Alsat 2019-08-27T11:09:09+02:00
Filloi seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën do të diskutohet për përfshirjen e Janevës në rastin “Reketi”. Këshilli duhet të konstatoj nëse ka apo jo elemente për shkarkimin e Janevës, në bazë të kërkesës për paraburgim nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska, e cila para Këshillit do ta eleboroj pse Janeva është e dyshuar.
Kryetari i këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev nuk deshi të komentoj rrjedhën e seancës në fjalë.
Këshilli mund të filloj procedurën për shkarkimin e Janevës në bazë të konstatimit për shkelje të detyrës zyrtare (Neni 18, Ligji për PSP).
Në rast se këshilli vendos ta shkarkoj Janevën, përgatit raport të cilin më pas duhet ta miratoj Kuvendi. Më pas Kuvendi e kthen Raportin për shkarkim për vendosje finale nga ana e Këshillit të Prokurorëve.
Loading…



