Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se ka disponim në këtë parti që të lidhin një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Ai në KTV ka thënë se nuk është pikë ndarëse ndërmjet partive, pozita e kryeministrit. Bislimi është shprehur i sigurt se nëse arrijnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet. “Një koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është koalicion që do të mund të ndikonte në rritjen e pjesëmarrësve në zgjedhje. Në rast të koalicionit, sigurt fitojmë”, ka thënë Bislimi. Sipas tij, asnjë skenar i mundshëm nuk e nxjerr keq Vetëvendosjen…
Author: almakos
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka vlerësuar se partia e tij nuk duhet të hyjë në një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo me Lëvizjen Vetëvendosje.Shala ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj nuk duhet të bashkojë forcat “as me LDK’në, as me Vetëvendosjen, as me Partinë Demokratike të Kosovës”. “Me LDK’në asgjë nuk na lidh”, është shprehur ai. “Nuk i konvenon Nismës një koalicion me LDK’në”, ka deklaruar Shala. Madje, ai ka paralajmëruar se Nisma “mund të pësojë…
Rusia ka zbuluar se ka prodhuar një dron të ri luftarak që sipas tyre është në gjendje të fluturojë nga Moska në çdo cep të Europës dhe të kryejë misione ushtarake.Në një video të shpërndarë për mediat nga Kremlini, droni i quajtur “Okhotnik”, që do të thotë “Gjuetari” kryen një fluturim prej 20 minutash. Sipas ushtarakëve rusë, droni është thuajse i pakapshëm nga radarët kundërshtarë. Kritikët thonë se droni rus është mjaft i ngjashëm me atë të Forcave Ajrore Amerikane, realizuar nga kompania “Lockheed Martin” 12 vite më parë. Megjithatë, konsiderohet si një risi për aviacionin rus dhe mjetet e…
Telekomi i Kosovës po përballet me borxhe të shumta.E, në këtë kohë, bordi i kësaj ndërmarrjeje publike po e shqyrton mundësinë e një padie ndaj Qeverisë së Kosovës, për dividentën e marrë më 2015, raporton KTV. Këtë e kanë konfirmuar edhe anëtarë të Bordit të Telekomit. Suad Ujkani, përmes telefonit, ka thënë se janë duke u konsultuar për një mundësi të tillë. Mirëpo, thotë që ende nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret. Për një veprim të tillë, fillimisht kishte paralajmëruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ditë më parë në Interaktiv. E, nga institucioni që ai e udhëheq, thonë që…
Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Haradinaj është vërtetuar si njeri i baraspeshave dhe se tashmë kjo dëshmohet nga frika që e kanë ish-partnerët.“Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, u vërtetua se ai ishte njeri i baraspeshave të brendshme politike dhe ekuilibrave të jashtëm diplomatik” shkroi ai. Tutje, Matoshi tregoi se kryeministri në dorëheqje, ia ktheu sovranitetin Kosovës pasi që negociatat kishin devijuar në Bruksel. “…për Kosovën ia riktheu sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel” shkroi Matoshi Tutje, këshilltari i…
Një mësuese 23-vjeçare e një shkolle në Illionis, në SHBA, u arrestua nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një nxënës.Hayley Reneau, e cila në të kaluarën ka qenë gjithashtu një sportiste, ishte punësuar në shkollë në vitin 2018, për të trajnuar ekipet e basketbollit dhe volejbollit të shkollës. Tashmë 23-vjeçarja po përballet me akuza për joshje seksuale, ndaj një të mituri. Në lidhje me këtë akuzë ajo mund të dënohet deri në 15 vjet burg. Policia nuk ka njoftuar ende detaje të mëtejshme të çështjes pasi hetimi po vazhdon, por një zyrtar thotë se familja e mësueses është…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot pasdite takime me të rinj të PDK-së nëpër komuna, me të cilët ka folur për vizionin e tij, nëse arrin që të bëhet kryeministër i Kosovës.Pas takimeve me rininë, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në qeverisjen e tij do të bëjë luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila siç tha ai, do të bëjë të mundur që të rinjtë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. “Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që…
Prishtinë, 9 Gusht 2019 – IPKO-Digitalb sjellë në platformën e saj kanalin Fox Movie Channel, i cili është pozicionuar në numrin 95, si dhe ofrohet për të gjithë klientët e pakove Familjare dhe Premium. Ky kanal ofron filma me emra të mëdhenj siç janë, Robert Deniro, Jenifer Lawrence, Monica Belucci, e shumë të tjerë. Fox Movie Channel përmban dy blloqe filmash, ata të prodhuar së fundmi dhe filma klasik. Ndërsa vetëm në SHBA, është prezent në 45% të familjeve amerikane. Ndërsa për të gjithë adhuruesit e sportit, IPKO-Digitalb, pasurojnë platformën edhe me kanalin Super Sport 7, i cili ekskluzivisht do t’u…
Komandanti i FSK-së, gjenrallejtnant, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se me 2021, Ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak bashkë me ushtrinë amerikane.Ai ka theksuar se një kompani e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan, dhe kjo do të jetë një arritur e madhe e Ushtrisë së Kosovës. “E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklaruar Rama në RTK. Sa u përket ankesave që ka pasur parregullsi…
I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara përveçse të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë.Komentet e Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Gjermani, janë një sinjal rreth padurimit të zotit Trump për shkak të dështimit të zonjës Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto siç përcaktohet nga NATO. “Është fyese të supozosh se taksapaguesit amerikanë do të vazhdojnë të…
Policia europiane arrestoi 70 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër trafikut të fëmijëve ndërmarrë në disa vende europiane, që mundësoi identifikimin e 53 minorenëve si viktima potenciale, njoftoi sot Europol.“Agjencia europiane e bashkëpunimit mes policisë kriminale ka mbështetur një operacion paneuropian kundër trafikut të minorenëve për qëllime të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar dhe punësimit të detyruar”, theksoi Europol në një komunikatë. Operacioni ka çuar në arrestimin e 34 personave për shfrytëzim të qenieve njerëzore dhe 36 individëve të tjerë për vjedhje, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit klandestin. “Më shumë se 127 000 individë, 63 800…
Që mga paslufta, në qendrat për punë sociale nuk ka psikologë. Edhe pse në këto qendra kërkojnë ndihmë fëmijët e gratë e keqtrajtuara, institucionet përkatëse nuk kanë punësuar asnjë psikolog. Mirëpo, Ligji parasheh që në qendra të tillë të jetë i punësuar minimalisht një psikolog.Brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, drejtohen fëmijë të keqtrajtuar, të braktisur e dhunuar. E nuk janë të rralla kur rastet e grave ndaj të cilave ushtrohet dhuna, trajtohen aty. Por për t’u marrë me rreth 1000 raste që orientohen në këtë Qendër, nuk ka asnjë psikolog që nga paslufta. [embedded content] Nga…

