Author: almakos

Epidemia e etheve të minjve po shpërndahet me një intensitet të shtuar në Kosovë. Madje, nga këto ethe është prekur edhe një i ri nga Juniku, i cili po lufton për jetën.Brenda Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po lufton me jetën një 21-vjeçar. Ai është prekur nga ethet e minjve. Kjo sëmundje që ka kapur të riun nga Juniku vjen nga brejtësit, pra çdo kontakt i minjve me ushqimin qe konsumon njeriu e bart këtë virus. Se ky virus ka filluar të përhapet në Kosovë, alarmojnë edhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton T7. Nga ky institucion…

Lexo më Shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Suharekës. Ajo e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.“Kafe në Suharekë me aktivistët tanë të shkëlqyeshëm e të palodhshëm; bashkëbisedim i hapur me të rinjtë, gratë dhe mërgimtarët tanë” shkroi ajo. Osmani nuk e la as pa e falënderuar edhe kryetarin e sapo zgjedhur të degës së LDK’së në Suharekë, Ardian Shalën. “Faleminderit kryetarit të ri të degës, Dr.Ardian Shala, që na bëri bashkë”. Vjosa Osmani është njëra ndër deputetet më të votuara në Kuvendin e Kosovës.…

Lexo më Shumë

Ka dy muaj prej kur banorët e Komunës së Gjilanit janë në krizë për ujë të pijshëm.Kjo po ndodh si rezultat i kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin në masë të konsiderueshme të furnizimit me ujë në këtë qytet, raporton KTV. Derisa niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të të reshurave atmosferike, ka rënë dukshëm. Qytetarët thonë se, në mungesë të ujit të pijshëm, po hasin në vështirësi të shumta. Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijes, derisa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi. Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit…

Lexo më Shumë

“Një plazh i tërë” veç për Hashim Thaçin, kështu shkruan gazeta beogradase “Blic”, duke njoftuar se presidenti i Kosovës është duke i kaluar pushimet në Bodrum të Turqisë në një pallat ultraluksoz.Nuk dihet nëse vërtetë Hashim Thaçi ka qenë ose ndodhet për pushime në Bodrum, një vend i preferuar edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pasi ai zakonisht nuk bën njoftime për se ku i kalon pushimet verore. Presidenti, nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, në internet, ka thënë se ndodhet në Kosovë, duke bërë të ditur se ka kaluar ditën në Prevallë e në bjeshkët e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruair O’Conell kanë reaguar për faktin se sekretari ekzekutiv i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, ende mbetet në këtë pozitë.Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se qëndrimi i Shalës në detyrë krijon mosbesim tek qytetarët për zgjedhje dhe punësim të bazuar në merita. Kosnett gjithashtu shtoi se drejtimi i duhur për të gjithë është dorëheqja. “Kreu i pakualifikuar i KPCVA Naser Shala mbetet në detyrë, duke minuar besimin e qytetarëve për zgjedhjen e…

Lexo më Shumë

Në fund të gushtit pritej të realizohej një vizitë e rëndësishme në rajon, e një zyrtari të lartë amerikan.John Bolton, këshilltari kryesor për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, do të vizitonte Prishtinën e Beogradin, për të folur rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, një vizitë e tillë është anuluar dhe nuk do të realizohet këtë muaj. Janë dy arsye kryesore për shtyrjen e udhëtimit: rënia e qeverisë së Kosovës dhe vazhdimi i taksës. Në një komunikim nga Uashingtoni, që KTV-ja e ka parë, thuhet se Boltoni mezi po pret të vijë, porse kjo do të…

Lexo më Shumë

Aida Gashi disa ditë më parë u dënua nga Policia e Kosovës ,e një gjobë prej 100 eurove, pasi që, ka qeshur me zë të lartë në një mesnatë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.Për këtë rast ka pasur reagime të shumta e po ashtu edhe një protestë. Por, momenti kur Policia e Kosovës, e ka gjobitur qytetaren nuk ishte bërë publik, shkruan Indeksonline. Ndërsa tani është publikuar edhe videoja teksa polici i PK’së e dënon Aida Gashin. U dënua nga policia pasi qeshi me zë të lartë, Indeksonline siguron videon e rastit

Lexo më Shumë

Policia europiane arrestoi 70 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të fëmijëve ndërmarrë në disa vende europiane, që mundësoi identifikimin e 53 minorenëve si viktima potenciale, njoftoi sot Europol.“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi Europol në një komunikatë. Operacioni ka çuar në arrestimin e 34 personave për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 individëve të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin. “Më shumë se 127 000 individë, 63 800…

Lexo më Shumë

Aleanca Kosova e Re është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme që duket se janë në prag.Vesel Makolli, sekretari i kësaj partie, ka thënë se jo vetëm që do ta kalojnë pragun, por do të fitojnë rreth 10%. “Ne në start jemi për të garuar vetëm. Jemi aktiv sepse zgjedhjet i kemi pritur çdo moment. Jemi modest, më shumë po punojmë, më pak po flasim”, ka thënë Makolli në Klan Kosova. “Po qëndrojmë mirë në çdo degë dhe nëndegë – kemi prurje të reja, ka entuziazëm. Pragun s’e kemi problem – sipas disa analizave të brendshme…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në autostradën Shkup-Tetovë, më konkretisht në vendin e quajtur “Karpallëk”. Siç shihet në foto, një makinë, është përplasur me një kamionetë që bartte bojëra duke shkaktuar lëndime për të dy vozitësit e automjeteve, ndërsa autostrada nga Shkupi për në Tetovë, është bllokuar dhe nuk lejohet kalimi i automjeteve, deri në pastrimin e rrugës dhe kryerjen e hetimit. Siç informon Njësia Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë, për momentin është duke u pritur të vij në vendin e ngjarjes hetuesia, ndërsa nga zjarrfikësit është duke u punuar intensivisht në mënjanimin e pengesave…

Lexo më Shumë

Sondazhet nuk janë aq shpresdhënëse për Partinë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet që pritet të mbahen në Kosovë. Sipas tyre, kjo parti mund të përfundojë opozitë. Megjithatë, deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa  duket se nuk po dëshiron të dëgjojë për rezultatet e sondazheve.Madje Beqa thotë se PDK’ja do ta përjetojë fitoren më të madhe ndonjëherë, sipas kalkulimeve interesante të tij. “Vetëm në zgjedhje të partisë kanë marrë pjesë 50.000 qytetarë. Diku mbi 20.000 rini kanë marrë anëtarë të rinj, në procesin e rinisë. Nëse vetëm ka tri vota do të jenë; realisht janë diku 210.000 vota. Do të presim fitoren…

Lexo më Shumë

Lajmi se një kosovar Rilind Berisha, që i kishte 8 vjet në kohë lufte, u ftua nga Gjykata Speciale, bëri bujë. Disa këtë informacion e shfrytëzuan për të treguar për padrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Gjykata që e ka themeluar Kuvendi i saj.Përfaqësuesi ligjor  i Rilind Berishës, avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij është ftuar si dëshmitar. Më poshtë po e publikojmë postimin e avokatit të cilin e ka shpërndarë edhe Rilind Berisha duke thënë se kjo është e “vërteta e vetme” Postimi i plotë: Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te…

Lexo më Shumë