Por në Liqenin e Bakllavës raste si të 57-vjecarit ndodhin pothuajse çdo vit. Për vdekjen e disa personave, dëshmitarë shpesh herë kanë qenë banorët e kësaj zone. Kronika në vazhdim, do të iu sjellë rrëfime për misterin e Batllavës. Isak Zeka ka treguar se si njerëzit historikisht kanë humbur jetën në liqenin e BatllavësShumë persona vijnë për t’u freskuar në këtë liqe. Por duket se shumë prej tyre më nuk dalin nga aty. Bëhet fjalë për Liqenin e Batllavës, liqe ky i cili i morri jetën shumë personave. Isak Zeka, banor i Batllavës mban mend shumë histori tragjike me këtë…
Author: almakos
Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull.Haziri ka thënë se sot Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që opsion i vetëm i mundshëm për një koalicion parazgjedhor është Vetëvendosje. “Me vendim të veçantë është përjashtuar mundësia e koalicioneve para dhe pas zgjedhore me PDK-në, por edhe me partitë tjera”, tha ai. Haziri ka thënë se pas dy viteve përvoje në Kuvend mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, LDK ka konfirmuar se ka vullnet politikë për bashkëpunim me Vetëvendosjen edhe në të ardhmen. “Vullneti politik ekziston. Duhet të…
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se në këto dy vite ka punuar në krah me liderin e Nismës, Limaj dhe kanë pasur gjykime të njëjta për punët e qeverisë. “Për këto dy vite ne kemi pasur bashkëpunim të mirë dhe kjo ka ndikuar që të kemi koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në RTK. Sipas tij shumë kush thotë është…
Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë arritur sot marrëveshje për koalicion me Partinë e Drejtësisë.Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Televizionin Publik të martën. “Unë besoj që nuk do të ketë koalicione me partitë e mëdha. Ne sonte kemi bërë një koalicion me Partinë e Drejtësisë. Një parti që gjithmonë ka qenë aty – pa marrë parasysh se ka pasur largime”, ka thënë Pacolli në emisionin Debat të RTK-së. AKr dhe Nisma arritën një marrëveshje për koalicion javën e shkuar. Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni është Fatmir Limaj. Kjo…
Vjosa Osmani është një vajzë nga Mitrovicë. Ajo para shumë vitesh nuk e mendonte se do të jetë politikane, por një psikologe e zonja. Vjosa ishte që në fëmijëri e zonja dhe shembullore. Këtë e kanë thënë edhe ish-profesorët e saj.Dëshira e saj ishte të bëhej psikologe. Madje këtë dëshirë Vjosa Osmani e kishte shfaqur sa ishte gjimnaziste në shkollën “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Dëshira e saj ende figuron si e shkruar. “Disa nxënës me te dalluar kanë shkruar dëshirat e tyre ne flete, edhe Vjosa. Kur e pash at flete, ajo kishte pasur dëshire te studionte psikologjinë” , ka…
Përparim LekaDeputeti në legjislaturën e fundit në Kuvend, Korab Sejdiu, me anë të një sondazhi online ka pyetur ndjekësit e tij se a janë të kënaqur me veprimet e tij gjatë mandatit të fundit. “A mendoni se kam të drejtë morale që të kërkojë nga qytetarët edhe një mandat si deputet?”, ka shkruar Sejdiu. Në zgjedhjet e fundit Sejdiu ishte zgjedhur si deputet nga radhët e partisë AKR, por që u largua nga kjo parti pasi që ajo vendosi të lë koalicionin me LDK dhe Alternativën për t’iu bashkuar koalicionit PAN./Gazeta Express/ [embedded content]
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit, tash vonë, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë që ky subjekt tani të qeverisë dy komuna, njërën në jug të Kosovës, Prizrenin, ndërsa tjetrën në veri, Mitrovicën.“Nga veriu në jug, së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook. “Ashtu siç e sjellëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, tash me Kryeministër Albin Kurtin do ta bëjmë ndryshimin në…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat e larta në Kosovë do të vazhdojnë deri më 4 shtator.Në parashikimin për ditët e fundit të gushtit, IHMK ka thënë se masat e ajrit që janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin Ballkanik do të mbesin akoma duke mbajtur temperaturat e larta në vend. “Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim të IHMK-së. IHMK ka thënë…
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin rreth 6 milionë euro për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.Në këtë mbledhje, ndër të tjera, janë caktuar edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore, sipas të cilave fushata do të zgjasë dhjetë ditë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht. KQZ po ashtu ka bërë të ditur se partitë politike kanë vetëm edhe tre ditë afat për të bërë koalicione parazgjedhore. “Deklarimi për koalicione të partive politike fillon me 27 gusht dhe përfundon me 30 gusht 2019”, thuhet…
Alsat 2019-08-27T19:03:18+02:00 Këshillit të Prokurorëve edhe pas 9 orë debati nuk ka arritur të merr vendimin për shkarkimin pse jo nga detyra të prokurores speciale, Katica Janeva. Kreu i Këshillit Kole Shterjeve tha se vendimi do të merret të enjten për shkak të materialit volumizov që duhej shqyrtuar. Fillimisht para Këshillit të Prokurorëve për më shumë se tre orë ka dëshmuar prokurorja e lëndës “Reketi”, Vilma Ruskoska, por edhe ajo nuk dha shumë detaje para mediave se çfarë u ka thënë anëtarëve të Këshillit. [embedded content] Loading…
Moti i lig ka përfshirë para pak minutash qytetin e Prizrenit.Përveç këtij qyteti, edhe komuna e Ferizajt është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me bubullima. Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime. Gjatë ditës së djeshme në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme. [embedded content][embedded content]
Alsat 2019-08-27T18:39:46+02:00 Qeveria në mbledhjen e sotme e detyroi Ministrinë e Financave me ribalanc të Buxhetit për këtë vit të sigurojë mjete për blerjen e hapësirave në të cilat do të vendoset misioni ynë në selinë e re të NATO-s në Bruksel. “Në mbledhjen e rregullt të 151-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën dhe propozimin e ri për vendosje hapësinore të Misionit të Republikës së Maqedonisë së veriut në selinë e re të NATO-s në Bruksel me anë të blerjes. Në pajtim me vendimet e…

