi Tupin të pandehur në Gjykatë së bashku me një drejtor shkolle që ka vulosur dokumente false dhe e ka diplomuar, në një kohë që i dyshuari nuk e kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin. Në dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës, Dashor Hysa, që do të gjykohet me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-08T15:52:50+02:00 Sot Këshilli i Komunës së Ohrit votoi moratorium të përkohshëm për ndërtimin e objekteve të reja si dhe për miratimin dhe zbatimin e planeve dhe procedurave urbane për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, si pjesë e rekomandimeve të UNESCO-s, që rajoni rreth Liqenit të Ohrit ta ruajë statusin botëror, që e ka nga viti 1980. Plani i veprimit parashikon gjithashtu heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e mbrojtur deri në mesin e vitit 2021. Shumë nga objektet hotelierike përgjatë gjithë bregut të liqenit të Ohrit kanë marrë tashmë vendime nga…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Strellc i Epërm në Deçan. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Policia ka bërë të ditur se për më shumë detaje lidhur me rastin do të lëshojë komunikatë për media. Sot ndërkaq si pasojë e rrymës u bë e ditur se ka vdekur edhe një person në Suharekë. Sipas Policisë, ai ishte sjellë pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-08T15:43:24+02:00 Qeveria nuk sheh ndonjë konflikt interesi në vendimin për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit ndërmarrjes “Topolki”, ku menaxhohet nga Todor Angjushev, vëllai i zv/kryeministrit Koço Angjushev. Pasi që Alsat një ditë më parë publikoi se 32 parcela që mbulojnë një sipërfaqe totale prej mbi 9.000 metër katror janë dhënë me qira nga qeveria për Topolki, Qeveria ka sqaruar se e gjithë procedura është e ligjshme. Procedura e kontratës për qiradhënien afatgjatë të tokës në pronësi të shtetit kryhet dhe bazohet vetëm në raste me interes publik, ku përfshihen edhe hidrocentralet e vogla, e jo…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-08T15:38:48+02:00 Në çantë të kompanisë së njohur “Luj Viton”, biznesmeni Orce Kamçev në shtëpinë e tij i ka vendosur paratë të cilat u janë dorëzuar të dyshuarve për zhvatje- Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec. Këtë me video incizim e pohon gazeta italiane “La Verita”, e cila tregon se si numërohen bankënotat dhe një listë me euro të vendosura në çantë, e cila përfundon në duart e “mysafirëve”. Data në video është 20 shkurti i këtij viti, kur i dyshuari Kamçev ishte në arrest shtëpiak për rastin e Prokurorisë Speciale, “Perandoria”. Gazeta në fjalë gjithashtu ka…

Lexo më Shumë

Diku 700 emigrantë që po punonin në nja fabrikë të përpunimit të ushqimit pa dokumentacione janë arrestuar në Misisipi. Ky është aksioni më i madh kundër emigrimit që është zhvilluar në ndonjë shtet të ShBA’së.Të dyshuarit u vendosën në qendra paraburgimi në gjashtë qytete të ndryshme të Misisipit. Operacioni u shoqërua me protesta nga të afërmit dhe miqtë e emigrantëve të arrestuar, që kërkonin lirimin e tyre. Sipas dëshmitarëve disa nga emigrantët u përpoqën të largohen, por autoritetet arritën t’i kapin. Pjesa më e madhe e emigrantëve, 680 prej tyre janë nga Amerika Latine. Zyrtarët e agjencisë së Emigracionit dhe…

Lexo më Shumë