Alsat 2019-08-09T12:44:55+02:00
“Si prokuror i lëndës për rastin “Perandoria”, që tani është në qendër të vëmendjes dhe rreth të cilit po qarkullojnë një numër i madh i spekulimeve, vlerësoj se është e domosdoshme që për opinionin të ndaj disa informata, pikërisht në drejtim të parandalimit të këtyre spekulimeve”, kështu e fillon deklaratën e saj për media prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, emri i së cilës përmendet në audio incizimin e ri që e publikoi “La Verita”.
“Gjatë muajit gusht të vitit 2018, të dyshuarit Jordan Kamçev dhe Cvetan Pandeleski kanë tentuar që të ndikojnë në para hetimin që në atë periudhë ishte drejtuar kundër tyre dhe personave të tjerë, duke shfrytëzuar miqësinë time me z. Vanço Çifliganec. Për këtë situatë unë gjatë një mbledhjeje kam njoftuar Katcia Janevën dhe prokurorët e tjerë prezent në mbledhje, gjithashtu kam njoftuar edhe ekipin tim të hetuesve. Gjatë takimit që u mbajt në hapësirat e PSP-së, z. Vanço Çifliganec tentoi që të merr informata për procedurat ndaj “miqve të tij”, Cvetan Pandeleski dhe Jordan Kamçev. Zotit Çifliganec qartë ia bëra me dije se nuk vjen parasysh që të bisedojmë çfarë do qoftë lidhur me lëndën. Janë plotësisht të pavërteta të thënat e të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilin ia lejoi vetes që të përdor emrin tim. Vlerësoj se qëllimi i kësaj është diskreditimi im si prokurorë i cili po ndjek procedurën kundër tij”, thotë mes tjerash në reagimin e saj prokurorja Lile Stefanova.
Loading…



