Një furçë e re dhëmbësh, një peshqir dhe një palë rroba të palosura mirë qëndrojnë në shtratin e një dhome të lirë në shtëpinë e Cecilia Tipa-s në Londër. Ajo i kishte vendosur këto gjësende në shtrat muajin e kaluar për t’u përgatitur për vizitën e babait të saj në Britani të Madhe. Ajo nuk besonte se pas një muaji, këto dhurata do të fillonin të mbulohen me pluhur.Kujdestarja e personave të moshuar, e cila u vendos në Britani në vitin 1999, e ka pritur me muaj të tërë vizitën e babit të vet. Paul Tipa, punëtor në sektorin e…
Author: almakos
Alsat 2019-08-27T14:32:27+02:00 Thuajse tre orë shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskoska ka referuar para Këshillit të Prokurorëve për përfshirjen e Katica Janevës në rastin “Reketi”. Ruskovska ka prezantuar edhe shkresat shtesë nga kërkesa për paraburgim të Janevës dhe ka sqaruar se pse shefja e Prokurorisë Speciale Publike është e dyshuar dhe paraburgosur. Ruskovska refuzoi të përgjigjet se pse qëndroi 3 orë në Këshillin e Prokurorëve dhe se me çfarë pyetjesh është përballur nga anëtarët e Këshillit në fjalë. Në pyetjen e gazetarëve dhe përfshirjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe funksionarëve të tjerë në rastin “reketi”, Ruskovska tha…
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se vendimi i LDK-së për nominimin e Vjosa Osmanit për kandidate për Kryeministre është vendim tinëzar, shkruan Gazeta Express.Sveçla ka shkruar në Facebook se nxjerrja e kandidatit për Kryeministër tregoi se LDK nuk dëshiron koalicion parazgjedhor. “Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar ish-deputeti. Sveçla është shprehur se pikërisht sjellja e tillë e…
Policia e Maqedonisë ka arrestuar 44-vjeçarin H.A. nga Kosova.Arrestimi i tij është bërë dje në ora 7:35 në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish-pjesëtar të UÇK-së që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër. Kohë më parë autoritetet maqedonase patën arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit serb. Ai është liruar më vonë dhe nuk është ekstraduar në Serbi siç kishte kërkuar Beogradi.
E dini që vendi ku lahej Kleopatra është ende ekzistues edhe sot. Pavarësisht kësaj, Owa Siwa nuk vizitohet rregullisht sepse është një udhëtim 5-orësh me autobus nga Kajro.Por izolimi i zonës në mes të shkretëtirës perëndimore ka ruajtur shumë mirë gjuhën e banorëve Siwi dhe kulturën Amazigh. Nëse mund të përballoni udhëtimin me autobus, do të shpërbleheni me mundësinë që të notoni në banjën e Kleopatrës, një pranverë minerale luksoze, si dhe të provoni ullinj dhe prodhime të shijshme të rritura në vend. Ekziston një eko-shtëpizë e ndërtuar me baltë dhe kripë në dispozicion të vizitorëve të shtëpive.
Alsat 2019-08-27T13:49:34+02:00 Në rast se nuk arrihet që të sigurohen 2/3 e votave, gjegjësisht 80 vota për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, përmes të cilit zgjidhet edhe e ardhmja e PSP-së, pushteti zgjidhjen për PSP-në do ta kërkoj përmes ndryshimeve në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve i cili miratohet me 61 vota. Planin e qeverisë sot e shpalosi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, sipas së cilës në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve mund të inkorporohen dispozita për zgjedhjen dhe organizimin e Prokurorisë. “Në rast se nuk gjendet shumica për Ligjin për Prokurorinë Publike, të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale…
Një burrë nga Indonezia ka lidhur së fundmi kurore me dy të dashurat e tij, pasi ‘zemra e tij nuk mund të duronte t’i shihte të lënduara.’Dasma e treshes, e cila u mbajt më 17 gusht, është bërë edhe në Facebook. Sipas Vice, dhëndri në fjalë mendon se nuk ka asgjë të pazakonte të martohesh me dy gra. Pas ceremonisë, që u mbajt në Airtarap, Kalimantan, ai foli edhe për mediat. Ndër të tjera, ai u shpreh: Nuk do ma duronte zemra nëse ato do të lëndoheshin. Kështu që u martova me të dyja.” Në Indonezi poligamia është plotësisht e…
Një rreshter britanik është cilësuar si hero pasi goditi një kamion terroristësh nga 2.4 km larg. Sipas raporteve, kjo është gjuajtja më e gjatë që është regjistruar ndonjëherë.Ngjarja ka ndodhur gjatë luftës në Irak, ku rreshteri shpëtoi fëmijët nga një masakër falë shënjestrës së tij. Ai besohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit Barrett Light.50 për të bërë gjuajtjen e pabesueshme. Njësia britanike SAS u informua për një sulm të planifikuar me bomba kamionësh në një bazë të ushtrisë kombëtare afgane dhe snajper u pozicionua menjëherë. Ai dhe ushtarët e vëzhgimit vërejtën një kamion të ngarkuar me eksploziv. Veterani…
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë se Albin Kurti duhet patjetër të kandidojë për postin e kryeministrit dhe se, edhe po të dojë të dorëhiqet nga kandidimi, kryesia e partisë nuk do ta pranojë një gjë të tillë.“Edhe po të dojë Albin Kurti të heq dorë nga kandidimi për kryeministër, ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë. Albini nuk vendosë këtu individualisht por vendosë kryesia e partisë, vendosin organet më të larta. Në bazë të informacioneve që i kemi në terren, nuk është interesi i anëtarëve e as interesi i përgjithshëm që Albini të largohet nga…
Sot në Koretin të Kamenicës po protestohet sërish kundër ndotjes së lumit që kalon përmes fshatitProtestuesit janë përplasur me policinë, duke mos lejuar që këta të fundit të bllokojnë rrugën kryesore. Në redaksinë e Gazetës Express kanë dërguar disa fotografi të peshqve të ngordhur në lumin që është ndotur.
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur një urë në qytetin turk Terme, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.Ishin shirat e rrëmbyeshëm që goditën këtë qytet në Detin e Zi, duke bërë kështu që një urë të shembet. E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shembet ura dhe tregon se si dy persona që në ato momente po kalonin mbi urë bien në lumë, nga gropa e madhe që hapet si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Samsun Terme’de köprünün bağlantı noktası çöktü! Terme ilçesinde önceki gün yaşanan selin etkileri devam ediyor. İlçede yeni yapılan köprünün karaya…
Alsat 2019-08-27T12:18:18+02:00 Policia e Maqedonisë dje në ora 7 e 35 minuta ka arrestuar 44 vjeçarin H.A. nga Kosova. Arrestimi i tij është bë gjatë hyrjes në Maqedoni, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër. Loading…

