Departamenti amerikan i Drejtësisë përmes një komunikate për shtyp e ka konfirmuar ekstradimin e parë nga Kosova në ShBA.Ymer Shahini, i dënuar për mashtrim, është ekstraduar në ShBA. Ai ishte i kërkuar nga Drejtësia Amerikane, ndërsa u arrestua në Kosovë për përfshirje në një skemë mashtrimesh me letra me vlerë. Avokati i ShBA-ve në Qarkun Jugor të New York-ut, Goffrey Berman ka treguar se Shahini ka luajtur një rol të madh në mashtrime multimilionëshe. “Siç pretendohet, Ymer Shahini luajti një rol jetësor në një mashtrim multimiliona dollarësh, duke shërbyer si një burrë për të fshehur pronësinë e dobishme të aksioneve.…
Author: almakos
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin të padrejtë në takimet e mbyllura që kishin me partnerët ndërkombëtarë, sa i përket taksës.“Edhe presidenti edhe Veseli kanë qenë plotësisht të padrejtë në takimet me amerikanët, në takimet e mbyllura. Më kanë shfaqur mua si pengesë për të mos vazhduar dialogun. E pengesë ka qenë Serbia që ka vënë kushte. Ai që ka bë masakra e krime, ka qitë kushte. Ne si viktimë, duhet të heqim taksën për të shkuar në dialog. Mendoj që kam vepruar mirë që s’kam lejuar”, ka thënë Haradinaj. Për të…
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo njoftoi sot se kryeqyteti i vendit do të zhvendoset në provincën e Kalimantanit Lindor në ishullin Borneo.Më herët, zyrtarët qeveritarë kanë vizituar dhe zhvilluar ekzaminim të plotë për qendrën e re. “Kryeqyteti i ri ka rreziqe të kufizuara nga tërmetet, vullkanet, cunami, përmbytjet, erozionet e tokës dhe zjarret e pyjeve”, tha Widodo në pallatin e shtetit në Xhakartë. “Kryeqyteti i ri është afër qyteteve të zhvilluara si Balikpapan dhe Samarinda”, shtoi ai. Zhvendosja pritet të kushtojë 466 trilionë rupiah (32,79 miliardë dollarë), nga të cilat shteti do të financojë 19%, ndërsa pjesa tjetër nga partneriteti…
Moti i lig ka përfshirë sonte rajonin e Dukagjinit.Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, në orët e pasdites ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime. Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme, transmeton Telegrafi. Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien…
Deputetja në legjislaturën e fundit të vendit nga radhët e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se shumë persona nga mërgata po fillojnë të blejnë biletat e fluturimit për të udhëtuar në Kosovë me datën e zgjedhjeve me 6 gusht.“Sa shumë mesazhe me fotografi të biletave që kanë rezervuar po më vijnë nga mërgata…asnjëherë nuk qenë kështu…Tani po dihet rezultati. Falemnderit mërgatë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj në Facebook. Dega e Lëvizjes në Britani të Madhe ka bërë të ditur se do të udhëtojnë të organizuar për të votuar Lëvizjen me datën 6 tetor. Me moton “Mërgata me Lëvizjen”,…
Departamenti amerikan i Drejtësisë përmes një komunikate për shtyp e ka konfirmuar ekstradimin e parë nga Kosova në ShBA.Ymer Shahini, i dënuar për mashtrim, është ekstraduar në ShBA. Ai ishte i kërkuar nga Drejtësia Amerikane, ndërsa u arrestua në Kosovë për përfshirje në një skemë mashtrimesh me letra me vlerë. Avokati i ShBA-ve në Qarkun Jugor të Neë York, Goffrey Berman ka treguar se Shahini ka luajtur një rol të madh në mashtrime multimilionëshe. “Siç pretendohet, Ymer Shahini luajti një rol jetësor në një mashtrim multimiliona dollarësh, duke shërbyer si jnë burrë për të fshehur pronësinë e dobishme të aksioneve.…
Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një udhëtim për datën e zgjedhjeve në Kosovë.Me sloganin “Mërgata me Lëvizjen”, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka bërë të ditur se një grup anëtarësh dhe simpatizantësh do të udhëtojnë për Kosovë për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me datën 6 tetor. Ky është postimi i plotë i Degës së Lëvizjes në Britani të Madhe: [embedded content] /Gazeta Express/
Vjosa Osmani thotë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka vënë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe si masë për të mbuluar dështimet e qeverisjes së vetë. Ajo tregon se cka do të bëhet me këtë tarifë, nëse ajo zgjedhet kryeministre.Osmani thotë se LDK’ja, përvec tarifës, është edhe për reciprocitet të plotë me Serbinë, mirëpo vendimin e Haradinajt e konsideron si populist dhe mendon se Qeveria as nuk e ka ditur kuptimin e saj. “Ka qenë mas populiste sepse është vendosur për t’i mbuluar dështimet, e më pas është kthyer në kauzë politike. Jam e sigurt se nuk…
Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mirëpritur aderimin më të ri në LVV, Hekuran Muratin.Selimi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Instagram ka shkruar: “Me forca të reja drejt fitores.” Ndryshe, eksperti i ekonomisë, Hekuran Murati gjatë ditës së sotme i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gatishmëri për ta takuar Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.Por kjo sipas tij mund të bëhet vetëm në rrethana që janë të duhura, shkruan BBC. Kjo gatishmëri e tij vjen pasi ministri i Jashtëm i Iranit, bëri një vizitë të shkurtër – të paparalajmëruar në Samitin e G7 në Francë. Marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Amerikës janë përkeqësuar prej kur Uashingtonit u tërhoq në vitin e kaluar nga marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 mbi aktivitetet e Iranit. Sidoqoftë Trump tha se u ndje mirë rreh perspektivës së një marrëveshje të re…
Kandidatja e LDK’së, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive në emisionin Pressing ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e kryesisë së LDK’së që rezultoi me nominimin e saj.Osmani ka thënë se emri i saj është propozuar nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, po shton se edhe emra të tjerë kanë qenë në listën e kandidatëve potencialë. “Janë përmendur si kandidatura, por pastaj secili anëtar i kryesisë është deklaruar. Nuk ka pasur votim formal, por secili e ka shprehur mendimin e vetë. Nuk ka pasur hezitim nga asnjë anëtar i vetëm”, ka treguar Osmani, transmeton Gazeta Express. Osmani ka folur…
Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Tophane pak minuta më parë. Në vendin e ngjarjes është parë policia dhe një autoambulancë.Policia e Kosova ka treguar se një person është plagosur nga të shtënat me armë që kanë ndodhur në këtë lagje. “Policia ka pranuar informaconet se ka pasur shkrepje te armës në atë lokacion. Dyshohet se një person ka marr plagë si pasoje e përdorimit te armës. Njësitet policore kane reaguar ne vendin e ngjarjes, është njoftuar ambulanca dhe tani janë ne proces veprime te nevojshme policore për te hetuar detajet lidhur me ketë rast. Pasi te pranojmë informata…

