Alsat 2019-08-08T15:38:48+02:00
Në çantë të kompanisë së njohur “Luj Viton”, biznesmeni Orce Kamçev në shtëpinë e tij i ka vendosur paratë të cilat u janë dorëzuar të dyshuarve për zhvatje- Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec. Këtë me video incizim e pohon gazeta italiane “La Verita”, e cila tregon se si numërohen bankënotat dhe një listë me euro të vendosura në çantë, e cila përfundon në duart e “mysafirëve”. Data në video është 20 shkurti i këtij viti, kur i dyshuari Kamçev ishte në arrest shtëpiak për rastin e Prokurorisë Speciale, “Perandoria”. Gazeta në fjalë gjithashtu ka publikuar bisedë audio ku Boki 13 e siguron Kamçevin se do të lirohet nga paraburgimi.
Biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit
Boki 13: Të hënën do t’u lirojnë.
Orce Kamçev: Dakord.
Boki 13: Me siguri, më së voni të martën, Supremja do t’u lirojë.
Orce Kamçev: Por, në Gjykatën Supreme…nuk mund të vijë deri në Supreme të hënën.
Boki 13: Deri atëherë do të vijë. Prokuroria Speciale nuk do të përdor mjete të jashtëzakonshme juridike, nuk do të përdor asgjë nga kjo.
Orce Kamçev: Kurse Apeli?
Boki 13: Apeli do t’ju refuzojë, ju ankoheni në Apel, të jeni të gatshëm. Ankoheni në Supreme në shkallë të dytë. Këshilli thirret automatikisht në mendimin parimor juridik. Katica nuk do të përdorë mjete të jashtëzakonshme juridike për ta vazhduar, për ta zvarritur momentin, të hënën apo të martën ju jeni të lirë”.
Prokuroria nuk jep detaje nëse kanë njohuri rreth videos së publikuar në gazetën italiane, nëse është pjesë e dëshmive dhe si ka përfunduar në opinion.
Të gjitha provat që Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i ka në rastin për të cilin interesoheni do t’i prezantojë para gjykatës kompetente në rast të një procesi gjyqësor. Lënda është në fazë hetimore në të cilën vazhdimisht po punohet për të siguruar të gjitha provat”-thonë nga Prokuroria për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionin.
U prononcuan edhe nga Prokuroria Speciale. Për PSP-në, incizimi konfirmon pa dyshim se nuk ka asnjë lidhje midis asaj që thuhet në video dhe kërkesave të tyre për të siguruar të dyshuarit, pasi që Kamçevin në liri e lëshoi Gjykata Supreme, megjithëse ata kanë kërkuar të qëndrojë në paraburgim.
Më 21 shkurt 2019, kjo Prokurori Publike paraqiti propozime në Gjykatën Supreme për të refuzuar ankesat si të pabazuara dhe të vërtetohen vendimet e Gjykatës së Apelit për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak. Gjykata Supreme, edhe krahas propozimeve të tilla të kësaj Prokurorie Publike, më 4 mars 2019 mori vendime me të cilat janë pranuar ankesat për tre persona, vendimet e Gjykatës së Apelit të Shkupit janë tjetërsuar dhe masa e arrestit shtëpiak u shfuqizua. Shpresojmë që ky sqarim t’i ndalojë të gjitha spekulimet në lidhje me këtë Prokurori Publike me rastin Reket”-thobë nga Prokuroria Speciale.
Prokurori republikan Lubomir Joveski thotë se incizimi nuk ka dalë në opinion nga Prokuroria. Ai në një intervistë për “Republika”, thotë se Prokurorja Speciale në dorëheqje Katica Janeva nuk është thirrur në pyetje për rastin Reket, por nëse vendosin se është e nevojshme ajo do të merret në pyetje. Ndërkohë, autori i stories së sotme në gazetën italiane, gazetari Laris Geisser, në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se do të vazhdojë me storien për rastin Reket.
ALSAT
Loading…



