Alsat 2019-08-09T14:03:18+02:00
Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetove, në afërsi të daljes për në Matkë. Gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar disa persona. Raportohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në qendrën klinike. Sipas burimeve paraprake makina është me targa të Italisë, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia në vendngjarje po heton rastin.
Loading…



