Author: almakos

Spitali i Përgjithshëm i Pejës shumë shpejt do të furnizohet me bollëk sa i përket ushqimit.Lidhur me këtë, ditë më parë është finalizuar një kontratë e cila këtë institucion shëndetësor do ta furnizojë me bukë e byrekë Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 22.100,00 euro, e njëjta është arritur të nënshkruhet për shumën prej 18.944,00 euro. Tutje, bëhet e ditur se ky tender i është besuar operatorit ekonomik “Oreksi” Sh.P.K. Për të njëjtin tender thuhet se kanë qenë vetëm dy ofertues. Kontrata në fjalë do të zgjasë jo më shumë se 12 muaj.

Lexo më Shumë

1 Shtator 1939! Aviacioni ushtarak gjerman sulmoi Vielunin në Poloni – ngjarja shënoi fillimin e Luftës së II Botërore. Dy dëshmitarë të kohës e përjetuan si fëmijë sulmin. 80 vjet më pas ata rrëfejnë se ç’ka ndodhur.Zofia Burchacinska dhe Marian Kubalczyk e kanë përjetuar si fëmijë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tyre në qytetin e vogël Vielun, asokohe ndodhej shumë pranë kufiri lindor i Rajhut Gjerman. Në mëngjes herët më 1 shtator 1939 qyteza u sulmua prej aviacionit ushtarak gjerman. Gjatë një sulmi pothuajse të njëkohshëm në Westerplatte pranë Gdanskut një njësi polake bëri rezistencë kundër…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se të vetmin argument që e kanë dëgjuar nga LDK-ja, se ata duhet të kenë postin e kryeministrit, thonë se në sondazhe janë të parët.“Po të them se nuk është ashtu. Nënkryetari jonë sot ka ftuar kompanitë kredibile për të bërë sondazh dhe do të binden se nuk është partia e parë. Vetëvendosje është partia e parë, dhe Albin Kurti është larg lideri më i preferuar për kryeministër”, ka thënë Haxhiu. “Largimi i Kurtit është tallje me bindjen e publikut dhe kjo nuk do të ndodhë. Ai ka kredibilitetin më të madh etik,…

Lexo më Shumë

Ky është momenti kur një 23-vjeçare që po bënte joga, duke u mbajtur tek mbrojtëset e ballkonit me kokë poshtë, ka rënë në tokë dhe theu 110 eshtra.Alexa Terrazas ra nga një lartësi prej 24 metrash nga ballkoni në katin e tretë të apartamentit të saj në San Pedro, Meksikë. Ajo shpesh praktikonte joga në ballkon, por këtë herë rezultoi në rënie të tmerrshme. Shoqja e saj kapi momentin kur Terrazas ishte e varur me kokë poshtë në mbrojtëset e ballkonit pak sekonda para se të rrëshqiste dhe të binte me kokë në tokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të…

Lexo më Shumë

Qyteti më i shenjtë i Islamit është po ashtu qyteti më i nxehtë në botë.Edhe pse zonat më të nxehta të banuara janë të tjera, si Dalloli në Etiopi, më i nxehti qytet i mirëfilltë, me 1.5 milionë banorë, është Meka. Temperaturat mesatare vjetore janë 30 gradë celsius, që do të thotë se në verë arrijnë deri në 48.8 gradë, ndërsa në dimër jo më të ulëta se 18 gradë. Qyteti vërtet ka 1.5 milionë banorë, por ai pret edhe rreth 2 milionë pelegrinë që udhëtojnë çdo vit për të vizituar Mekën. Çdo mysliman, nëse ka mundësi, duhet që  të…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se kanë therur me thikë një 26 vjeçar në një fushë sportive në Ferizaj.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi. “Ka ndodhur një therje me thikë në Ferizaj, në një fushë sportive, të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë”. Ndërsa ai njofton se  Policia e Kosovës është duke u marrë ende me rastin.

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump shprehu zemërim ndaj mediave kryesore amerikane për mënyrën se si e mbuluan pjesëmarrjen e tij në samitin e G-7s në Francë. Ai mbrojti gjithashtu preferencën e tij që samiti i vitit të ardhshëm të mbahet në njërin nga vendpushimet e tij private në shtetin Florida.Një pjesë e mirë e mbulimit mediatik të presidentit amerikan në samitin e Francës, i cili përfundoi të hënën, nuk e paraqiti Presidentin Trump në dritë pozitive, duke e vënë theksin tek keqkuptimet, tek ato që disa i quajtën gafa apo te mungesa e bashkëpunimit me udhëheqësit e tjerë botërorë për çështje të…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është e gatshme për një marrëveshje me Vetëvendosjen që posti i kryeministrit të ndahet me rotacion.Haziri ka thënë nominimi i Vjosa Osmanit nga LDK është bërë për t’i shërbyer afrimit me Vetëvendosjen. “Rotacioni mund të jetë një arsye për të kaluar dallimet që kemi aktualisht për postin e kryeministrit. E shoh që ka një gëzim politik te kampi i ish PAN-it, sepse nuk mundin t’i përballojnë marrëveshjet [LDK-Vetëvendosje] për shkak të interesave të caktuara”, ka treguar Haziri në RTV Dukagjini. Kryetari i Gjilanit ka thënë se nuk ka…

Lexo më Shumë

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, në një shkrim në Facebook ka pranuar se vendimet e Qeverisë për rritje të pagës dhe numri i madh i ministrave kanë qenë gabim nga ana e partisë AAK. Por ajo që e bën dallimin nga gabimet e qeverive të kalaura është fakti se këta janë ballafaquar me gabimet e tyre.“Në konstilacionin politik të koalicionit, qeveria kishte mangësitë e saj, siç është numri i madh i zëvendësministrave, një trend në rritje qeveri pas qeverie, por ne morëm vullnetin ta qojmë në fazë finale të konsultimit Ligjin për Qeverinë. Ligj ky që kufizon dhe…

Lexo më Shumë

Një person ka kërcyer nga kati i parë nga stacioni qendra në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi i njëjti pas intervistimit me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka kërcyer nga dritarja me qëllim të arratiset nga organet e rendit.“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit qendra në Prishtinë. I njëjti pas intervistimit më të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arritur që të kërcej nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit. Personi ka pësuar lëndime trupore,…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është i ftuar sonte në emsionin Pressing në T7.Aliu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për një figurë kyçe në partinë LDK që ka qenë pengesa kryesore në arritjen e një marrëveshje për koalicion mes këtyre dy subjekteve. “Lutfi Haziri ka qenë pengesë në arritjen e një koalicioni. Ka qenë pesha e tij brenda partisë që ka qenë një pengesë e madhe në përafrimin mes dy partive që një kohë të gjatë. Ne kemi qenë të hapur që të arrijmë kompromis dhe të lëshojmë pe. Por që të lëshojmë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se Qeveria e re do t’i hapë rrugë dialogut, teksa ka shprehur besimin se taksa do të hiqet.Ai ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet. Duke folur në televizionin publik, Pacolli ka thënë se për Serbinë e cila po punon kundër interesave të Kosovës, Pacolli tha se Serbia po bën propagandë aktive kundër Kosovës. “Flet për tërheqjen e njohjeve, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Pacolli. “Kosova sot shihet si vend që e bllokon dialogun, si vend që nuk dëgjon dhe që nuk kryen punë me miqtë…

Lexo më Shumë