Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Tophane pak minuta më parë. Në vendin e ngjarjes është parë policia dhe një autoambulancë.
Policia e Kosova ka treguar se një person është plagosur nga të shtënat me armë që kanë ndodhur në këtë lagje.
“Policia ka pranuar informaconet se ka pasur shkrepje te armës në atë lokacion. Dyshohet se një person ka marr plagë si pasoje e përdorimit te armës. Njësitet policore kane reaguar ne vendin e ngjarjes, është njoftuar ambulanca dhe tani janë ne proces veprime te nevojshme policore për te hetuar detajet lidhur me ketë rast. Pasi te pranojmë informata shtese nga kompetentet nga vendi i ngjarjes do te ju percjellim detaje tjera”./Gazeta Express/.



