Pas raportimeve të Gazetës Express, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin për dhunimin e një të mituri tek “Ura e Gurit”, në Prizren. Bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet F.J, i cili aktualisht është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë drejtuar mediave.
Prokuroria njofton se i dyshuari, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./Gazeta Express



