Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të presë sot në qytetin Zhukovski homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.Në një njoftim të Kremlinit thuhet se dy presidentët do të bisedojnë për luftën në Siri dhe për “zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit Rusi-Turqi”. Vizita e Erdoganit vjen pasi sulmet ajrore të Qeverisë siriane goditën provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, ku Moska dhe Ankaraja kanë krijuar një zonë të çmilitarizuar. “Ka probleme që dalin nga shkeljet që po i bën regjimi në Idlib. Shpresojmë t’i eleminojmë këto probleme sa më shpejt”, tha të hënën Erdogan. Sipas gazetës turke Hurriyet, Erdogan po ashtu tha…
Author: almakos
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që 6 tetori i këtij viti do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit. Këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë kuletës shtetërore rreth 6 milionë euro, 2 milionë më shumë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, shkruan gazeta “Zëri”.6 tetori do të jetë data kur gjithë qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen kutive të votimit për t’ia dhënë legjitimitetin një qeverie të re në vend. Kështu ka vendosur presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili të hënën menjëherë pasi dekretoi shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës…
Fotografia grupore në të cilën janë liderët pjesëmarrës të samitit G7 në Biaricë ka shkaktuar shumë komente nëpër rrjete sociale.Në momentin kur liderët dhe bashkëshortet e tyre po përgatiteshin për fotografim, zonja e parë e SHBA Melania Trump qëndroi në mes të bashkëshortit të saj dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau. Pastaj u kthye për ta puthur Trudeaun në faqe. Fotografia u bë në momentin kur Trump shikonte poshtë, duke e rregulluar xhaketën e tij. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale këtë skenë e komentuan me ironi të zakonshme. “A mund të gjeni për vete dikë që kishte për t’ju shikuar…
Përgjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente ku 3 nga këto aksidente kanë përfunduar me fatalitet derisa 18 prej tyre më të lënduar ndërsa, 41 pa të lënduar.Ndërsa për mosrespektimin e rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 1329 tiketa trafiku. Derisa në ditën e djeshme, 12 persona janë arrestuar, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Alsat 2019-08-27T09:09:03+02:00 Këshilli i Prokurorëve sot pritet të diskutoj për përfshirjen e prokurores Speciale Katica Janeva në rastin “Reketi” dhe nëse vërteton se ka elemente të përzierjes do të njoftoj Kuvendin. Seanca është caktuar për në orën 11.00.Janevës më 21 iu shqiptua masa e arrestit 30 ditorë si e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Reketi” Këshilli mund të iniciojë procedurë për shkarkimin e Janevës në bazë të nenit 18 të Ligjit për PSP-së, në bazë të konstatimit të kryerjes së detyrës në mënyrë joligjore, jo profesionale dhe të njoftoj Kuvendin për procedurat e mëtejme. Loading…
320 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të në Pejë dje.“320 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 26 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit. Ndërsa, po ashtu gjatë ditës së djeshme në këtë spital janë kryer tre operacione. “Analiza kanë kryer 330 pacientë që në total kanë kryer 3,851 analiza. 3 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Kanë qenë 3 lindje, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë…
Rusia ia refuzoi vizën senatorit amerikan, Ron Johnson, i cili do të udhëtonte në këtë vend në kuadër të një delegacioni kongresistësh.Lajmi u bë i ditur nga zyra e tij për informim. Si kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Johnson planifikoi të takonte zyrtarë të Qeverisë ruse, përfaqësues të bizneseve amerikane, organizata të shoqërisë civile e të tjerë. Njoftimi nuk e saktëson se për kur ishte planifikuar vizita. Në të kaluarën, Johnson është shpreur kritik ndaj Rusisë, duke thënë, mes tjerash, se ajo “po merr një kthesë të errët” nën udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin. Në njoftimin…
Shkrimtari australian dhe ish-diplomati me prejardhje kineze, Yang Hengjun, është akuzuar nga Pekini për spiunazh.Yang është duke u mbajtur në ndalim në Kinë që nga janari, kur ishte arrestuar në qytetin Guangzhou. Ai është duke qëndruar në një qendër ndalimi të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit në Pekin. Ambasada e Australisë në Kinë është informuar nga Byroja e Sigurisë Kombëtare në Pekin të hënën pasdite se Yang është akuzuar zyrtarisht me dyshimet për kryerje të krimit të spiunazhit. Avokati i shkrimtarit, Rob Stary, konfirmoi se klienti i tij është akuzuar me një veprim spiunazhi, ndonëse nuk janë dhënë hollësi për…
Javën e ardhshme, më 2 shtator, pritet të fillojë procesi mësimor në shkollat e Kosovës.Bashkë me fëmijët e tjerë, në bankat shkollore do të ulen edhe fëmijët të cilët u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Prej 74 fëmijëve sa u kthyen me familjet e tyre në Kosovë në prill të këtij viti, 10 prej tyre i takojnë nivelit të kopshteve, 5 janë parashkollorë, 25 do të vazhdojnë arsimin fillor dhe 34 nivelin e mesëm të ulët dhe të lartë të arsimit. Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), tha për Radion Evropa e…
Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme është aktivizuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se i mbetet anëtarëve të këtij institucioni për të marrë këto vendime. “Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime si shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi…
Sipas parashikimeve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për migrim, për shkak të thatësirës, vërshimeve, zjarreve dhe urisë, të cilat kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, deri në vitin 2050 me siguri se rreth 200 milionë njerëz do të jenë të detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre, shkruan revista Science.Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve për mbrojtjen e mjedisit, konsiderojnë se mënyra e vetme për të shmangur gjendjen aktuale duhet që me kohë të planifikohet ‘tërheqja” e paevitueshme nga qytetet bregdetare. Kjo nuk është e pazakontë duke marrë parasysh faktin se në Grenlandë vetëm brenda një dite janë shkrirë madje 12,5…
Nëpërmjet këtij testi shpirtëror ju do të zbuloni diçka të re për jetën tuaj. Gjëja e parë që shihni në imazhin më poshtë do t’ju tregojë se çfarë ndryshimesh ju nevojitet tani.Çdo qenie njerëzore vjen në botë me detyrën për të punuar vazhdimisht në mënyrë që të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Është një përpjekje themelore që na lejon të njohim dhe të eliminojmë tundimet që na largojnë gjithnjë e më shumë nga Perëndia. Falë këtij testi të thjeshtë shpirtëror, ju do të dini se për çfarë keni nevojë për të ripërtërirë ekzistencën tuaj dhe çfarë ndryshimesh duhet të bëni…

