Në emisionin Frontal në T7, të martën të ftuar ishin përfaqësues të dy partive të cilat deri para pak javësh ishin në koalicion qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.
Besnik Tahiri nga AAK, në Frontal ka thënë se ka shumë interesim për tu anëtarësuar në këtë parti ditëve të fundit.
Ai përmend edhe rastin e Labinot Tahirit si me rëndësi për Aleancën.
‘’Njeri merr aty ku ka, mirë që ka. Po e nisi me Nismën, ne si AAK kemi pasur bashkëpunim të mirë me Limajn. Jemi dy parti të ndryshme mirëpo këto pozicione nuk na kanë penguar. Unë e kam një problem, me të vërtetë Aleanca nuk e ka kapacitetin e mjaftueshëm për të pranuar njerëz sa ka interesim. Arsyet janë personale të atyre që kanë ardhur nga partitë tjera. Është inati edhe nga Aleanca kur ka shku dikush, por është normale. Secili lider duhet të jetë vetë kritik kur i ikë një lider. Kalimet strukturore janë më të rëndësishme. Sigurisht Labinot Tahiri është një kalim i rëndësishëm’’, ka thënë mes tjerash Tahiri në Frontal.
E Xhemajlaj, i cili vjen nga radhët e Nismës Social Demokrate, duke folur për zhvillimet dhe aderimet e fundit në partinë pjesë e së cilës është ai, ka thënë se kalimet nga një parti në tjetrën janë zgjedhje personale.
‘’Faza parazgjedhore ku individët e shohin veten se mund të arrijnë diku, interesa së pari personale, është vullnet personal që secili ku e gjen veten dhe të bashkohet me partinë ku mendon që përshtaten qëllimet e tij. Kjo lëvizje e njerëzve nga të gjitha partitë në tjetrën janë normale. Kemi një numër të madh të njerëzve që për herë të parë hyjnë në politikë dhe kanë zgjedhur pikërisht Nismën’’, ka thënë Xhemajlaj në Frontal./GazetaExpress/



