Alsat 2019-08-10T09:30:10+02:00
Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski është liruar nga burgu hetues “Shkupi” dhe është dërguar në arrest shtëpiak.
Avokati i tij Elenko Millanov për Sitelin ka konfirmuar se paraburgimi i është ndërruar me arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pardje e ka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes për vazhdimin e fundit të paraburgimit 30-të ditor.
Janakieski ishte arrestuar më 29 qershor me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, bashkë me edhe disa persona të tjerë, për shkak të dyshimit për shitje të palejuar të tokës shtetërore në qendër të Shkupit, rast i njohur si “Shkallët spanjolle”.
Janakieski, krahas shitjes së tokës shtetërore, është i dyshuar ose i akuzuar edhe në disa lëndë të PSP-së, si dhe për organizimin e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Loading…



