Author: almakos

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur dje në Klinë të Ulët.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes 3 veturave, shkruan lajmi.net, nga të cilat njëra ka qenë zyrtare. Lëndime kanë pësuar pesë meshkuj, dhe dy femra. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq që nuk dihet për detaje të tjera.  

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-09T13:00:10+02:00 Prokurori shtetëror, Lubomir Jovevski thekson për A1 se të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin “Reket” do të dëgjohen dhe do hetohen. “Ne nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, nëse dikush ka kryer ndonjë krim. Theksoj që ky rast është veçanërisht një krim. Hetimi për rastin po vazhdon, dhe të gjitha veprimet hetimore po merren nga prokurori publik në mënyrë që të sigurohen prova që do të sigurojnë një plan për hetim të plotë të rastit”, tha Joveski. Ai theksoi se prokuroria nuk po vepront në mënyrë…

Lexo më Shumë

Analisti politik Belul Beqaj ka vlerësuar situatën politike në vend dhe ka parashikuar zhvillimet e mundshme në skenën politike.Sipas tij Kosova është në një udhëkryq të madh. “Kosova është në udhëkryq. Rreziku se do t’i përjetojmë sërish veprimet që e kanë sjellë Kosovën në udhëkryq janë më të mundshme sesa dalja në rrugë të alternativës premtuese. Skena politike, pak a shumë, mbetet e njëjtë, ndryshime reformuese zgjedhore dhe kushtetuese nuk ka, ndërsa Gjykata Speciale nuk e ka ndarë “shapin prej sheqerit”, kështu që mund të votohen edhe të dyshuarit potencialë për krime të luftës”, ka thënë Beqaj. Madje, sipas tij…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-09T12:44:55+02:00 “Si prokuror i lëndës për rastin “Perandoria”, që tani është në qendër të vëmendjes dhe rreth të cilit po qarkullojnë një numër i madh i spekulimeve, vlerësoj se është e domosdoshme që për opinionin të ndaj disa informata, pikërisht në drejtim të parandalimit të këtyre spekulimeve”, kështu e fillon deklaratën e saj për media prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, emri i së cilës përmendet në audio incizimin e ri që e publikoi “La Verita”. “Gjatë muajit gusht të vitit 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski kanë tentuar që të ndikojnë në para hetimin që në atë…

Lexo më Shumë

Vetëvvendosje tashmë i ka bërë ftesë LDK-së që të shkojnë me një listë në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti. Madje shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca bëri edhe propozim konkret duke përmendur postet udhëheqëse që do t’i merrnin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.  Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti  në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe që sipas tyre është LDK.Gazeta Express Kreu i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, ka folur edhe për mundësinë…

Lexo më Shumë

Gazetari kosovar, Parim Olluri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ka marrë ftesë nga policia për tu paraqitur në stacion në të kundërtën do të arrestohet.Olluri ka shkruar se është duke e pritur orën 14:00 kur edhe i është caktuar koha për paraqitje në polici. “Jam duke pritur oren 14:00. Per t’u bindur se a po shnderrohet Policia ne marionete te grupeve te interesit, te cilet jane protagoniste te shkrimeve te mediave”, ka shkruar Olluri. Kjo ftesë nga policia gazetarit i ka ardhur për arsye të ankesës së Gani Gecit rreth një shkrimi në gazetën online ‘Insajderi’.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-09T12:01:08+02:00 Prokurorja speciale Publike ka reaguar ndaj materialeve të reja të publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita” sot në mëngjes, ku pretendohet që dëgjohet zëri i saj duke biseduar me biznesmenin Orce Kamçev. Janeva thotë se ajo ka biseduar me Kamçevin në cilësinë e prokurores dhe se e gjithë kjo është realizuar për të nxjerrë sa më shumë informacione dhe se ka qenë pjesë e hetimit të mëtejshëm. “I kam dëgjuar incizimet e postuara në portale që kanë lidhje me rastin “Reket”. Jam e habitur se si veprimet e mia si prokurore speciale vihen në korrelacion me rastin…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar të premten ambasadën amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një hartë që tregon rrugën që është propozuar të përshkohet në një protestë të paautorizuar qeveritare në Moskë.Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë përmes një deklarate se ka nisur thirrje për intervistim te zyrtari i lartë amerikan, lidhur me këtë veprim të ambasadës. Protestat e thirrura kundër qeverisë më 3 gusht, janë organizuar nga figura opozitare. “Ne kemi theksuar se e konsiderojmë publikimin e rrugës si promovim për pjesëmarrje në protestë dhe thirrje për veprim, që…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës dje ka bastisur tri lokacione të ndryshme në qytetin e Ferizajit pas dyshimit për organizim të skemave piramidale.Bastisjet kanë ndodhur në rrugën “12 Qershori”, “Medline Olbrite” dhe “Sadik Tafarshiku”. Në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur gjithsej 14 kompjuterë, tre printer, tiketa të printuara dhe kartmoneva të valutave të ndryshme. Nga kontrollimet në tri lokacionet 4 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

337 pjesëtarë, në mesin e tyre 52 femra, 22 prej komuniteteve pakicë e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9 javor, dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.Rekrutët e rinj e kanë bërë betimin të premten, në një ceremoni të organizuar në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Kjo është gjenerata e parë e rekrutëve që i bashkohen FSK-së pas mandatimit me misionin e ri. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka kërkuar nga pjesëtarët e rinj që kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së me mandatin e ri, si ushtri e Kosovës. “Jam i lumtur që ju jeni…

Lexo më Shumë

Zyrtarët shtetëror po vazhdojnë që t’i keqpërdorin veturat zyrtare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend, raporton Gazeta Express.Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta. Vetura që mban target 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë. Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare. Gazeta Express ka raportuar para disa muajve se si një zyrtar e kishte përdorur…

Lexo më Shumë