Alsat 2019-08-10T09:47:56+02:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxeht. Do të fryjë erë e dobët kryesisht verilindore. UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri 22, ndërsa ajo e ditës prej 31 deri 40 gradë Celsius.Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë kryesisht verilindore. UV do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 39 gradë Celsius. Deri të mërkurën do të mbajë mot me diell…
Author: almakos
Alsat 2019-08-10T09:42:39+02:00 Sektori për siguri në trafikun rrugor pranë SPS-së Shkup gjatë fundjavës do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut për shkak të kryerjes së punimeve rrugore në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”. Nga MPB-ja kumtuan se qarkullimi përmes rrugës “Dimitre Çupovski” në drejtim të lëvizjes nga Qendra drejt Gjorçe Petrovit do të orientohet drejt përmes rrugës “Shën Cirili dhe Metodi” dhe majtas përmes rrugës “Heronjtë e Kosturit”. MPB-ja apelon deri tek qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit. Loading…
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kujtoi 21-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi.Ai deklaroi se këta dëshmorë u shndërruan në shembull për ushtarët tjerë se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë. “Sakrifica e shqiptarëve për liri, ndër breza ishte unike dhe njohu trima të rrallë. 21-vjet më parë ranë heroikisht në fushën e nderit Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi, të cilët ishin rreshtuar me luftën çlirimtare për t’u shndërruar në shembull për ushtarët tjerë, se si luftohet e vdiset…
Alsat 2019-08-10T09:30:10+02:00 Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski është liruar nga burgu hetues “Shkupi” dhe është dërguar në arrest shtëpiak. Avokati i tij Elenko Millanov për Sitelin ka konfirmuar se paraburgimi i është ndërruar me arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pardje e ka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes për vazhdimin e fundit të paraburgimit 30-të ditor. Janakieski ishte arrestuar më 29 qershor me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, bashkë me edhe disa persona të tjerë, për shkak të dyshimit për shitje të palejuar të tokës shtetërore në qendër të Shkupit,…
Liridona Salihu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe thotë se ka për synim të jetë pjesë e strukturave politike.Sipas saj, hyrja në politikë pamundësohet nga gjeneratat e vjetra. “Ka disa parti që udhëheqin për një kohë të gjatë që kanë dominuar në udhëheqje ose që kanë udhëhequr më shumë shtetin siç është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Sigurisht që Kosova ka nevojë për një frymë të re dhe një gjeneratë të re udhëheqëse dhe patjetër që me gjeneratën e re do të kishim edhe një strukturë dhe një sistem të ri politik”,…
Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm nga e përditshmja italiane “La Verita” dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit se si ai krekoset me të (Zaevin) dhe i tregon fotot me kryeministrin në shtëpinë e tij. Po ashtu ai hapur fare i siguron Orce Kamçevit mbështetjen e kryeministrit dhe se ai nuk do të kundërshtojë në asnjë mënyrë vendimin e marrë nga Prokuroria dhe se po ashtu e ka takuar atë personalisht ato ditë që është bërë dhe regjistrimi i videos. The post “La Verita” nxjerr videon 3, Boki 13 krekoset me Zoran Zaevin appeared first on ALSAT-M.
Pritjet e gjata deri në dy orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe këtë të shtunë.Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdare pritja për të dalur nga Kosova është 2 orë, derisa kolona është e gjatë 500 deri në 700 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë prej 40 deri në 50 minuta. Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalur nga Kosova pritjet janë 2 orë. Në këtë pikë të kalimit kolona në dalje është 600 metra. Në pikat tjera…
Pavarësisht përçarjeve të mëdha, të cilat ishin shkaktuar me rastin e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD) thonë se mund të bashkëpunojnë përsëri me partinë e Albin Kurtit.Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se partia e tij ka vija të kuqe vetëm për PDK-në e Kadri Veselit. Topalli ka shtuar se PSD-ja do ta kalojë pragun zgjedhor dhe do të jetë përcaktuese për formimin e qeverisë së ardhshme. Ai është i bindur se Kuvendi do të shpërndahet më 22 gusht, ndërsa gjasat janë zero për një qeveri teknike. Duke folur për…
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte -0,1% në muajin korrik 2019.Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin korrik 2018 ishte 2,6%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,1 për qind në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin qershor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1,2%), perimet (-8,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it. Rënia u neutralizua kryesisht…
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton ka shtyrë një vizitë në Beograd dhe Prishtinë.Sipas burimeve jo zyrtare të ‘Zërit të Amerikës’, Bolton ka shtyrë vizitën për shkak sepse Kosova nuk ka qeveri, transmeton Indeksonline. Por besohet se Bolton nuk ka hequr dorë nga vizita në Ballkan. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kishte thënë gjatë ditës së djeshme se Bolton nuk do ta vizitoj Serbinë pasi nuk ka me kë të bisedoj në Kosovë. Sipas raportimeve, besohet se Bolton kishte në plan ta vizitonte Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Me…
Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, parashikon që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.Deklaratën Gratteri e ka bërë në një intervistë dhënë për një media zvicerane, teksa jep të dhëna për lidhjet e Ngraghetas dhe grupeve kriminale në këtë vend. I pyetur për lidhjet dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, prokurori Gratteri parashikon se mafia e së ardhmes është ajo shqiptare. “Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia…
Horoskopi ditorDashi Horoskopi i kësaj dite parashikon mundësi për të ndjerë emocione të ndryshme. Fillimi i gushtit ka qenë mjaft pozitiv, por tashmë do të ndiheni të lirë për të mbyllur një raport, që e ndjeni që nuk funksionon. Mund të mbështeteni pa pasur as frikën më të vogël drejt horizonteve të reja. Demi Bëni mirë që ti shmangni konfliktet gjatë kësaj fundjave. Do të ndjeni një debulesë fizike në raport me ditët e kaluara dhe kjo gjë nuk do ju lërë që të ndiheni mirë. Binjakët Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa tensione dhe acarime. Në…

