Charles Kupchan, ish këshilltar i ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obamas, ka thënë se Beogradi nuk mund të ketë dialog dhe raporte me Uashingtonin zyrtar derisa nuk e zgjidh problemin me Kosovën.Një gjë të tillë Kupchan e ka thënë në një intervistë për edicionin e Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express. “Dialogu ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë nuk mund të fillojë përpara se të zgjidhet problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ish këshilltari për Evropë gjatë administratës së Obambas. Sipas tij raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe problemi ndërmjet këtyre dy shteteve është më kompleksi në rajonin e…
Author: almakos
Alsat 2019-08-27T11:53:43+02:00 Kuvendi me 57 vota “për” miratoi nevojën për Ligjin për Prokurorinë Publike. VMRO-DPMNE-ja edhe pse ishte prezentë, nuk votoi. Në Komisionin për çështje evropiane për ligjin do të debatohet të enjten kur opozita pritet të dorëzojë amendamente. Loading…
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku theksoi se nëpërmjet luftës kundër korrupsionit në Ministrinë e Financave sot kemi një ekonomi më të drejtë e me mundësi të barabarta.“Kemi arritur që nëpërmjet luftës kundër korrupsionit me ministrin Bedri Hamza, të shpëtohen miliona euro, të cilat do të investojen për mbështetjen e ndërmarrësve, të rinjve inovatorë dhe projekte kapitale”, tha Veseli. Ai tha se ATK duhet të vazhdojë reformat e nisura dhe punën e jashtëzakonshme që po bënë, ndërsa theksoi se do të rriten kapacitetet që do…
Mbledhja e KQZ-së e paraparë për sot në ora 11:30 është shtyer për në orën 13:00, shkruan Gazeta Express.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për media. “Ju njoftoj se mbledhja e KQZ-së e paraparë për në orën 11:30 shtyhet për në orën 13:00”, thuhet në komunikatë. Ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto…
Zyrtarët e sistemit të drejtësisë në Republikën Islamike të Iranit kanë njoftuar se tre persona, përfshirë një grua britanike me shtetësi të dyfishtë, është shpallur fajtore dhe është dënuar në lidhje me akuzat për spiunazh.Gjatë konferencës javore për gazetarë, zëdhënësi i gjykatave, Gholamhossein Esmaeli tha se zonja Anusheh Ashuri, e cila është identifikuar si qytetare me shtetësi të dyfishtë, është akuzuar për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad. “Anusheh Ashuri ka qenë e lidhur me Mossad-in dhe i ka dërguar shumë informata të inteligjencës Izraelit. Ajo është dënuar me 10 vjet burgim për spiunazh dhe dy vjet burgim për…
Alsat 2019-08-27T11:09:09+02:00 Filloi seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën do të diskutohet për përfshirjen e Janevës në rastin “Reketi”. Këshilli duhet të konstatoj nëse ka apo jo elemente për shkarkimin e Janevës, në bazë të kërkesës për paraburgim nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska, e cila para Këshillit do ta eleboroj pse Janeva është e dyshuar.Kryetari i këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev nuk deshi të komentoj rrjedhën e seancës në fjalë. Këshilli mund të filloj procedurën për shkarkimin e Janevës në bazë të konstatimit për shkelje të detyrës zyrtare (Neni 18, Ligji për…
Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur edhe grupi fundit i haxhive, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem. “Lusim Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre”, thuhet në njoftim. Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë
Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se nuk do të fillojë me kohë. Kjo pasi që është paralajmëruar që do të ketë greva. Mirëpo për dallim nga greva e kaluar ku u realizua për shkak të mësimdhënësve, kësaj radhe greva do të bëhet për arsye të tjera.Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se arsyeja e grevës kësaj radhe do të jetë mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës, gjë të cilën e ka deklaruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati. “Problemi që e ka ngritur pa…
Alsat 2019-08-27T10:37:03+02:00 Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të fshatit Semenishtë. Dëshmitarët okularë theksojnë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët janë dërguar për kurim në spitalin e qytetit. Loading…
Emmanuel Macron ka shpërthyer ‘jashtëzakonisht vrazhdë’ ndaj liderit të Brazilit, ku Jair Bolsonaro ka fyer gruan e tij në lidhje me pamjen. Ndërkohë grindja e tyre për zjarret e shpërthyera në Amazonë dje kaloi në çështje personale.Bolsonaro shkroi më parë një postim në Facebook për zonjën e parë 66-vjeçare të Francës, Brigitte Macron. Presidenti francez Macron gjatë samitit të G7, bëri presion mbi Bolsonaron, i cili nga ana e tij e akuzoi atë për një ‘mentalitet kolonialist’. Një mbështetës i Bolsonaros postoi një meme, duke tallur pamjen e zonjës Macron dhe e krahasoi atë me zonjën e parë 37-vjeçare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se i kanë përmirësuar marrëdhëniet e janë shumë miqësorë.Në përfundim të samitit G7, ata të dy shkëmbyen një puthje, e cila u bë menjëherë virale. Trump dhe Merkel ishin pjesë e rreshtit me liderë botërorë që përfshinin Boris Johnson, Emmanuel Macron, Justin Tudeau etj. Si çdo vit, të gjithë u rreshtuan për të bërë fotografinë tradicionale “familjare”. Pavarësisht se pati shumë takime mes tyre, puthja e Merkel me Trump mori vëmendje të madhe dhe pamjet u bënë virale. Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të mendojnë se puthja ishte në…
Alsat 2019-08-27T10:05:35+02:00 Në Shkup në 24 orët e fundit kanë ndodhur 12 aksidente, nga të cilat në nëntë janë lënduar gjithsej 10 shoferë. Janë lënduar më rëndë tre persona në tre aksidente, ndërsa më lehtë shtatë persona në gjashtë aksidente. Sipas raportit ditor të SPB Shkup, me lëndime të rënda trupore kanë kaluar një shofer i një automjeti, shoferi i një mopedi dhe ngasësi një motoçiklete. Policia rrugore ka sanksionuar 45 shoferë të cilët kanë ngarë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa janë larguar nga trafikut nëntë shoferë të cilët kanë ngarë automjetin para se të…

