Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Author: almakos
“Është punë e secilit në Parlament” që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë.Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor. Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i “të kryhet”. “Ata janë shumë entuziastë për t’u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një…
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.O’Connell ndër të tjera në këtë emision ka thënë edhe se Kosova nuk duhet të presë që bashkësia ndërkombëtare të marrë vendime për vendin. “Kosova nuk është më nën administrim ndërkombëtar”, ka thënë Ruairi. “Tani është koha që Kosova të marrë vendime për vete. Kosova nuk është nën ndikim as të ndërkombëtarëve, as të Serbisë dhe madje as Perandorisë Osmane” O’Connell ka thënë edhe se arritja e një marrëveshje gjithpërfshirëse është shumë e rëndësishme për vendin, por ai ka thënë se…
LAMM njofton se që nga ora 19:40 rruga Shkup-Veles, e cila ishte rikahëzuar për shkak të zjarrit në Veles, tani është normalizuar. The post Normalizohet trafiku në autostradën Shkup-Veles appeared first on ALSAT-M.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë udhëheqësit britanik Boris Johnson se ai ‘bashkëndihet’ me përpjekjet e tija për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian do të jetë i pa kompromis dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje.Duke folur në fund të samitit të G7 në Francë, Trump e lavdëroi hapur Johnson, i cili mori pushtetin muajin e kaluar, dhe tha se duhej të përpiqej të bënte diçka me Brexit, një detyrë që paraardhësja e tij Theresa May nuk kishte arritur të bënte. Përkatësisht, ajo nuk arriti të arrijë një marrëveshje përmes Parlamentit…
Kryetari i Nismes, Fatmir Limaj është takuar mbrëmjen e sotme me Valon Muratin, kryetar të partisë Lëvizja për Bashkim.Limaj pas takimit ka thënë se ky takim ishte mes miqsh të vjetër dhe se aty u diskutuan mundësitë për bashkëpunim. “Bëmë një analizë te ngjarjeve. Ne mendojmë se kemi mjaft hapësirë për bashkëpunim ndërsa sa u përket koalicioneve, do ta shohim në vazhdim”, tha Limaj para medieve
Alsat 2019-08-26T20:18:12+02:00 Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shuan shpresat e banorëve të Llojanit dhe Miratocës për hapjen e paralajmëruar të kufirit që lidh dyja vendet. Bërnabiq tha se nuk ka të bëjë me politikën apo faktin që ajo zonë është e banuar me shqiptarë, por në aspektin ekonomik është e pa pranueshme. [embedded content] E di që ekziston nevoja për banorët e asaj zone, por nga konstatimet e grupeve të punës për këtë çështje, do të shohim në të ardhmen a do të ketë logjik të hapet ky vendkalim kufitar. Kjo është çështje…
Xahfer Tahiri që është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së dhe kryetar i komunës së Vushtrrisë, ka thënë se nuk është hidhëruar pse nuk është pjesë e Kryesisë së partisë.“Nuk me ka mbetur hatri që nuk jam pjesë e kryesisë. Unë jam në linjë me qëndrimin që ka pasur kryesia dhe Isa Mustafa. LDK do të ketë grupe të ndryshme dhe pa dyshim unë do të jem pjesë e këtyre grupeve që do ta nxjerrin LDK’në fituese”, ka thënë Tahiri në një deklarim për T7. Ai tutje ka folur edhe për nominimin që LDK i ka bërë Vjosa Osmanit…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur rreth asaj se çka u fol në takimin mes Albin Kurtit me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.Ai thotë se temë kryesore e takimit ishte dikutimi i mundësive për krijimin e një koalicioni parazgjedhor i cili përfundimisht do të kthente shpresën tek qytetarët për një ndryshim thelbësor të modelit qeverisës në vend. Bislimi thotë se u morrën vesh po ashtu që qeveria në ardhje si prioritet duhet të ketë çkapjen e shtetit nga Klani Pronto duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky është postimi i plotë i Bislimit në Facebook:…
Alsat 2019-08-26T19:44:38+02:00 Katër persona janë ndaluar në stacionin policor të Velesit. Ata dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin në afërsi të liqenit “Mlladost” në Veles, konfirmojnë nga Ministria e Brendshme. Të ndaluarit kanë deklaruar se kishin punuar me një makinë për prerjen e hekurit, ndërsa shkënditë nga makina kanë shkaktuar zjarr të cilin ata ishin përpjekur ta shuanin, por që kishin dështuar. Punëtorët kanë qenë duke punuar në një objekt privat në afërsi. Pritet që prokurori publik të vendos për personat e ndaluar. Loading…
Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do të dhurojë pagën e tij që e merr nga shteti për një qendër rehabilituese nga drogat në Ferizaj.“Sot jap pagën që marrë nga kuvendi, 1000 euro pêr këtë qender, sepse pêr çfarê bëhet fjalë e di që dëshirojnê shumê prind ta përkrahin!”, ka shkruar Labi në llogarinë e tij në Facebook. “Sot e vizitova një grua heroinë, znj.Arjeta Musliu-Drejtoresha e Qendrës Këshilluese “Këshillimi” në Ferizaj, e që përkundër humbjes së jetës të djalit të saj të vetëm nga drogat, ajo gjeti forcën e pashembullt që të hap qendrën e parë këshilluese në…
Vazhdon zjarri në Veles Publiée par Alsat sur Lundi 26 août 2019 The post Vazhdon zjarri në Veles (Pamje) appeared first on ALSAT-M.

