Author: almakos

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkurt deklarimet e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet kryeministër do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.Haziri në Klan Kosova ka thënë shkurtimisht tha që këpucët e ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit nuk po i përshtaten dhe deklarimet e tilla të tij vështirë se i besojnë qytetarët. ”Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë bedelit [Veselit]”, shtoi ai, derisa tutje, ”Nuk është me rëndësi çka thua, por me rëndësi është ajo çfarë besohet. Besimi qytetar karshi këtyre hapave politikë është përtej të priturës”, ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-27T18:20:06+02:00 Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë. Deklarata e Erdoganit u bë pas bisedimeve në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin. Erdogan foli pasi të dy udhëheqësit vëzhguan një demostrim të aeroplanëve ushtarakë rusë, në Moskë. Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë. SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së. Presidenti turk dhe ai rus, gjatë takimit,…

Lexo më Shumë

Tetëmbëdhjetë vjeçar nga Sllovia, Gentrit Gashi, ka pasur një operim në sy vitin e kaluar në Turqi.Shërimi i tij duhej të bëhej jashtë vendit, e familja një vit më parë kishte kërkuar ndihmë për djalin. Tash Gentritit i duhet të shkojë për kontrollim mjekësor në Turqi, e babai i tij, Ismet Gashi, ka thënë për Gazetën Express se ai nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet për vizitën mjekësore dhe udhëtimin në Turqi. “Me të 10-tin shtator na duhet të shkojmë në kontroll në Turqi. Djali është operuar vitin e kaluar e tash na duhet të shkojmë për vizitë mjekësore. Ajo…

Lexo më Shumë

Trafiku rrugor dhe i metrosë janë çrregulluar në Madrid për shkak të përmbytjeve që kanë kthyer rrugët e kryeqytetit në lumenj për shkak të reshjeve të mëdha, thanë autoritetet lokale.Stuhitë vonuan fluturimet dhe përmbytën tunele dhe parkingje. Përdoruesit e mediave sociale kanë postuar foto që tregojnë se si ujë merr makinat dhe kontejnerët e mbeturinave, dhe në disa vende mund të shihen grumbuj breshëri, të cilat në disa vende ishin më të mëdha se një top pingpongu. Shërbimet e Urgjencës thanë se askush nuk u lëndua nga stuhia dhe se janë ndërmarrë ndërhyrje relativisht të vogla, siç është heqja e…

Lexo më Shumë

Vajzat në Bangladesh nuk janë më të detyruara të deklarojnë nëse janë të virgjëra në certifikatat e martesës.Kjo pasi Gjykata e Lartë e këtij vendi vendosi që fjala “e virgjër” të zëvendësohet me “e pamartuar”. Ka kohë që në vend ka nisur debati mbi këtë fjalë dhe më në fund grupet për të drejtat e grave dolën fitimtarë në këtë çështje. Madje, tashmë gjykata ka urdhëruar edhe burrat që të tregojnë statusin e tyre. Ligjet e martesës në Bangladeshin me shumicë myslimane janë kritikuar nga grupet e të drejtave të grave pasi ato janë kufizuese dhe diskriminuese. Juristët që përfaqësuan…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-27T17:40:54+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dërgoi urim me rastin e festës së nesërme, Ngjitjen e Shën Mërisë. “Më lejoni, në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, murgërisë dhe priftërisë, të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Peshkopatës së Ohrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’jua uroj festën e madhe të krishterë, Ngjitjen e Shën Mërisë. Dëshiroj sinqerisht që nëpërmjet personalitetit të Shën Mërisë të njihen dhe mishërohen në jetën e…

Lexo më Shumë

Në emisionin Frontal në T7, të martën të ftuar ishin përfaqësues të dy partive të cilat deri para pak javësh ishin në koalicion qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.Besnik Tahiri nga AAK, në Frontal ka thënë se ka shumë interesim për tu anëtarësuar në këtë parti ditëve të fundit. Ai përmend edhe rastin e Labinot Tahirit si me rëndësi për Aleancën. ‘’Njeri merr aty ku ka, mirë që ka. Po e nisi me Nismën, ne si AAK kemi pasur bashkëpunim të mirë me Limajn. Jemi dy parti të ndryshme mirëpo këto pozicione nuk na kanë penguar. Unë…

Lexo më Shumë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Suhareka ka përmendur edhe njëherë idenë për shkëmbim të territoreve, duke thënë se nuk ka logjikë që dikush i këtij populli, pa përmendur emra, të lejojë që të bëhet coptimi i Kosovës, apo lëvizja e kufijve, raporton Gazeta Express.Haradinaj tha se e drejta e kosovarëve për me qenë në troje të veta është mbyllë në vitin 1999, kur edhe mori fund lufta. “99 e ka mbyllë të drejtën e Kosovës me qenë në troje të veta. Pra nuk është një e drejtë e humbur po një e drejtë që e ruajmë në memorie”, tha…

Lexo më Shumë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Rusinë për “shkelje të shumëfishta” të kryera kundër Sergei Magnitsky, një avokat për çështje kundër korrupsionit, që vdiq në vitin 2009 derisa ishte në paraburgim.Në vendimin e saj, gjykata në Strasburg tha se trajtimi i problemeve mjekësore të Magnitsky ishin “dukshëm të papërshtatshme” dhe “në mënyrë të paarsyeshme e vunë jetën e tij në rrezik”. Gjykata, vendosi njëzëri se avokati ishte keqtrajtuar nga rojet dhe ishte mbajtur padrejtësisht për shumë kohë në paraburgim. Ministria e Drejtësisë ruse tha se do të konsideronte një apel ndaj vendimit. Rusisë iu dha urdhër…

Lexo më Shumë

Gjykata Kantonale ka parë si të argumentuar se goditjen vdekjeprurëse me thikë mbi brazilianin e kishte bërë kosovari dhe jo shtetasi i Maqedonisë, i cili konsiderohej fajtor deri tash.Në kërkim e sipër të fajtorit për vdekjen e një të riu brazilian, të therur në vitin 2009 në Hohenrain, Gjykata Kantonale e Lucernit ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ndryshe nga Gjykata Penale, kjo e Kantonit, fajtor për vrasjen e ka shpallur një kosovar. I akuzuari, i cili sot është 33-vjeçar, u shpall nga Gjykata Kantonale fajtor për vrasje me paramendim eventual dhe për sulm. Për këto vepra…

Lexo më Shumë

Pas raportimeve të Gazetës Express, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin për dhunimin e një të mituri tek “Ura e Gurit”, në Prizren. Bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet F.J, i cili aktualisht është dërguar në mbajtje për 48 orë.“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Një vajza 7-vjecare nga Kosova sot gjatë ditës ka vdekur në spital të Durrësit.Policia e Durrësit ka njoftuar se një vajzë shtatë vjeçe nga Podujeva, e cila ka rrezikuar të mbytej në det, është dërguar në spitalin e qytetit Vajza nuk ka arritur të mbijtojë, duke vdekur në qendrën spitalore.  “Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Lexo më Shumë