Alsat 2019-08-27T17:40:54+02:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dërgoi urim me rastin e festës së nesërme, Ngjitjen e Shën Mërisë.
“Më lejoni, në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, murgërisë dhe priftërisë, të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Peshkopatës së Ohrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’jua uroj festën e madhe të krishterë, Ngjitjen e Shën Mërisë. Dëshiroj sinqerisht që nëpërmjet personalitetit të Shën Mërisë të njihen dhe mishërohen në jetën e të gjithëve neve, vlerat që personaliteti i saj i përfaqëson, dashuria e madhe, mirësia, kujdesi. Të gjithë bashkërisht t’i festojmë dhe t’i respektojmë festat fetare dhe nëpërmjet tyre të mësojmë njohuri dhe urtësi të rëndësishme të jetës. Juve, Hirësisë Suaj, si dhe të gjithë të krishterëve ortodoksë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe një herë jua uroj festën, ju uroj shëndet të mirë, si dhe gëzime dhe qetësi në shtëpinë e secilit”, thotë Xhaferi në urim.
Loading…


